Flamuri nis punën për grupin armiqësor të opozitës

31 Janar 2013, 21:02Antena TEMA
Flamuri nis punën për grupin armiqësor të opozitës

Pasi mori direktivën nga Doktori, Flamuri iu fut punës sot për ndërtimin dhe shfaqjen e grupit armiqësor. Mblodhi në fillim tre drejtorët e tij më të rëndësishëm, por i thirri në kafe për t’u dhënë konfidencë.

-U kam thirrur për një punë delikate, u tha Muli. Para se të fillojmë, dua tu pyes, ju e dëgjoni zëdhënësen e atij Burrit kur del e flet për opozitën?

-E dëgjojmë, thanë tre drejtorët në një kohë.

-Si ju duken faktet që thotë ajo për lidhjet e opozitës me krimin? Nga e di Doktori thoni ju?

Drejtorët panë njëri- tjetrin në sy dhe ngritën supet.

-E pra, tha Flamuri, Doktori nuk do t’ia di fare për ne. Ai ka shërbim paralel. Ai ka fakte të tmerrshme për çdo gjë. Problemi i tij është se do që policia të ngrihet në nivelin e atyre që thonë zëdhënëset e tij. Dhe do të na vërë në provë. Zëdhënëset do bëjnë akuza, ne do gjemë fakte. Nëse nuk i gjejmë, na shkarkon se nuk i duhemi për gjë tjetër, pasi ai ka faktet e veta.

Drejtorët panë sërish njëri- tjetrin në sy.

-Duhet të ndahemi në grupe pune urgjent, tha. Më ka lënë detyrë të ilustroj me fakte deklaratat për Taulant Ballën dhe lidhjet e Edi Ramës me Hakmarrjen për Drejtësi… Tani kjo Hakmarrja është koncept i përgjithshëm dhe i lëvizshëm. D.m.th nuk është e thënë të jenë ata që kanë qenë më 1996 në Hakmarrje. Ajo është organizatë, njerëzit hyjnë e dalin, shefat ndryshojnë, qëllimi mbetet. Është si partia jonë që ka gjithmonë lëvizje, hyjnë, dalin njerëz të ndryshëm. Vetëm ai Burri nuk lëviz. Dhe Hakmarrja sipas gjithë hetimeve tona shef paska pasur Edi Ramën, të tjerët janë kot, hyjnë e dalin.

E para që duhet të bëjmë është t’i gjejmë një skenë këtij Taulant Ballës me ndonjë femër. Duhet ruajtur ku shkon, kë takon dhe ta fotografojmë.

E dyta, një grup me tre vetë duhet pas djalit të Arta Dades, një grup me tre vetë pas djalit Gramoz Ruçit, një grup me tre vetë pas djalit Edi Ramës, një grup me tre vetë të jenë në gatishmëri të shikojmë kë të ndjekim.

-I kemi ndjekur shef. Kemi një javë pas çunit Arta Dadës.

-Hë, çfarë të dhëna kemi?

-Duket shumë i rafinuar. Del pak nga shtëpia, bën si familjar i rregullt, në telefon seç flet për ca bingo. E kemi ndjekur sot gjithë ditën se u fut në një rrugicë të dyshimtë, por përfundoi në një lavazh makine. Seç i tha tek veshi atij të lavazhit kur iku dhe i zgjati nën dorë ca lek, por ai na u betua që ishin lekët e lavazhit.

-Po ky Balla?

-Ai shkoi tek dentisti shef. U futa dhe unë nga pas. Ai dentisti kishte një asistente simpatike. E kapa mënjanë, i thashë lëre t’i shërbejë ajo dhe po ndiqja reagimin e tij. Thashë mos e kapja në ndonjë skenë të eksituar pak. Po qenkësh dhjaks shef. Ai u shtrembërua i gjithi nga frika se do t’i bënte ajo gjilpërën, dhe mbylli sytë. Veç t’ia shihje fytyrën. Nuk përdoret dot ajo foto për asgjë.

