Doktori harton deklaratën e Bogdanit kundër FRESSH

17 Janar 2013, 22:18Antena TEMA
Doktori harton deklaratën e Bogdanit kundër FRESSH

Doktori dje i ka pasur punët keq. Sapo shkoi në zyrë dhe filloi të lexojë gazetat, pa që FRESSH kishte bërë manifestim të madh.

-Duan një përgjigje këta, tha. Nuk mund t’i lëmë kështu.

Thirri Bogdanin të vinte urgjent në zyrë. Porositi sekretaren që kur të vinte ta fuste brenda.

Pas pak sekretarja e njoftoi.

-Ka ardhur Bogdani dhe Gita, i tha. Po e ka me urgjencë kjo.

-Mirë, të futet Gita, tha… Të futet dhe Gerti.

Zonja tremilionëshe, siç quhet, ishte e agjituar. Gerti ndenji në cep të zyrës pa u ndjerë.

-Duhet të reagojmë, i tha ajo. Do marr në telefon këtë Maks Haxhinë të bëjë një deklaratë që unë kam vepruar në rregull me këtë Ansarin dhe pastaj të bëj dhe unë një telefon t’i hyj një herë për atë pallatin e Lindës.

-Shumë mirë, ulu, shkruaj, i tha Doktori. Ky njeri i zhytur në konflikt interesi, që ka marrë grua me pajë një pallat, do përgjigjet para drejtësisë shqiptare për këtë konflikt interesi…

Gita po shkruante.

-Jo ti, jo, e kisha për Gertin, tha. Ti i bën vetë deklaratat.

Gita u skuq dhe ai ia bëri me shenjë të dilte jashtë.

-Tani, i tha Gertit, duhet me ba një deklaratë për këtë punën e FRESSH. Ky FRESSH mo zotëri, shiko, ata duan një përgjigje…

Ra zilja e telefonit dhe sekretarja e njoftoi se i ka ardhur vajza e xhaxhait, do takim urgjent.

-Ma fut brenda, i tha.

Vajza e xhaxhait dridhej e tëra.

-Më ndihmo Sali, tha, se jam shumë keq. Nuk kaloj dot në rrugë se më shajnë njerëzit dhe tallen me mua, thonë je ajo dushistja. Në fakt unë nuk jam dushistja, ajo është nusja e atij tjetrit, po më ka ngelë mu.

-Shiko, dakord, do bëjmë diçka… tallen ë?

-Po tallen, më kanë pa tek Fiksi dhe tallen. Nuk di si t’ia bëj. Dhe tek ajo toka që kena xan në Qytet Studenti, vje njëri thotë jemi pronarë, do ikni. Mua më tha drejtori tokën do ta privatizojmë se oshtë e kësaj Lindës, ça është kjo?

-Të tallin ë? Mirë shumë. Do ta shikoj unë këtë punë… Po nga Fiksi të njohin ë?

-Nga Fiksi Sali, na bëri gjëmën që mos gjettë rehat ai njeri.

E përcolli kushërirën jashtë dhe vazhdoi bisedën me Bogdanin.

-Tani Gert këta të FRESSH duan një përgjigje. Jo mor zotëri se bëjnë aty gjithë atë spektakël me aktorë të Portokallisë, se ti e di që Portokallinë e bën Filip Çakuli…

-Bën Fiksin ai Doktor.

-E ke gabim, ai i bën të gjitha. Shiko, shkruaj. Ky njeri që ka konflikt interesi dhe tenton të përdorë FRESSH që me shaka banale të mbulojë skandalin e  gruas së tij…

Ra prapë zilja.

-Ka ardhë ajo kushërira e Lilit Doktor, i tha sekretarja.

Hyri brenda. Dhe kushërira e Lilit dridhej.

-Çfarë ke, i tha.

-Më tallin rrugës Sali, më thonë kushërira e asaj serbes, do të zhdukim nga Tirana. S’di si t’ia bëj? Na bëri gjëmën ai Fiksi që na nxori fytyrat.

-Ashtu ë? Mirë, dakord. Do merrem unë me këtë. Dakord. Ik, mos u mërzit.

Doli dhe kushërira e Lilit.

-Përse të thirra unë ty, i tha Gertit.

-Për këtë punën e FRESSH-it, i tha Gerti.

-FRESSH-it ë… Shiko, ai o zotëri ka konflikt interesi se mbron njerëzit e tij… shiko, nuk mund ta kthejë njeriu partinë në funksion të njerëzve të vet, kushërinjve të gruas, xhaxhait, vëllait…

Gerti uli kokën.

-Nejse, shkruaj… Filip Çakuli, ky humorist i dështuar që bën skenarin e Portokallisë dhe që nuk guxon të zërë në Fiks Fare në gojë emrin pallat…

 

2 komente në “Doktori harton deklaratën e Bogdanit kundër FRESSH”

  1. coku says:

    tamam si tek shreku!

  2. Ai burri says:

    Hahaha ja cau Fiksi malokeve pronare te Tirones.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje