Një letër e gjatë e gjatë mbërriti dje në redaksi nga stafi i Joe Biden. Gazeta kishte publikuar online videon prej 5 sekonda të dhënies së dorës së Doktorit për Joe Biden, pasi i kishte zënë rrugën. Stafi i Doktorit e kishte përsëritur 4 herë skenën dhe e kishte çuar videon në 20 sekonda. Redaksia për humor e publikoi, por problem lindi tek stafi i Biden. Ata nuk kuptojnë shqip dhe kanë parë vetëm videon e përsëritur katër herë dhe të revoltuar na kanë nisur këtë letër.
“I nderuar redaktor.
Në faqen tuaj online pamë një sekuencë prej 5 sekonda të shefit tonë, i cili përshëndet për kortezi një burrë të gjatë që i ka zënë rrugën. Ajo që na bëri përshtypje është se kjo video nuk hyn tek materialet zyrtare që ne kemi shpërndarë dhe është një filmim i paautorizuar nga ne. Për më tepër stafi ynë i sigurisë ka identifikuar një djalë të shkurtër, biond, që ka filmuar takimin me aparat Samsung Galaxy S3. Hetimet tona na thonë se personi quhet Glori, por nuk po identifikojmë detyrën e tij.
Problem tjetër që kemi dhe që është i pakuptueshëm është përse e keni përsëritur 4 herë sekuencën e dhënies së dorës dhe a ka lidhje kjo me personin e gjatë që i jep dorën shefit tonë? A është kjo një përpjekje për të tallur zëvendëspresidentin e SHBA dhe sidomos për të theksuar indiferencën e tij në momentin e dhënies së dorës? Nëse po, atëherë duhet ta mbajmë shënim si një qëndrim armiqësor tuajin.
Problem i fundit që kemi është dhe më serioz. Nga një lexim i shkurtër në Google Translate i tekstit shoqërues, por sidomos i komenteve poshtë tekstit, duket sikur personi që ka takuar zëvendëspresidentin është kriminel. Nëse është kështu, kjo është thjesht një rastësi për të cilën zoti Biden nuk mban përgjegjësi, pasi ai nuk mund të njohë gjithë personat që i japin dorën pa e kërkuar ai. Kjo është përgjegjësi e autoriteteve që e kanë ftuar.
Për shkak se ne nuk e njohim gjuhën tuaj dhe nuk dimë saktësisht çfarë keni shkruar, lutem konsideroni kërkesën tonë për ta hequr nga faqja videon.
Mbetemi me shpresë se kërkesa jonë do të plotësohet”.
Pasi mori letrën, redaktori ynë nuk dinte si të sillej, por vendosi t’i kthejë përgjigje ankesës.
“Të nderuar zotërinj!
Ju falënderojmë për sugjerimin tuaj.
Zotëria në video është kryeministri i Shqipërisë. Filmimi është bërë nga stafi i tij, dhe personi për të cilin ju flisni, paguhet për foto të tilla në takime ndërkombëtare. Zonja Klinton, zonja Merkel apo zoti Sarkozi kanë histori të ngjashme. Fakti që ai ka përsëritu skenën 4 herë, buron ngaqë shefi juaj nuk ka denjuar të rrijë më gjatë se 5 sekonda.
Lidhur me komentet poshtë raportit se ai është kriminel, ky është një mendim i shumicës së shqiptarëve, por kjo nuk e komprometon zotin Joe Biden, pasi ai nuk ka përgjegjësi për faktin që ky burri është kryeministër.
Lidhur me kërkesën tuaj që ne ta heqim videon nga faqja online, na vjen keq t’u themi se ajo është postuar aty si ilustrim i përpjekjeve qesharake të kryeministrit tonë për t’u dukur mik i qeverisë suaj. Na vjen keq, por nuk gjejmë dot ndonjë fakt më interesant për dëshirën e tij”.
Pas kësaj mbërriti menjëherë përgjigja nga stafi i Biden.
“Ju falënderojmë për përgjigjen e shpejtë. Zoti Biden u qetësua kur mori vesh se në ç’rrethana ishte filmuar dhe kush ishte personi në fjalë. Ai u qetësua që nuk bëhej fjalë për një kriminel ordiner. Pas kësaj ai i dërgoi një mesazh përgëzimi stafit të Google Translate që arrijnë të përkthejnë dhe thelbin e fjalëve që përdoren shpesh nga lexuesit”.
Çehoviane, Hashekiane, Buzatiane (pa i vene ne rradhe te tjeret)!
Qekurse lexova s’pari lajmin se “pasi i kishte zënë rrugën”, mendova se nga kjo “ferrë 5 sekondshe” e rekordmenit tone, do te dilte “Saliu i madh”.
Ai burri i gjate i kerrusur nga mosha e kaluar por dhe servilizmi i pa fre, kete mesim e ka marre gjate kohes kur i sherbente nje burri tjeter, lab nga Vlora, qe quhej Hysni Kapo. Thone se Hysniu, me shume influence ne Shqiperine e asaj kohe, takoi ne Vlore nje mik te tijin te femijerise dhe pasi u shmallen e biseduan gjere e gjate, Hysniu e pyeti shokun e tij se cfare donte te bente per te. Dhe pergjigja qe thjeshte: nje shetitje bashke krah per krah ne bulevardin e Vlores dhe me mjafton. Dhe Dulla i Ri, kujton njesoj si ai labi 50 vjet me pare, dhe kerkon te mbijetoje duke u shitur si mik i Bidenit. E kuptoni o shqiptare kush eshte Dulla i Ri: njeri i mbetur 50 vite pas, injorant me shkolle (qe eshte me i keq se ai pa shkolle), servil, mashtrues dhe servil i papare. Turp i qofte kujt i shkon pas dhe kush e pranon per udheheqes nje perfaqesues te dekadences si Dulla i Ri, ose xha Saliu i Vucidolit.
Kam qeshur me ze te larte, Faleminderit!
“…personi për të cilin ju flisni, paguhet për foto të tilla në takime ndërkombëtare. Zonja Klinton, zonja Merkel apo zoti Sarkozi kanë histori të ngjashme. Fakti që ai ka përsëritu skenën 4 herë, buron ngaqë shefi juaj nuk ka denjuar të rrijë më gjatë se 5 sekonda.”
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/modeli-financiar-ekonomik-salibode.html
Z.Mero a asht e vertete apor asht ANTENA,nqs asht e vertete kjo asht nji skandal me kete zog gomarit qe kena ne krye te kesaj qeverije vrasese,kriminele,hajdute.Deri kur do ta durojme kete kriminel.
Ai nuk e njihte fare…..lere se la nam fare….
Edhe ky veprim eshte ne kuadrin e lobingut qe Berisha paguan per te “rritur” autoritetin e coptuar te tije . Ket nuk eshte her e par qe Berisha e ka ber, pore edhe perse sulmohet nga medja atij nuk i behet von pasi eshte njeri pa moral, eshte njeri pa dinjitet njerzore. Keto jane veprime te nje adolisheti, pore me qe Berisha eshte mplakur me se duket i jane kthyer edhe reflekset e adolishece s e tije pikrishte ne kushtet e pleqerise.
HA HA HA humor i papare.
berisha na eshte kthyer si nastradini.
kjo antena na eshte kthyer ne shlodhje.
Edhe une si shqiptar dua ti kerkoj falje z/Presidentit Amerikan, lidhur me veprimin e papergjegjshem te kryeministrit te vendit tim. Amerikanet si miq te mire te shqiptareve, por jo te politikaneve, te na mirekuptojne, pasi kjo eshte fatkeqesia jone si shqiptare tani per tani, ku kemi nje kryeministere te tille jo normal. Veprimet etij jane te tilla neper cdo takim nderkombetar. Ne shqiptaret ndihemi te turperuar me kete kryeminister qe kemi.
“ky është një mendim i shumicës së shqiptarëve”
Nuk ka gje me te keqe se sa kur “te rre menia”, thone Tironsit e vjeter.
Kush ju ka thene qe jeni shumica kete nuk e dime, se shumice ne opozite as nuk kemi pare, dhe as nuk kemi degjuar ndonjehere.Si mendoni ju se po te ishte i sigurte Edvini se kishte mbeshtetjen e shumices do kishte humbur rastin per te kerkuar mocion mosbesimi per qeverine. As mos e çoni neper mend, nje ore e me pare do ta kishte kerkuar sepse ishte nje shans i arte per te ardhur ne pushtet.Por e bukura qendron se nuk e ditka Edvini por e ditka ky palo “redaktori” qe paska marre leter nga stafi i Joe Biden, qe shumica e shqiptareve paskan te njejtin mendim.
Jeni shume qesharake dhe me e keqja eshte se jeni bere per te ardhur keq.
Akoma me qesharake beheni kur thoni:”Ata nuk kuptojnë shqip dhe kanë parë vetëm videon e përsëritur katër herë dhe të revoltuar na kanë nisur këtë letër” hahaha ky nuk eshte humor por eshte palaçollek.Si ka mundesi stafi i Joe Biden e paska me kollaj ti dergoje leter ketij palo redaktorit, se sa te gjeje dike aty qe di shqip. Perfundimisht ju jeni nje gazete per te ardhur keq, sepse nuk i sillni asgje pozitive lexuesit, por perkundrazi vetem negativitet, siç jane: perçarja midis tyre,urejtja krahinore, urrejtja fetare dhe tani se fundmi dhe urrejtja partiake. ç’mund te presesh nga nje gazete qe poshte artikujve gjoja politike, publikon fotografi pornografike per te mbijetuar.