-Ashtu ë? Mirë, vazhdoi punën. Do ta nxjerrin kokën diku, s’ka mundësi. Kot nuk e ka thënë zëdhënësja e Doktorit. Po ky çuni i Ed Ramës ca bën.

-Ai është kot shef. Rri me kufje në vesh gjithë ditën dhe seç shkruan në iPad. Më duket do të imitoj Doktorin sikur ka Facebook dhe ai, ndërkohë të gjithë e dimë që ai do Twitter-in.

-Mirë, vazhdoni vëzhgimin, tha Flamuri. Më thoni çdo gjë të çuditshme që shikoni. Një gjë do dalë. Nuk flet kot zëdhënësja e Doktorit. Do ketë ndonjë fakt.

-Ishallah ka Doktori, tha një prej drejtorëve, se ato vetëm mikrofonin para gojës kanë.

14 komente në “Flamuri nis punën për grupin armiqësor të opozitës”

  1. Muli tuli says:

    O Mero po kaq koqe kandari eshte ky Muli mor burre!? Kjo antena eshte per te qesh po faktet qe ndodhin vertete te bejn te qash. Une vej bast qe ky Muli i con policet cdo dite mbas ketyre te opozites. Ske pse mos ta besosh kur degjon si flet ai zedhensi i ministris se brendshme, sikur me qene zedhenes i PD dhe jo i policise te shtetit. Ketij mender shteti me i fjal qe ministra zgjidhen ata njerez qe tall antena.

    1. Daut Skela, Vlore says:

      Duhet ta njohesh nga afer Mulin, qe ta kuptosh Antenen ?
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/gamor-ti-gamor-kush-tvuni.html

  2. kulici says:

    Ore mero mos jam gje nje nga ata tre drejtoret une mer burre.Un me ty skam qen dhe aq i keq pse ma ben ket hata e do te me fusesh ne hall me njerez qe mua as ne enderr nuk me shkon mendja ti pergjoj,ti ndjek e lere me pastaj ti kerkoj keto me shkresa ku te ve firmen time…..Ops e nxora une kete apo e kishe shkruar ti?

  3. Vigjilenti says:

    Aha tani e hongre kulico.Po ta thakan piten se te shpetoi vete……

    1. Kulici says:

      Nga e hengra mor aman.Se skam dhe moshe e fuqi tani, nuk na mban kurrizi se edhe noi lek e kemi bo e ta ham shnosh me grun e kalamajt.

  4. Qetesori says:

    Ia fusni kot po kot fare me ket liqikun:Kam un nje mik qe ka nje komshi qe ai komshiu ka te martuar vajzen me kusherirn e pare te burrit te pastrueses ne PS e me tha qe ky liqikuja shkoka nate per nate raporton te rama ca behet gjith diten ne polici e nkryeministri

  5. Landi says:

    “Ishallah ka Doktori, tha një prej drejtorëve, se ato vetëm mikrofonin para gojës kanë” – per cfare ‘mikrofoni’ e ke fjalen o Mero? Ate te shefit apo ate te audios?

  6. VERONIKA says:

    Hhahahahhahhahahahhaha
    Kèshtu si e keni zènè ju ,ppppppedagogia,do vej nè list pèr deputete,dhe Taulanti qè ka frikè se mos i bèn gjèlpèrèn ajo(hahhahahah) do vej nè Spaç…hahahhahhhahhahha,me gjithè kalamajtè e bllokatorève
    Shkruajte 3 Antena me emrin e Nulit,na e bère kryeministèr,tani dhe zè-dhènsia na duhet deputete
    Ju doni çuar nè *burg* tè gjithè.
    “Nuk i duhemi pèr gjè tjetèr,pasi ai ka faktet e veta”-hahahaahahhahaa e dika Nuli,sa vlekèrka!

