Problemet e Haxhinases me licencat e “Zonjës 3 milionë”

18 Janar 2013, 21:40Antena TEMA
Problemet e Haxhinases me licencat e “Zonjës 3 milionë”

Doktori sot kishte dy halle. E para ishte që duhet të fliste gjatë mbledhjes së KKT, ku do t’i jepte tre licenca hidrocentralesh klientëve të “Zonjës 3 milionë”, dhe e dyta se do jepte leje për fshatin turistik të “Zonjës tre milionë” në Lalëz.

Dosjen e kishin marrë gjithë ministrat, përfshi dhe Haxhinasen, i cili përgjigjej për licencat. Për fshatin turistik përgjigjej Olldashi.

Haxhinasja, siç e ka zakon në këto raste, çdo dosje të KKT e çon një herë tek Mona në parti. Pasi Mona e studion, hedh firmën dhe Haxhinasja pastaj vepron.

Këtu kish ndodhur dhe incidenti.

Mona kish lejuar që do jepeshin licenca për tre hidrocentrale dhe i kish ikur mendja.

Mori një copë letër dhe filloi të llogarisë sa megavat ishte secili, sa kushtonte ndërtimi, sa i binte tre përqindëshi i Zonjës, sa duhet të shtonte kjo, dhe çfarë ngelej kusuri. Letra u mbush me shifra pasi ndërtues të ndryshëm i jepnin shifra të ndryshme për kosto, por më në fund ia doli.

Llogariti afërsisht shifrat dhe i doli që “Zonja 3 milionë” duhet të kërkonte 800 mijë, kurse kjo 1 milion.

U ul dhe shkroi.

“Haxhinase. Kujdes me këto letra. Kjo dosje po vjen për herë të parë në dorë tonë. Kjo do të thotë që tre licencat janë të “Zonjës 3 milionëshe”. Ti e di që mu s’më plas shumë trapi për atë, se ajo e ka marrë pjesën e vet. Dhe për atë muhabetin që më tha atëherë t’ia shesim tokën Fazlliçit dhe ndajmë të dyja nga një ‘njëshe’, më gënjeu, sa na regjistruan kot në video. Ndaj unë dua njëshen time këtu. Nga llogaritë që bëj unë, asaj i takojnë tetëqind mijë, nëse i qëndron akoma pazarit me tre përqind. Nëse nuk është dakord, jep mendim negativ. Mona”.

Haxhinasja nuk e kishte parë shënimin para mbledhjes dhe kur po fliste Doktori, e shfletoi dhe u zverdh.

-Çfarë ke, e pyeti Oldashi.

-Na ka gjetë belaja me këto gratë, tha Haxhinasja. Kjo Mona ma ka vënë gjobën 1 milion euro, kurse kësaj tjetrës ia ka shënu 800 mijë. Si ia bën ti me këto vëlla?

-Tek mua vijnë pa gjoba, tha Olldashi. I marrin paraprakisht pjesën e tyre. Mua ma lënë për zbatim. Jam rehat. Kap, ça të kap ndonjë gjë rrugës.

-Po ça të bëj tani unë, tha Haxhinasja se nuk di ç’të them.

-Thuaj dakord në parim dhe flasim në detaje më vonë, i tha Olldashi.

-Po tek ky fshati sa e ka vënë gjobën, pyeti Haxhinasja, apo s’të ka thënë gjë?

-Jo, jo, këtë e ka të vetin, nuk ka problem i tha Olldashi. Nuk na kërkon lek për të vetët.

I erdhi radha Haxhinases të fliste. U ngrit pa i hutuar.

-Në fillim dua të bëj një ekspoze të gjendjes energjetike në vend, tha Haxhinasja. Siç dihet objektivi i qeverisë sonë nga viti 2007 është të bëhemi një mini-superfuqi energjetike në rajon. Për këtë kemi ftuar gjithë biznesmenët e huaj dhe shqiptarë të investojnë në këtë fushë. Sot po paraqesim për miratim tre licenca, të cilat janë për tre hidrocentrale që do të ndërtohen në disa zona të Shqipërisë…

Uli sytë nga fleta dhe në vend të hartës iu shfaq letra e Monës. Ju tha pak pështyma, pa nga Doktori dhe vazhdoi.

-Ky është dhe një përgënjeshtrim i fortë për gjithë shpifjet që bëhen se ne gjoja i shesim lejet apo kërkojmë tre përqind fee suksesi për çdo licencë. Kjo mbledhje sot është shembull i qartë i transparencës dhe ndershmërisë sonë…

Pas kësaj u ul.

Olldashi u bë kurioz të shikonte ç’ishte ajo letër që i prishi gjakun Haxhinases. Haxhinasja e kuptoi dhe e ktheu letrën përmbys. Nga pas ishte më keq. Mona kishte shkruar me të kuqe: “1 milion euro ose pirdhu! Mona”.

Haxhinasja tentoi ta mbulojë me dorë, po Olldashi e lexoi dhe qeshi.

-Mos ça kokë i tha, bëja dollarë se nuk thotë gjë.

6 komente në “Problemet e Haxhinases me licencat e “Zonjës 3 milionë””

  1. pensionisti qytetar says:

    na moren me qafe keto shkrime.

    lexojme ketu shifra qe sdim as ti llogarisim…..sa mbyllim faqen kthehemi ne tavoline dhe shohim per te 5-ten dite me radhe, prap fasule.

    1. Katina says:

      Ishte komenti me i ndjere dhe me i vertete qe kam lexuar.
      Ju uroj nje pleqeri te mbare e ishalla dite me te mira do vijne.

    2. Tironsi "ZZ" says:

      Prisni sa te bjere Sala nga fiku. Atehere do shihni shperthimin e urrejtjes te atyre qe s’kane buke te hane, per zonjen 3 milione EURO.
      Edhe hajdutet e tjere nuk do mbeten pas.
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/01/ne-jemi-ndryshimi-perpara.html

  2. Zamira says:

    Boll opopoull durove hajduterne dhe poshtersine e lukunise se ujqerve te qarrhajduterise BERISHA E ARGITA 3MILIONSHE E COMP. TE GJITHE DO JAPIN LLOGARI ?NDRYSHE SE DI KU DO SHKOJME DHE SI DO PERFUNDOJME. KALVARI I HAJDUTEVE DHE KUSAREVE ESHTE I GJATE.

  3. ona says:

    per nje gje ke te drejte te ky shkrimi, qe haxhinasto nuk merr per vete asgje, shume njerez thone qe nuk pranon asnje rryshfet, sa per monen kjo dihet qe eshte lubi….

  4. Kokpalari says:

    Ne nje poc dhjesin te gjithe keta moj One. Jo te gjithe beheshin minister ekonomie ne keto kohe te veshtira privatizimesh. Haxhinaseja eshte dalluar per servil. S’mund te behej ndryshe nje guak me dipllome anglishteje (si prifti i Libofshes) minister aq delikat.
    Por per ate personazhin tjeter ke shum te drejte. Jo vetem rryshfet, por ajo te rruan dhe leshte gjithandej.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje