Për gati një javë News 24 jepte një skenë ku Kristo Papa, neonazisti grek me origjinë shqiptare, hidhte poshtë flamurin shqiptar. Shumë njerëz ishin të irrituar se si Tur Zheji e shikonte skenën me qetësi dhe mbi të gjitha pse e vazhdoi aq gjatë reklamën poshtëruese për flamurin.
Dyshimet shkuan deri tek Flamuri. Ky i fundit u vu në lëvizje dhe kërkoi që Panariti të marr masa dhe të shpallë ‘a non grata’ Kristo Papën.
Këtu nisi dhe gallata. Panariti mori ambasadorin grek në Tiranë dhe i njoftoi se shtetasi grek Kristo Papa është person ‘a non grata’ në Shqipëri.
-Më vjen keq, i tha ambasadori. Në Greqi ka 3750 Kristo Papa. Duhet ta specifikoni që ta njoftojmë.
-Është ai që ka fyer Shqipërinë, tha Panariti. Ka folur tek intervista e Tur Zhejit. Është ai nazisti i Agimit të Artë, i tha Panariti që po humbiste qetësinë…
-Ou, shumë mirë, i tha ambasadori. Jam shumë i gëzuar për vendimin tuaj. Do t’ia njoftojmë menjëherë. Por do të ishte mirë të bashkëpunojmë në këtë drejtim.
-Çfarë ndihme doni, tha Panariti.
-Më mirë do ishte të mos e njoftonit, dhe kur të futej në Shqipëri, ta arrestonit. Kështu shpëtojmë dhe ne në Greqi, dhe ju shqiptarët e merrni hakun. Ju nuk u ka bërë asgjë çfarë i ka bërë Greqisë, tha ambasadori, na ka nxjerrë bojën në gjithë Evropën si nazistë.
Panariti i gëzuar ia tha Ilir Metës. Ky i fundit ia tha Tur Zhejit.
-Në asnjë mënyrë, i tha Tur Zheji. Nuk duhet të arrestojmë, se e presim në besë. I kemi dhënë fjalën që po foli ashpër, do t’i përgjigjet Shpëtim Idrizi. Nuk mund ta presim në besë.
Lajmi u kthye mbrapsht dhe Panariti i tha ambasadorit grek se nuk mund ta arrestojmë, por do t’i jap përgjigjen që meriton Shpëtim Idrizi për çështjen çame.
-Unë mendoj se ai është njeri i rrezikshëm dhe duhet arrestuar, tha ambasadori grek. Por meqë ju e doni për të promovuar çështjen çame, na intereson dhe ne. Kemi kaq kohë që duam t’i mbushim mendjen Evropës që çamët kanë qenë nazistë. Na bëni shumë nder t’i ballafaqoni atë si partnerë të Agimit të Artë.
Panariti u çudit shumë nga reagimi dhe i tha sërish Metës ato që i tha ambasadori dhe ky i fundit ia tha Tur Zhejit. Turi i kënaqur mori Kristo Papën.
-E nxorëm lojën, tha. Tani ne do të shpallim ty në kërkim, ju do shpallni Shpëtim Idrizin.
Kristo e falënderoi për intervistën dhe pyeti kur do miratohet rezoluta për Çamërinë se ka ndërmend të bëjë një protestë në Athinë.
-Kam frikë se nuk do miratohet, i tha Turi.
-Si nuk do miratohet, tha Kristo. Pse? A më dhatë fjalën që do miratohej? Na duhet patjetër, s’kemi si dalim në protestë…
-Nuk e di, do flas dhe një herë me Ministrin e Jashtëm, tha Turi, po nuk janë shumë seriozë këta.
-Më thuaj sa vota keni pro, i tha Kristo, se po ishte nevoja i them dhe Spiro Kserës ta votojë se votë e fshehtë është. Na duhet patjetër.
Pas gjithë këtij mishmashi, Panariti i raportoi Flamurit.
-Kristo Papën nuk e shpallim dot person ‘a non grata’ sepse nuk duam t’i bëjmë qejfin qeverisë greke, pasi ata duan ta burgosim.
-Dakord, i tha Flamuri, por me një kusht, të japë dhe një intervistë tjetër ku të shaje vetëm Doktorin, që të mos duket sikur ka armik vetëm Shpëtim Idrizin. I ka ngelë qejfi shumë atij Burrit.
-Dakord, i themi Turit ta marrë dhe një herë, i tha Panariti, dhe të shajë vetëm Doktorin si antigrek. Po kush do ta paguajë se ai e ka 20 mijë euro dora?
-Na duhet patjetër, tha Flamuri. S’kemi pare për Zhejin ne. Po ka problem Kristo, t’i hipë avionit, të vijë në Tiranë të bëjë intervistën dhe të ikë. Nuk i themi gjë.
e papare Mero Baze. Shpetim Idrizi kishte sponsorizuar te gjithe emisionin e Tur Zhejit qe ti bente reklam vehtes dhe te dilte si nacionalist
Po qe se Xhejdo guxoje te beje intervisye ye dyte me ate plere qe do plimbin balli,eshte me plere se ai.te mos guxoje…
Gjeja me e bukur eshte qe ky qe i gjithe ky lajm iu rezervua vendi tek kjo rubrike e TemA-s.
I vetmi merak qe kam eshte Zheji. Ky llapist(nje dhemb i ka ngelur tek …. i Ilir Metes), sado qe mund te veshi petkun e avangardit ne te menduar e te vepruar, nuk po i gjej nje arsye llogjike qe pse ta fillonte emisionin me kete Papane dhe pse ta bente kete interviste. C’do te sillte ne publik? Dhe kur s’ka arsye llogjike, mbeten te besohen keto “prapaskenat” e trasha alla-shqiptarce.
I vetmi nga “analistet” qe me ka ngjallur neveri dhe urrejtje(po,po, urrejtje) pas video-skandalit te Ilir Metes dhe sidomos pas 21 Janarit. (te pakten Cili dhe Artani, Qimi dhe kryeredaktori i 55-es, qene ne “llogoren” e tyre….)
Po qe se Xhej do guxoje te beje intervisye te dyte me ate plere qe do plumbin ballit,eshte me plere se ai.te mos guxoje…
Jo vetem kaq, por me ne fund edhe Zheji,”shkelqeu”(gjithnje i zi),”ceku” Agimin e Arte,”gjeti” vetveten! Per para Zheji! Per intervisten e re!
Gjate gjithe kohes qe po e degjoja thosha qe qe mashtrim .Interviste me te stisur se ajo nuk kam pare , por kur doli dhe me pas idriz cami atehere ju vendos pika . Te paguash per te mashtruar camet , nuk ka me keq dhe me tallje per ta megjithate sipas kokes ju eshte gjetur festeja . Zhei as gazetarin e as aktorin nuk diti te bente , turp dhe faqe e zeze .
sa ironike dhe trishtuese disa njerez shfrytezojne ndjenjat patriotike te njerezve dhe i perdorin ato per qellimet e tyre.
Kam degjuar se Tur Zheji po behet gati te niset per ne Siri. Kerkon ti marre nje intervise Asadit.
A do te arrije te kthehet valle?
Tigri prej letre sic i thone camet Idrizit te rruan b…. Shyqyre qe ky Papas eshte karagjoz e pranon te behet loje e ketyre rrugecve tane e nuk ka gje serioze ne mes.
pikerisht, gjerat jane te komplikuara dhe te parapergatitura me se miri dhe jane drejtuar per ne destinacion, kjo ironi e ceshtjes ne fjale nuk eshte vetem ironi eshte dicka me teper se ironi…
Ate dite televizioni shqiptar u baltos nga tre karagjoza:Turi-Papasi dhe Idrizi!Corba me e qelbur qe ju servir shqiptareve!!!!!!
nje interviste me Davoutoglou,nuk do te ishte keq……per te rehatuar shpirtrat e mijera gyzeleve shqipfoles…………..
mendimi im eshte se nuk duhet dhene nga mediat foltore per nacionalizmin.nese z.zheji don ta vazhdoje intervisten athere duhe te jete me ipergatitur nga ana historike ,me fakte jo iluizione e deshira.zotria, duam apo nuk duam eshte i pergatitur.ju uroj z.zheji per emisionin tuaj te ri.
