Kunati i Lulit më në fund u vu në alarm nga humbja e mundshme e elektoratit “tirons” pas shfaqjes së dy kushërirave të Argitës që protestonin para një shtëpie tironse të vjetër, për t’i prishur shtëpinë. Pas disa sondazhesh, sidomos në Njësinë 8, ku shumica janë tirons, Kunati konstatoi se po humbitnin elektoratin.
E para gjë që i shkoi në mendje ishte të hartonte një tip kontratë pune dhe t’ua ofronte banorëve të vjetër të Tiranës për t’i joshur që punësimi është në proces. Një kopje e kësaj kontrate na ra në dorë dhe po e botojmë.
KONRATE PUNE
Për të gjithë banorët e Njësisë 8.
Drejtuar: Znj. Tezja në Bashki
Unë, Lulëzim Basha, Kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe bir i Njësisë 8, rekomandoj Z/Znj. __________ për vendin e punës që do. Kjo kontratë vlen për çdo banor ne njësinë 8, Tiranë.
Z/Znj___________ e kam njohur gjatë fushatës 2011. Ai ka aftësi të mira të punës në grup, është i përkushtuar e i përgjegjshëm, beson verbazi PD, është i bindur.
Sot, ndonëse 2 vjet me vonese: përsëris ato që thashë dhe në 2011 kur kërkova votën e Njësisë nr.8: Se për çdo familje të madhe tironse do të punësohet një anëtar i saj në Bashki.
Premtimin nuk e kam mbajtur, por njerëzit nuk gënjejnë kurrë më shumë se pas një gjuetie apo gjatë një fushate elektorale. Nuk gënjej më! Deri më sot vendet e punës kanë ardhur me urdhër nga Gita, Likja dhe Babai. Kam dorë vetëm të heq nga puna specialistët që gjeta në Bashki. Por sot me këtë kontrate në dorë paraqituni sa më shpejt në Bashki se do punësoheni menjëherë.
Zgjedhjet po afrojnë përsëri, ndaj dhe unë lëshoj këtë kontratë për të gjithë ju që doni një vend pune. Zgjidhni kë vend të doni nga më poshtë, pa merak. Nuk gënjej më: Qytetari është i pari!
1. A doni që të hapni një fabrikë riciklimi të mjeteve plastike siç bëri Kunati im? Është një punë fitimprurëse tani që Bashkia e Tiranës ua mori romëve dhe ia dha Kunatit. Unë ju garantoj mbrojtje të Policisë Bashkiake.
2. Apo do të dëshironit një kioskë në rastet e festave në rrugën më të bukur të Tiranës për të shitur qofte dhe birra? Çmimi është vetëm 3000 euro për 20 ditë.
3. Apo jeni të aftë për të këshilluar një biznesmen të huaj që do të investojë në Tiranë? Vlera e këtij konsultimi shkon në 3 milionë Euro për një firme nga BABI.
4. Apo doni të paguheni për një orë konsultimi avokatie 280.000 lekë në orë si Gita?
5. Apo doni të punoni mësues të thjeshtë në universitet me rroge vjetore 147 milionë lekë?
Z. Lulëzim Basha
Kryetar
po per te dhjere te dera e bashkise a do bashkia punetore dhe sa paguajne ????
hahhahaha, sa kom qesh,,ky do ishte biznesi me i suksesshem, se te tille ka plot tironsa qe jane gati te dhjesin te dera e bashkise dhe jane gati ta bejne kete falas
Keni harruar te shtoni edhe dy vende te tjera:
1.Marangoz ne Mega Tek i specializur per ndertim kioskash
2. Spartan Security kerkon punonjes sigurie per te ruajtur kazanet e plerave .Aplikanti duhet te dije gjuhe rome.
Nje propozim per Mega Tek:ne vend te devizes,BEJE MIRE BEJE VET,do te ishte,BEJE MIRE BEJI MUTIN:
Unè mendojè qè qèllimit ia arrijnè kèta palaço-Politikan (bashkè me tè afèrmit e tyre)duke tallur prapanicèn me Qytetarèt e gjorè
me njè kontratè 6-tè mujorshe nè kèmbim mè jep Votèn dhe pas 6-
muajsh pèrfundon gjithçka.Lind pyetja si ka mundèsi qè gjèra tè tilla ndodhin nè vitin 2013 ,pèrgjigjja èshtè se nè SHqipèrinè
tonè papunsia po kafshon shumè Familje dhe pèr vend pune arrihet
edhe kjo çmenduri e radhès me pak fjalè mbetemi njè Popull i
varfèr me Politikan? super-miljarderè qè punojnè vetèm pèr
interesat e tyre Familjare dmth me grabit gjithçkaaaaa!
Mvjen Mir qe nxirrni pislliqet e kesaj partie te kalbur qe vetem per qyetaret e vet nuk mendon, por punon kundra interesit te perbashket me qellim per ti mashtruar qyetaret dhe pasuaruar familjaret e te afermit e tyre. Deri me sot ne njesine 8 pervec zemres se tirones, ku ka angazhuar me te medhenj e te vegjel me aktivitetet qe organizon ne interes te komunitetit, duke dhene ndihma , organizuar konkurse, moshen e trete e ka kujtuar e ndihmuar. Kjo eshte ajo qe ne duam dhe I urojme suksese organizatoreve . Ervin Bushatit ne vecanti birit te kesaj njesite, madje shpresojme te na perfaqesoj me postin e deputetin sepse ne tironcit kshu duam qe ai qe na ndero e vjen e ulet komkryq me hallexhit meriton mbeshtejen tone.
Un dua te hap nje fabrik te riciklimit te politikanve. Sa % eshte pagesa e suksesit !
ja fali bashkine rama ketyre bravo i qofte te rri te beje sehir tani se bente fodullin deri dje
Lum si ne do boena biznezmene.do Ecim perpara me keta qe kemi ne krye.ginjeshtare
O sa mir do boena biznezmene.lum si ne me keta qe kemi ne krye.
Gabimisht ja dergun kete kontrate pune edhe kinezeve tek medreseja.Dhe ju do ju bejm Tironsa i kishte thene luli
Ajo qe thuhet se te gjithe punonjesit e administrates( qe nuk jane te PD-se ) po detyrohen te marrin teseren e partise demokratike eshte plotesisht e vertete. Drejtorat e vegjel po i dergojne punonjesit e tyre per te bere fotografi qe tu dorezohet tesera brenda muajit Janar. Ne se nuk e bejne jane te pushuar nga puna . Pas kesaj do tu kerkohet nje liste e gjate me te pakten 20 votues nga te majtet ku te kene edhe firmen, numurin e leternjoftimit ose pasaportes. Per keta punonjes diten e votimit do te kete nga qendra e punes se tyre nje kujdestar te PD-se qe do ti prese para Qendres se votimit dhe do t’i shoqeroje sipas listes se dorezuar brenda qendres per ti verifikuar.
Kjo eshte nje nga menyrat qe eshte perdorur edhe ne 2005 ,2009 dhe 2011.
Kerkesa e fundit eshte qe te flasin Tropojance, ata jane te paret e Tiranes.
ke njesia 8 nuk ka mo tironas shume pak kane ngel dhe kjo dohet po edhe rama e di shume mire se fushaten tek njesia 8 tironsit ja kan bo..lulin ktu e kon prit vetem maloket dhe normal qe e ndiejne veten me keq lulka me gjith kunaten se ja kan kthy krahet me kohe njerzit e vertet sidomos tashi qe nket lagje kandidon per deputet sadri abazi per ps dhe fushaten e din mire ato qe po ja bojn tironsit sadriut