Flamuri ka pasur këtë javë një moment të vështirë. Ai Burri e thirri në zyrë një ditë qysh në orën 9, shenjë e keqe kjo që nuk kish fjetur mirë. Flamuri u gjend në zyrë me bllokun me vete gati për të mbajtur shënime.
-Jo zotëri. ti s’mund të jesh ministër i Brendshëm kur e bëjnë ata ligjin…
-Kush janë ata, i tha Flamuri i hutuar.
-Hakmarrja për Drejtësi zotëri. Ti dëgjo lajmet të paktën, mirë që nuk merresh me punë. Ka dalë tri herë zëdhënësja dhe ka denoncu Edi Ramën për Hakmarrjen dhe nuk ke bërë asnjë arrestim.
-Mos ndoshta do t’ia faturojmë Hakmarrjes për Drejtësi gjithë këto vrasjet e fundit, tha Flamuri i menduar.
Nuk i dilte llogaria.
Ai Burri sillej nervoz nëpër zyrë dhe vazhdonte të bërtiste me zë të lartë. Flamuri, që e njihte mirë këtë zakon, u përpoq ta qetësonte.
-Më thuaj ç’të bëj Doktor, gati jam.
-Jo, duhet një plan veprimi, i tha. Shkruaj: E para zotëri ke një denoncim nga zëdhënësja e PD që Edi Rama është i lidhur me Hakmarrjen për Drejtësi dhe ke tre ditë që nuk ke sjellë asnjë fakt.
-Po pse nuk m’i sillni faktet, tha Flamuri, se unë i arrestoj brenda ditës.
-Zotëri, nuk të kam bërë Ministër të Brendshëm të të gjej fakte zëdhënësja ime. Zëdhënsja ime jep direktivën, faktet duhet t’i sjellësh ti. Ke tre ditë që e dëgjon që Edi Rama është i lidhur me Hakmarrjen dhe nuk ke sjellë asnjë fakt.
-Po jam i zënë me Librazhdin Doktor, se duhet të gjej atë faktin që tha zëdhënësja për Taulant Ballën.
-Pse ç’ka thënë për Taulant Ballën se kam harruar, tha Doktori.
-Po që merret me prostituta Doktor. I kemi zënë motelet me radhë. Kemi kapur katër prostituta në flagrancë. Një nga ato bile po e bënte pa prezervativ dhe mund ta akuzojmë dhe për përhapje sëmundje në mënyrë të qëllimshme. Kemi bë gati dhe një deklaratë ta lexojë Lajla Përnaska. I bëmë presion dhe pranoi të thoshte që kishte tutor Taulantin. E regjistruam dhe e lamë të lirë, por sa doli nga komisariati, na dërgoi SMS, tha e tërheq deklaratën.
-Ashtu ë? Nejse, mirë. Shiko, kërkoni ndonjë prostitutë tjetër. Po kjo e Hakmarrjes është urgjente. Duhet arrestuar grupi urgjent. Ka tre ditë zëdhënësja që lajmëron. Njerëzit duan prova.
-Po ku t’i gjejmë Doktor, se ata janë jashtë.
-Zotëri, po të ishte se e dija unë ku ishin, i kisha arrestuar vetë. Ndaj je Ministër i Brendshëm. Dëgjo zëdhënësen dhe vepro. Më je bërë më keq se Eduard Halimi. Unë e vura kryetar të Komisionit të Puçit 21 Janarit, ai më thërriste në komision dhe më thoshte dorëzo provat. Unë bëj deklaratë zotëri, provat gjeni ju.
-E kuptova, tha Flamuri. A të arrestojmë këtë djalin e Arta Dades…?
-Nuk e di, dëgjo zëdhënësen dhe vepro.
-OK, po arrestojmë dhe këtë të Gramoz Ruçit…
-Nuk e di zotëri, dëgjo deklaratën dhe vepro. Unë nuk jam këtu për të gjetë fakte.
-OK, e kuptova, tha Flamuri, po shikoj një herë kush ka fëmijë nga këta socialistët dhe po i bëj bashkë në një grup.
-Mirë, dakord, ti e di. Unë dua fakte, tha Doktori. Ka tre ditë zëdhënësja që flet dhe njerëzit duan fakte. Janë gjithë këto krime pa autor. Gjithë ky prostitucion. Gjithë ky trafik droge. Gjithë këto shifra alarmante kriminaliteti dhe nuk kemi akoma asnjë nga opozita në burg. Pse mo zotëri je Ministër i Brendshëm ti, mendon se ne duhet të të japim fakte ty? Po ne jemi në politikë mo zotëri, ne bëjmë deklaratë, ti i ilustron me fakte.
-E kuptova, e kuptova, tha Flamuri. Nesër filloj nga puna. Ta lëmë një herë këtë prostitutën e Taulantit, të merremi të bëjmë këtë grupin … e Hakmarrjes. Apo t’ia ndërrojmë emrin Doktor…?
-Nuk asht tepru hiç Flamur. Unë i dëgjova me vëmendje faktet që the dhe janë shumë të besueshme. Mos ju nda atyre. E di gjithë Shqipëria që ata duhen arrestu.
Flamuri u çua i hutuar dhe doli jashtë.
-Hajt bë grup të ri armiqësor, tha me vete. Kemi një muaj që duam të gjejmë një prostitutë për Taulantin e s’e gjejmë dot. Ku dreqin u shkon gjuha këtyre zëdhënëseve të Doktorit, vetëm tek prostitutat dhe droga. Sikur s’kanë provuar gjë tjetër në jetë. Hajt merru me këta të tjerët tani. S’di dhe kujt t’ia thuash, tha. Këta drejtorët e mi sa u jep një detyrë, raportojnë menjëherë tek PS-ja se i ka zënë frika.
Qofsh i bekuar z.Baze;kripa e Antenes eshte bere lezeti i cdo mbremje.
Po Gimi i puros a dini gje nga behet?????Cfare po kullandris ai me
kac-spiunin?????
Hahaahahhaahhaahahahhahahahha,TemA,mirè qè shkruani antenèn.
Hajt tè bèj grup armiqèsor tè ri—hahaahhahaahah.Si mund tè jetè kaq budall robi??
Prostituta dhe drogè.S’kanè provuar gjè tjetèr nè jetè—Nuli hahahahhahaahahahhahah,Nuli qè dhe kur endèrron ndonjè gjè libidinoze,sheh Salèn.
Si pèrfundim,Taulantin ma nxorrèt *tè paaftè*,ju jeni grupi armiqèsor.
Taulant,nxirr Vorpsin pèr *kafe*,se nuk i ke mir punèt me antenèn dhe me Nulin.
o mero jam kurioz te di, pse e nxorri prap nga menga kete punen e Hakmarrjes per Drejtesi Saliu??
Flamur, po pyete nje here Giten o derebardhe, se mos e do ajo ne goje dhe e rregullon Taulanti.
hahahaah me HAKMARRJEN se kruan MULi se e njeh mire njerin nder ta Roland Shytin qe te than piten po i re ne qafe.
Fenomen je O Mero Baze,
Mallku ata socialiste nese harrojne gjithe kete kontributin kolosal te juajin ne demaskimin e malarjes shqiptare.
Ka vdek Bashqim Sixhade Gazidede pi shajku pa ai i kapte brenda dites keta te hakmarrjes
ha ha ha “ne bejme delkarata, ju gjeni faktet”
bravo TEMA.
Ky shkrim nuk ka asgjë politike . Bëhet fjaë , për një vepër artistike të mirfilltë të humorit shqiptar . As ish “Hosteni ” as ndonjë vepër humoristike nuk mund të ketë këtë vlerë . Arti paguhet . Ta shofin kopetentët dhe ta vlerësojnë , këtë perlë të humorit , që nuk është thjesht zotësi e Meros . Kjo është ngjarje reale e dy pushtetarve të degraduar në infinit . Illo
kete vere, isha ne Shqiperi dhe lexova librin e Mero Bazes. Qe atehere e marr shume seriozisht “antenen” qe eshte rubrika me e dashur e “Temes”. Mero e di shume mire se si funksionon mendja e doktorit te semure. Edhe ne kete rast, si shume here te tjera, eshte njesoj si te jete transkriptuar biseda e Berishes dhe Flamurit te tij. Faleminderit qe na zbavit Mero.