Doktori thirri Sandrin për t’u konsultuar lidhur me transmetimet e ceremonisë së opozitës. Dyshimi i parë ishte se mos kortezhi i opozitës qëndronte gjatë para kryeministrisë dhe nga transmetimi live dilnin në shesh qytetarë të Tiranës. I dyti më i rrezikshmi ishte se pas vendosjes së luleve do të shkonin tek Kinema Milenium për të parë një film dokumentar dhe mund të sulmonin Ministrinë e Brendshme apo PD.
-Si t’ia bëjmë mos ta japin televizionet, i tha Doktori.
-Po q… robt, hiq dritat nga bulevardi komplet, i tha Sandri.
-Kam frikë se kanë gjeneratorë, i tha Doktori.
-Po q… robt mos t’i lënë fare furgonat e televizioneve në bulevard. Bëj dhe unë sikur ankohem dhe mbylley kjo punë.
U përpilua shpejt e shpejt plani dhe u vu në veprim. U thirr Kunati i Lulit të mobilizonte Policinë Bashkiake dhe karrotrecat nëse ndonjë makinë nuk i bindej urdhrit.
Po këtu doli dhe problem. Doktori donte ndërkohë ta ndiqte live protestën.
Për këtë u vendos që kamerat e Klanit të futeshin në një furgon policie që bënte sikur ruante protestën dhe të transmetonin në një frekuencë që të kapej tek zyra e Doktorit.
Kështu ceremonia filloi. Policia ndaloi furgonat e TV dhe makinat e vogla të tyre. Furgoni i policisë me kamerat e TV Klanit shoqëronte opozitën dhe transmetonte për Doktorin.
Doktori, i cili po ndiqte me vëmendje çdo detaj të protestës, herë pas here merrte Sandrin në telefon dhe i tregonte çfarë po ndodhte.
-Shkruaj, i tha, Edi Rama bën sikur përlotet. Prit pak, prit pak, se kush është ky që po qan, ah, po, është vëllai i një prej viktimave, atij që i çova shoferin në shtëpi me lek, nuk deshi lekët, të mbajë Edi Ramën tani. Shkruj, Edi Rama i ka hedhur dorën në sup vëllait të Hekuranit, ai duhet të përgjigjet pse ka akuzuar shoferin tim që i ka vajtur natën në shtëpi… prit pak, shkruaj është kjo vajzë e vogël që qan, shiko ajo është vajza e Ziver Veizit dhe Edi Rama kërkon ta manipulojë se po e mban nga dora… shkruaj…
-Doktor, jam në TV, i tha Sandri, na duhet figura….
-Figura? Jo, jo figura, ç’ke ti o zotëri, e shikoj unë figurën, është siç të them unë… shiko, dëgjo… nuk janë shumë. Këta i shpërndaj me dy furgona.
Kështu Doktori vazhdoi ta ndiqte protestën dhe duke u kthyer për tek Mileniumi. Siç e ka zakon, merrte orë e minutë Sandrin dhe i shpjegonte situatën.
Furgoni i policisë që shërbente si transmetues i TV Klanit po punonte në rregull, por kishin lënë mikrofonat hapur dhe zërat e policëve në furgon ishin mbivendosur me zërat nga protesta.
Kur protesta mbaroi dhe Sandri mori videon dhe ua dha lajmeve, u zbulua dhe skandali.
Bejtja nuk përdorte dot fare videon. Zërat që dëgjoheshin në sfond ishin zëra policësh.
I pari thoshte, “uaua, ua ky tipi që na qëlloi atë ditë, më shpëtoi pa vrarë”.
Tjetri thoshte “ky qenka vëllai i atij Hekuranit, duhet me u rujt prej këtij”.
Një tjetër identifikonte xhaxhain e Aleksit, tjetri vëllain e Ziverit… dhe një tufë të sharash.
-O Sandro, ç’o kjo video me vëlla, i tha Bejtja, pamje nga opozita dhe audio nga qeveria.
-Merre Bejte mos më ça k…, i tha Sandri, se ajo nuk është gjë fare para audios që kam dëgjuar unë gjatë gjithë protestës.
komedi per portokalli
Sander Mafishja eshte mik i perbashket e Sales dhe Edit. Atehere i takon qe Rama kete ceremoni perkujtimore e ka bere sa per te kaluar rradhen. Habitem se si familjaret e martireve te 21 Janarit pranuan te behen pjese e lojes se Rames. Ky pervers e ka bere uje gjakun e tyre. S’duhej ta harronin ngjalen qe ai hengri ne Gjirin e Lalzit me mamuthin e korrupsionit, ftesat e njepasnjeshme qe i ben atij per ta futur ne koalicionin elektoral. Me tragjikja ne kete histori eshte edhe amullia ku e ka zhytur Edi partine me te madhe te opozites, asnje aksion politik per te sensibilizuar popullin shqiptar per te reaguar kunder partise shtet ideatore dhe urdheruese e ketij krimi makaber politik.
Edi eshte i ndergjegjshem per renien e reputacionit ne elektoratin e majte te Partise qe ai drejton. Prandaj ai parashikoi qe do te vinin shume pak njerez ne kete ceremoni dhe per kete arsye programoi dhe vajtjen ne kinema.
Histori te ngjashme kane ndodhur edhe ne 96, rolin qe ben sot Sander Klanisti, e bente Ylli Rakipi me gazeten Albania.
Tendenca jote per diversion,i ngjan si dy pika uji atyre qe dalin nga kuzhina e dr.dhjeramanit;shkurt e qarte bie ne cdo germe era mut.Uroj te kolloqithesh sa me gjate ne kete kuzhine.TUNG
Pavaresisht nga tallja jote, Mero, me pelqen sensi i humorit te Berishes. Me thuaj nje rast kur Berisha ka humbur. Eshte i papare!!! Mbaje mend per zgjedhje. Edin e ka nje kafshate. Tung Mero, i meruar (dhe publikoje kete koment se disa nuk m’i ke publikuar, o i meruar).
Si mund te qeshesh me humorin e Berishes o Toc.
Me humorin e Berishes te vjen per me vjell jo me qesh. Ke degjuar ndonjeher ti Humor – Tropojan ??? Edhe estrade nuk kan pas se nuk bejne kend me qesh.
Aleance e AK-se me Edi Ramen do e heqi nga pushteti. Prandaj e keshilloj Kreshnikun te lidhet me Ramen per te rrezuar Berishen sepse vetem keshtu shmanget rreziku grek.