Flamuri kish ditë që kish pikasur tronditjen e Doktorit nga skandali i Ansarit me Gitën, dhe nuk dinte si të sillej. U konsultua me një doktor geriatrie (dege mjekësie qe trajton sëmundjet e lidhura me moshën e pleqërisë), i cili pa dashur i dha çelësin e suksesit.
-Pleqtë nuk kanë logjikë, i tha mjeku, bëhen egoiste që mendojnë vetëm për vete dhe s’është mirë t’ju thuash të vërtetën, por t’ua thuash gjerat ashtu siç ju pëlqen atyre të jenë.
Me këto mendime ngjiti shkallët për tek zyra e atij Burrit për t’i raportuar se ç’thuhej në grupin parlamentar të PD për ketë çështjen Ansar që po tërbonte Doktorin, dhe për punën e zonjës, që tani ia kishin ngjitur “Zonja 3 milionë”.
I zgjati Doktorit një listë me grafikë.
-Kam shumë kërkesa për të mbrojtur Gitën, tha. Pas Selamit dhe Gencit janë hedhë të gjithë në sulm, po unë thashë të vendosim një radhë. Them mos t’i konsumojmë të gjithë njëherësh.
-Ashtu ee…? Mirë… shiko Flamur… pa dyshim… pse s’thonë gjë ata ëë… Jo se ua them unë atyre… Dëgjo, ky Ridvani është në listë?
-Po, po, është Doktor, por ka të tjerë që kanë disa kërkesa të përsëritura.
-Ashtu ë, mirë. Dëgjo Flamur. Do ndryshojmë metodë. Kemi fushatën përpara. Do fillojnë këta të opozitës jo ku i gjetët pasuritë, ku i gjetët shtëpitë, ku i gjeti Gita apartamente që bëjnë 2 milionë euro, ku i gjeti Zeni tre vila e dy apartamente tek Liqeni… Shiko, e kam gjetë…
-Çfarë Doktor?
-Fola me dr. Ramadanin. Ishte fenomenal. Ai provon shkencërisht që po të mbyllësh sytë dhe të meditosh, mund të bëhesh i pasur dhe zgjidh çdo problem. Teori e shkëlqyer. Do ta përdorim në fushatë.
Flamuri dukej i shushatur.
-Jo, nuk e ditke ti. Shiko… Bëhet fare thjesht, ta vëmë dy herë nga 20 min çdo ditë grupin të meditojë transcendentalisht. Ulesh në një vend, mbyll sytë për 20 min dhe medito, mendo vetëm për gjëra pozitive. Ja e kam këtu në iPad, dëgjoje të ta lexoj: Shiko Flamur… Teknika e Meditimit Transcendental lejon mendjen tuaj të arrijë qetësinë dhe të lëvizë përtej përjetimit të mendimit e deri te burimi i mendimit – vetëdija e pastër e njohur si vetëdije e transcendentuar.
Ky është niveli më i qetë dhe paqësor i vetëdijes – vetës suaj të brendshme. Në këtë gjendje ç‘lodhëse, të qetë, funksioni i trurit tuaj është shumë më koherent dhe trupi juaj merr pushim të thellë dhe të këndshëm.
Asht’ e mrekullueshme Flamur, e përdorin firma te mëdha, Sony, Montgomery për punonjësit dhe janë të kënaqura. E kam provuar dhe vetë. Meditoj herë pas here dhe çfarë nuk shoh. Një herë më duket Shqipëria si Zvicër me det, një herë si Gjermania, njëherë si Kina e njëherë si Kanadaja. Funksionon Flamur, funksionon.
Flamuri filloi të përfytyrojë grupin parlamentar të PD-së me sy të mbyllur duke thënë me vete: Gita është e pastër, Gita është e pastër, Gita nuk vjedh, Gita nuk vjedh, Gita është e pasur, Gita është e pasur dhe fare papritur të gjithë binden që ajo i ka hallall 3 milionë euro për një firmë. Bile një firmë nuk do as 20 minuta. Për një minutë hidhet.
Mbasdite Flamuri udhëtoi drejt Hasit si i deleguar ne përvjetorin e Partisë Demokratike. Gjithë rrugës e kishte mendjen tek ata pisat që do t’i kërkonin ujë e drita e rrugë e punë.
-Do ta provoj meditimin, tha. Të dalë ku të dalë.
Vendosi t’ua bëjë më konkrete punën e meditimit transcendental.
-Ngrihu ti që the s’kemi drita, i tha njërit prej diskutantëve. Ai pa nga policët që shoqëronin Flamurin dhe u ngrit.
-Mbylli sytë 10 min dhe mos mendo për dritat, i tha Flamuri.
Pasi i mbylli sytë, e pyeti ç’mendon tani.
-Jo tani që i kam mbyllur sytë s’më duhen fare dritat, s’më hyjnë në punë. Kur i kisha hapur, qe ndryshe.
-Bravo, tha Flamuri. Bëka efekt, ka të drejtë Doktori, tha me vete.
-Ngrihu ti që deshe zhbllokimin e rrugës së Topojanit dhe mbylli sytë. Të duhet më rruga tani?
