Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar, Doktori tregoi se si një i huaj i kishte thënë atij: “Si shpjegohet që ky Rama është kaq antishqiptar? Mirë ai, po si shpjegohet që dhe njerëzit afër tij janë shumë antishqiptarë”.
-Nuk kisha çfarë t’i thosha, tha Doktori. Në fakt janë s’kam ç’u bëj…
Flamuri, që dëgjon me vëmendje çdo fjalë të Doktorit, u lumturua.
-Kush është ky i huaji Doktor, që t’ua themi dhe njerëzve në bazë? Nuk e themi publikisht, mos ki merak.
-Tani Flamur, ky i huaji është një mik i imi, një mik i madh i Shqipërisë. Emrin nuk e them dot.
-Dakord Doktor, mos e thuaj, tha Flamuri, po a ta përdorim sikur ta ka thënë ambasadori amerikan? Na bën shumë punë…
-Shiko Flamur, jo. Tani o zotëri ai nuk mund të jetë, dhe s’ka si të jetë. Ai o zotëri ka hall pse shqetësoj unë serbët. Jo, s’mund të jetë ai. Po është një mik i madh i Shqipërisë.
-Po mirë, të them që të ka thënë ky ambasadori i BE, tha Flamuri. Na bën punë dhe ai.
-Flamur, shiko. Mos thoni emra. Thoni që ka thënë një ambasador i rëndësishëm. Dakord, mik e kemi dhe atë, por nuk duhet me e përdorë emrin e tij. Shiko, ka disa probleme ai.
-Po mirë Doktor, i themi që ta ka thënë Baba Mondi. Do qeshë ndonjëri, po prapë bën punë.
-Shiko Flamur. Jo ai. Dëgjo, ai nuk i kupton këto punë e shqiptarizmit fare. Duhet një njeri më i besuar. Po s’ke nevojë të përmendësh emra.
-Po të themi ambasadorja gjermane Doktor?
-Flamur, tani o zotëri ti këtu jeton. Si mund të na e thotë ambasadorja gjermane kur ajo ka shpifë për tim bir, ka thënë do të marrë linjën e interkonjeksionit për Kosovë. Ajo është një antishqiptare e tërbuar. Kërkon që të ndërtojë doemos linjën me Kosovën se kërkon të na quajë dy shtete, ndërkohë që ne jemi një. Po kemi ne drita, kanë dhe ata.
-E drejtë, tha Flamuri, nuk më shkoi mendja. Le se e kuptova. Do ta ketë thënë ambasadori italian.
-Flamur, shiko, e ka thënë një diplomat dhe pikë. Nuk ka ç’u duhet emri njerëzve.
-Po kanë qejf Doktor se duket më e besueshme.
-Dakord, po italiani nuk mund të jetë. Ka shumë arsye, po nuk mund të jetë.
-A t’u themi për këtë ambasadorin grek, se ky është i ri e nuk e njohin, tha Flamuri.
-Shiko Flamur, të thashë që nuk ka rëndësi emri. Ambasadori grek në fakt është burrë i mirë, dhe kam qenë i hapur me të çfarë ka kërkuar. Ju luta të më bëjë ndonjë deklaratë kundër për qëndrimet e mia të forta pro-shqiptare, po më tha nuk më bën zemra, kemi shumë respekt për ty. Shiko, nuk mund të jetë ai Flamur.
-Po si t’ia bëjmë Doktor. Se kjo qenka shumë e fortë. Po ta marrin vesh demokratët që filan udhëheqës në botë apo diplomat ka thënë që Rama është antishqiptar dhe PS është antishqiptare, ky merr fund.
-Tani Flamur është detyra juaj ta gjeni dhe ta kuptoni vetë se kush diplomat e ka thënë këtë. Nuk ka nevojë që çdo gjë t’ua them unë. Unë them rastin në parim, ju mund të gjeni emrin.
-E kuptova, tha Flamuri. Le se e ndreq unë këtë punë tani, tha.
Entuziast nga gjetja e Doktorit, kërkoi urgjent të dhëna nga programi TIMS për të huajt që kishin ardhur në Shqipëri javën që shkoi dhe kush nga ata kish takuar Doktorin.
Pas pak vartësi i tij erdhi me një listë të gjatë.
-Asnjë i huaj nuk na rezulton që ka ardhur javën e shkuar dhe që ka takuar dhe Doktorin, i tha polici.
-…Çudi e madhe, tha me vete Flamuri. Doktori nuk gënjen kurrë. Kushedi sa keq do jetë puna që na paska gënjyer.
Bravo antenaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa hahahahahah.
Beje nje permbledhje me Antenat me te mira o Mero. Do jete bestseller me siguri, ashtu si Viti 97′
Kopertinen e librit e ke gati ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/miresevjen-ne-folene-tende-zoti-sali.html
ha ha ha ha
“Çudi e madhe, tha me vete Flamuri. Doktori nuk gënjen kurrë. Kushedi sa keq do jetë puna që na paska gënjyer”.
Po gomar do mbetesh tere jeten o Muli po ta ka dhene me ze e figure sherbetori besnik i tij Zhei tek tv 24 qe eshte Papa i Agimit te Arte .