Nishanliu ishte sot për drekë tek shtëpia e Fahros tek rruga “Bogdani”. Fillimisht u bllokua rruga gjysmë ore derisa Nishanliu zbriti nga makina dhe hipi në ashensor. Që të mos kish ndonjë të papritur me CEZ, Fahro kish marr masat duke stakuar energjinë e rrjetit dhe duke e lidhur atë me energjinë e gjeneratorit personal.
Nishanliu fillimisht u çudit nga shtëpia e madhe dhe e bollshme e Fahros.
-Nuk është gjë, i tha Farua. Muli e ka më të mirë.
Kjo e hutoi fare Nishanliun, i cili kishte qenë para Mulit Ministër i Brendshëm, por s’kish pasur mundësi për shtëpi kaq të madhe dhe luksoze.
Pasi u rehatuan dhe filloi të shtrohej tavolina, Fahro i qau dhe hallin që kishte.
-Kam folur dhe me atë lart, i tha, por atij i vjen zor të ta thotë vetë. Tani kanë ngelë ca çështje që duhen pastruar në drejtësi. Është ajo e Gërdecit, se më nxorën dhe emrin e gocës, është ajo e Fishekut se deshën të akuzojnë për kontrabandë, është ajo e rrugës Fratar- Tepelenë se desh paditën Blegrinën që ishte paguar në dy vende.
-Të kuptova qartë, thoshte Nishanliu dhe provonte pilafin.
-Tani këto gjëra duhen mbyllur pa u konsumuar shumë. Nuk ke nevojë të kapësh prokurorinë për çdo çështje. Duhet të bësh disa veprime të zgjuara. Kam folur dhe me atë lart dhe mund të ta thotë vetë ai.
-Të kuptova qartë, të kuptova…
-Për mua rruga e vetme është të bësh Blegrinën prokurore dhe i mbyll vetë ajo pastaj të gjitha. Se duhet një njeri i besuar aty.
-Të kuptova qartë, të kuptova…
-E ke njeri të sigurt, njeri të besës, intelektuale, me gjuhë të huaja, familje diplomatësh…
-Të kuptova qartë, të kuptova…
-Ja gëzuar, i tha Fahro, se kjo ishte ajo që nuk ta thosha dot në telefon ndaj të ftova në shtëpi.
Nishanliu trokiti gotën dhe u ndje i lehtësuar që halli i Fahros ishte kaq i vogël.
-Biles sa për dijeni ajo po sakrifikon, nuk po ikën pas burrit që është ambasador se duhet të japë një kontribut këtu, i tha Fahro. Meqë ra fjala se po i mbaron mandati atij si ambasador, shiko mos e çon në një vend të mirë. S’ka gjë, le të jetë larg, boll të jetë mirë.
-Të kuptova qartë, të kuptova…, i tha Nishanliu. Vetëm më thuaj ku do ta çoj dhe e rregulloj unë. Por një telefon nga ai Burri më duhet, jo për gjë, po të jem i sigurt.
-Patjetër, i tha Fahro dhe u çua dhe doli në korridor për t’i bërë telefon Doktorit.
-Doktor, a mund të bëjë Blegrina nesër një shkrim të fortë pro Nishanit për këto qëndrimet ndaj rajonit se e lexojnë të huajt dhe kënaqen. Por ky Bujari ka frikë se mos të ngelet ty qejfi.
-Ashtu, po patjetër, ta bëjë. Pse, ç’qëndrim ka mbajt ky?
-Shumë të mirë Doktor, por bëji një telefon dhe thuaj që kontributi i Blegrinës na vlen shumë në këto momente.
-Patjetër, ia them unë, tha Doktori.
Sapo Fahro u ul, ra zilja e Doktorit për Nishanliun, i cili kishte vënë kolonë zanore zërin e Doktorit kur thotë “This is a miracle of freedom”.
Nishanliu tentoi të ngrihet në këmbë menjëherë, por nuk mundi dhe pjata e supës iu rrëzua e nxehtë mbi pantallona. Ai shtrëngoi buzët dhe nxori të plotë zërin: “Bujari ju dëgjon. Doktori i ra shkurt dhe i tha se kontributi i Blegrinës në këto momente është i rëndësishëm.
-Të kuptova qartë, të kuptova…, thoshte Bujari duke shtrënguar dhëmbët nga dhimbja dhe të nxehtit e supës mbi pantallona.
Sapo telefoni u mbyll, u ul i lehtësuar.
-Ma tha, i shpjegoi Fahros dhe u ndje shumë i lehtësuar. Tani më duhen një palë pantallona. Sa herë flas me këtë, më duhet të ndërroj pantallonat.
Kjo eshte e mrekullueshme,nuk mund ti besh asnje koment kesaj.Blegrima eshte shume e zonja i ben te gjitha.
Blegëro o Blegrina, Blegëro !
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/is-he-in-valid.html
ky Jari eshte palle… fahriu eshte ne bisnesin e vet.. Ska faj, burrin do tja coje ambasadore dhe Bleginen do ta kete prane ti bej masazh..ha ha ha
Mos u bej merak Fahri, se je ne listen e shpejte, nder te paret.
Do ju vije shpejt rradha, sepse Doktori me familjen ka kerkuar strehim ne Beograd.
E MADHE……,E PAKRAHSUESHME,SIDOMOS SHPREHJA E DOCTORIT miracle of freedom,vertet miracle per te ndersa per popullin varferi e krim ngado,nuk e di po kjo eshte te qeshesh edhe pse duhet te ULURASESHHHHHHHH,O POPULL I FJETUR,”DASHURI NE KOHEN E KOLERES “KESHTU E GJETI EDHE FARON ME BLEGERINEN,NJESOJ SI NE KOHEN E TE SHOQES SE TRITANIT (TE PRESHIT)KUR DOKTORRI E MERTE ME SHERBIM……
Ore tu beje nje pyetje une: Ku i eshte bllokuar kyci dores ketij Nishanit?
Apo duke numeruar 1,2,3,4 pesssssssseeee.
Ke ka burre kjo Blegrima?
po nishani asht pjelle e hajduteve si sala edhe ai merret me balliça e me shkerdhata te pd se si nuk te vjen turp o hitler i 2 te i shqiperise ti dhe sala jeni si me nda nje hale per gjysme nje dite ti do shkosh ne lazarat kurse rrugaqi i pd se ne vuqidol
Burre ka 1 kurse burra ka shume.I ngjan halles
po pse merreni me Bleginen ajo eshte rob zoti nuk nuk ja kthen mbrapsh njeriu merruni me Fahriun dhe ate koqen Nishanin sa per kycin Nishani ka bere kafe se punonte 24 ore non stop banakiier dhe Mona Kryemadhi e beri deputet fare e keqe plehrash sa na vjen turp qe jemi shqiptar