-Jo, tani me sy mbyllur edhe po ta kem, ç’më duhet rruga. Më mirë të kem një shkop.
-E shini pra se ç’bën meditimi transcendental. Sa herë të mendoni se ai Burri e prishi fare këtë mandatin e dytë siç më kanë ardhur informacionet, ju duhet të mbyllni sytë dhe të mendoni pozitivisht, ose e pastroni shpirtin dhe ju rritet besimi…
-Më fal, i tha një nga fundi i sallës. Si me ja bë bre me mbyllë sytë e me u bë katundi 2 mijë vetë, nga 200 vetë që është se na duhen për votime ke thanë ti?
-Mbyll sytë e medito, i tha Flamuri se bëhen aq vetë.
-Jo bre se kur mbyll sytë e meditoj më kujtohet ai llafi yt që burrat e Kukësit janë punëtorë, e më hapen sytë se me kujtohet plaka në shtëpi.
-Mbylli sytë, mbylli, tha Flamuri se nuk i dihet do të duket vajzë e re.
Mirembrema: Biseda e meposhtme eshte pjese nga rrjeti social FB ne faqen e kryeministrit Sali Berisha. Zoti Berisha rreth nje ore me pare,publikoi disa rreshta ku falenderon te gjithe miqte e tij ne rrjet qe i jane bashkuar atij. Nderkohe na ben me dije sa ka rritur numri i fansave qysh prej dites se pare, kur ai hapi FB. Ishte interesante nje detaj, dialogu meposhtem.Perse? Lexojeeni te nderuar qytetare pergjigjen e kryeministrit. E nderkohe qe lexoni, vini re sa gabime drejtshkrimore ka ne tekstin-pergjigje te z.Sali Berisha ndaj qytetarit. Kerkoj ndjese personit qe emrin nuk ja kam fshire, por ndryshe nuk do te ishte i besueshem dhe, do te quhej censuse. Cfare kam publikuar me poshte mund t’a gjeni ne rrjetin social FaceBook ne faqen e kryeministrit Sali Berisha. Naten!
Klodi Kuka; zoti kryeminist me gjith respektin qe kam per ty,( dua te bej ca vrejt )ti flet vetm per rritje ne FB dhe per rritje ekonmike,po per fshatin a ke menduar qe plerat qe jan gritur ne kulmit.
Sali Berisha; Faleminderit Klodi Kuka per komentin. Keto vite per fshatin esht investue me moton te ndertojme ne fshat ate infrastruktur pra rruge, ura, shkolla qendra shendetsore furnizim me uje energji elektrike nje lloje si lagjet e qytetit. Bazuar ne kete moto ne kemi investuar keto vite miljarda dollar kemi ndertuar mbi 8 mije km rruge mbi 1000 mije shkolla mbi 315 ujsjellesa mbi 400 sisteme kanalizimesh, qindra km kanale vaditese dhe kullimi mbi 450 qendra shendetesore jone subvenconuar dhjetra mijra hektar druj frutor ullinje vreshta molle agrume arrore dhe mijra e mijra hektare sera. Te gjitha keto kane trefishuar eksportet e frutave dhe zarzavateve te fermerve shqiptare Keto vite pensionet ne fshat jane rritur nga 34 $ ne 80$ keto kemi bere ne per fshatin, edhe me shume do te bejme ne gjate kater viteve qe vijne. Ne jemi ndryshimi.Perpara!
…. Mbyllni syte e meditoni, Ju, te tere, Akademike te artit e mjekesise, . Na duhen vetem, me i llaf, duhen Z.Ansar vetem 3 sekonda te hidni nje firme, per 3 miliona qe une po i kerkoj per te bindur Babin,
a.k.a. SRB-in. Vetem 3 sekonda, dhe…. jena ne rregull.
Lexova ne gazeten Dita, debatin ne gjyqin e Kadri Hazbiut, ku nje Gani Kodra thote se Lutfi Hoxha me kishte dhenen 56 dollare, kur ishte jashte shtetit me nje ekip futbolli dhe pastaj Ali Ceno, bodigardi e Mehmet Shehut, vazhdon jo ky tjetri dha kaq e aq.
I gjithe debati u sillte tek 50-70 dollare, kjo e faktuar ne gjyq me procesverbal.
Tani mbyllni syte sic thote Saliu se e ka degjuar nga Ramadani, buri i ri i Inves, dhe imagjinoni keta 50-70 dollare ne kohen e Enver Hoxhes dhe krahasoini me miljonat e goces se Saliut per nje firme, me token e shqiptareve, ne tre miljone, plus oret e punes 42 qe kerkonte rreth 8400 dollare.
Te kishte ndodhur kjo mesele e familjes Berisha ne ate kohe, jo kjo shume, por vetem nje perqind e kesaj shume qe pretendon Argita, familja Berisha, sdo te kishte as varr, se edhe kockat do tja kishin shuar me ACID, qe sdo te kishte komisjon te perndjekurish ti binte ne fije, se a ka ekzistuar kjo familje apo eshte thjesht nje mit.