Heu burra. Mbani frymen se ka fillu ofensiven gazetari i madh Artur Zheji.
Na kenaqi me nazistin qesharak Papasi, tani do na kenaqi me Nikolle Markun, “pasardhesin” e Fan Nolit.
Turi asht bo xheloz per emisionet e Fevzos dhe Kol Balles. Don ti konkuroje, te terheqe publik, te evidentohet se ngeli vetem tu bisedu me Arjan Canin patellxhanin ke TV UFO..
Nuk e di ket vit kujt do i kerkoje ta fuse ne listen e deputeteve, Baba Likes, Shpetimit apo Saliut ? Kush e gjen ?
Emisioni i Zhejit nuk eshte gje tjeter vecse turpi i gazetarise shqiptare qe nuk ka si bosht lajmin por parate e paguara nga politikanet hajdute e te paafte te kalibrit te turpit te komunitetit cam, Shpetim Idrizi. Cfare prisnin keta palo njerez nga ideologu psikopat i Agimit te arte, te fliste mire per shqiptaret dhe Camerine?! Ky gazetar kaq i afte pse nuk vajti te intervistonte politikane greke me peshe ne jeten politike, apo ata e kishin pazarin e larte per xhepat e Idrizit?
Turp i madh edhe per NEWS 24 qe ne cdo ore trasmetonte edhe dje keto lajme pacavure. Ky TV tashme eshte “TRASH TV”.
Mos u merrni me Zhej e sorrollop… eshte nje nga shashkat e rradhes se atij burrit qe te heqe vemendjen nga dora e rende e vajzes se babait….
Mire Turi eshte injorant, por edhe ju injorant jeni? Une nuk pashe ndonje flamur shqiptar qe te fyhej nga Kristo Papas. Flamuri qe ai tundte ne dore ishte nje beze me ngjyre te kuqe, ne mes kishte nje shqiponje qe nuk ngjante me shqiponjen e flamurit tone. Po keshtu ne te dy anet e shqiponjes ishin dy sepata te Liktorit te qarkuara me fjongo.
Ky ne asnje rast nuk ke qene flamuri i kombit shqiptar. Ky ka qene flamuri i nazifashisteve shqiptare qe e priten me lule pushtuesin italian dhe i dhuruan kuroret e Skenderbeut Viktor Emanuelit. Keta tradhetare u dekoruan nga pasardhesit e tyre, Berisha dhe Jozefina me 28 nentor.
Pra ky flamur mund te jete i Berishes, por jo i kombit shqiptar. Flamuri shqiptar u muar ne dore nga partizanet, atehere pa yll, dhe doli fitimtar ne dhjetra beteja kundra atij flamuri qe tundte Kristo Papas. Atyre qe mbajten ate flamur fashist, jua tregoi vendin Enver Hoxha. Ndersa Berisha i dekoroi. Le te dekoroje dhe flamurin qe ata mbajten, por qe tani si flamur i mundur, eshte zene rob nga Kristo Papas. Le te fshije bythen me te. Flamuri i kombit shqiptar me ngjyren e gjakut te deshmoreve dhe shqiponjen e zeze dykrenore valevitet krenar ne Shqiperi e Kosove, dhe nuk guxon kush ta fyeje. As Kristo Papas dhe as Zheji qe nuk e kundershton kete nazist te lajthitur…
per iliret sa per sqarim njerezit qe dorezuan kuroren e skenderbeut ishin te gjithe kuislinge dhe kundershtare te mbreterise nese s me beson hap historine dhe mos fol brockulla
Ata qe dorezuan kuroren e Gj.K.Skenderbeut ne Itali,ishin ish-ministra dhe ish-deputete te Amut Zogut,shumica e te cileve u bene kuislinge!Hape ti librin e historise!!! ?
Ekzakt,kjo eshte historia.Keta puthadore qe vajten te lepiheshin per rroga tek xhuxhi Viktor Emanueli,zoti Xhelal Staravecka i quan ne librin e tij “Para gjyqit te historise” me termin shtatmadhoria shkodrane.