  7. arben says:

    Bukur forte per te qesh ne qe lexojme. Por qe do burra do ta pesojne mos dyshoni. Nuk duhet me dyshy se Koliqi shkrun urdhena per te pergju telefona, per te ndjek njerez te opozites qe bejne prapagan per rrezimin e Sales. Po tha Sala me gjet fakte Muli me Kulicin me Ristanin dhe do horra tjer kane per ti gjete. E derjt eshte te thush kan per ti be faktet

  8. AgRONI, Detroit, Michigan, USA. says:

    E pabesueshme se ku e gjen te gjithe kete burim frymezimi te pashtershem, o zoti Mero Baze ?

    ” Ai djali i Edi Rames ben sikur ka Facebook si Doktori”.

    Gjithmon qesh sa here e kujtoj.

    1. andis says:

      Antena nuk eshte humor, eshte realiteti per te cilen eshte ne dijeni zoti Baze dhe e percjell me humor. Eshte rubrike informuese, per nje realitet te hidhur, qe percillet me doza humori.

  9. popolo di tirana says:

    Baze :
    Grupi i ri armiqesor po saboton punen e Qeverise ne Nafte. Flamuri te gjeje prova per kete. Si p.sh. deshtimi i saliprivatizimi i Albpetrol…

  10. MEMEDHETARI says:

    Ne mbasdite Kolici i kerkoi takim Flamurit.
    – Hajde qysh tani!,e urdheroi Flamuri qe shpresoi per rezultate…
    “He???” e pyeti sapo Kolici mbylli deren…
    “Asgje te re z.Minister!”…
    “Si,asgje te re,jetoni ketu ju apo jo,punoni ju apo nuk punoni!!!”-iu pervesh keqas Minister Flamuri…
    “Z.Minister,une…”
    “Mjaft!!!Nuk dua asnje lloj justifikimi!”…
    Nxori nga sirtari nje kasetofon dhe iu kercenua te gjorit Kolic:
    “Degjoje me veshet e tu te gjate Fjalen e Atij Burrit ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave!!!”…
    Dhe shtypi butonin “Play”:
    “Na ishte njehere nje plak dhe nje plake…Jo…Prit…Do ta them une sic ka ndodhur…Po-po,do ta them origjinal,vetem degjoni me vemendje…Degjoje,degjoje Majlinda…Ishte nje dite nje mik i huaj,- nuk me kujtohet ne keto memente emri – dhe e dini se cfare me tha?…Me tha shprehimisht qe “Opozita tek ju pengon Integrimin dhe kjo eshte veprimtari e hapur armiqesore”…Po-po,tekstualisht keshtu me tha,Aldo…”
    Flamuri e beri “stop” incizimin dhe iu kthye Kolicit:
    “Po tani???…Mos kishe gje tjeter per te thene???”…
    “Po – tha Kolici -Prandaj kerkova takim…Deshiroj te bej nje propozim me shprese se do te ma miratoni…”
    “Pa ta degjojme njehere???”…
    “Do te doja qe te jap doreheqjen nga detyra aktuale ketu perpara jush dhe te me jepej mundesia qe te tregoja aftesite e mia si zedhenes i Keshillit te Ministrave apo i Partise Demokratike – quaje si te duash…”
    “Dil jashte!!!!…Jashte!!!!…Perjashta!!!! -uleriti Minister Flamuri dhe sakaq Kolic “trimi” ishte zhdukur nga zyra si me magji…
    “Idioti!!!… – tha me vete Flamuri – Njerezit sot nuk po besojne genjeshtrat e Doktorit as me Lauren qe eshte “Miss” ndersa ai kujton se do besojne Kolicin…Me ate surrat…”

  11. Vlora says:

    eh mo mero, po ku e ka aq rjedhe llogjike muli sa i jep ti.

    muli eshte nje cop trung,,,,por bravo qe fjalet e tij dalin nga pena jote per te na i bere neve, sa me te kuptueshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje