Flamuri në sherr me Ndrean për deklaratat e Mesilës dhe Strazos

1 Shkurt 2013, 21:55Antena TEMA
Flamuri në sherr me Ndrean për deklaratat e Mesilës dhe Strazos

Flamuri pati sot një bisedë të sikletshme me Ndrean, pas deklaratave të forta që paskësh bërë Mesila dhe Strazo për Ndrean. Sipas një postimi të tyre në Facebook, faji i vetëm i Ndreas ishte që nuk kishte vdekur më 21 janar. Meqë Ndrea nuk i përdor rrjetet sociale dhe as ushtarët e gardës, fjalë pas fjale postimi i tyre ishte transformuar dhe Ndrea e kishte kuptuar sikur Doktori e donte të vdekur më 21 janar. Dyshimet iu shtuan shumë kur mendoi atë skenën e dhunës, kur badigardi i familjes së Doktorit i mori pistoletën nga brezi, qëlloi mbi turmë, i rrasi një grusht në fytyrë dhe tani i tha vazhdo vetë se dy i këputa unë, por ty do të mbeten. Ndrea kish reaguar, por ai e kish qëlluar.

I mërzitur, Ndrea mori Flamurin në telefon të sqaronte situatën.

-E kuptova më në fund, i tha. Ju më paskeni dashtë të vdekur më 21 janar, që të më bënit hero. E ka shkruar Strazo me Mesilën në Facebook.

-Më vjen keq, i tha Flamuri, ne hero ndoshta të donim, por të vdekur nuk kam dëgjuar.

-Ja e kanë shkruar ata në Facebook tek ai televizori  i Doktorit, tha Ndrea.

I vënë në siklet nga ankesa, Flamuri thirri Strazon në telefon.

-Çfarë është kjo që paskeni shkruar për Ndrean, që paska faj se nuk është vrarë më 21 Janar, i tha Flamuri.

-Nuk e kemi shkruar ne, tha Strazo. Ne kemi postuar një thirrje për të mbështetur Ndrean, por poshtë nesh në Facebook një komunist ka shkruar “Unë jam dakord me ju. Ndrea duhet të bëhet hero, dhe meqë që qenka pengesë fakti që është gjallë, po e vrasim. 21 Janari”. Kështu e kishte pseudonimin ai që ka shkruar. Po me siguri Ndrea nuk e kupton Facebook-un, tha Strazo, dhe kujton se e kemi shkruar ne atë.

-Jo, jo, Ndrea me Facebook-un është se është kundër Twitter-it, i tha Flamuri, por ishte i shqetësuar vërtet se mos ka dhënë ndonjë direktivë Doktori që duhet të bëhet hero. Unë i thashë nuk ka mundësi.

-Po nuk ka problem, i kemi fshirë komentet, tha Strazo. Ka mbetur vetëm postimi ynë që bëjmë thirrje për mbështetje për të, që të mos dënohet nga gjykata.

-Po shumë mirë, tha Flamuri. A të marrim firmat e këtyre intelektualëve që firmosën për këto tri ligjet? I kemi gati, vetëm ndërrojmë kokën e letrës.

-Jo se del ndonjë e përgënjeshtron, i tha Strazo.

-Jo mo burrë se shumica e tyre s’lexojnë gazeta fare, as nuk u bi mendja që është fjala për ta. Përveç atyre të Estradës së Shkodrës, që e kanë me zemër, të tjerët janë kot.

-Lere, lere, tha Strazo. Më mirë është të bëjmë presion në gjykatë ne që jemi deputetë. T’ia ulin në dy vjet, nga 23 se del me kohën e paraburgimit.

-Fola dhe pak me Doktorin, tha Flamuri. Dhe ai ishte i shqetësuar. Më tha, shiko Flamur si është puna e njeriut. Sikur të mos ia kisha heqë nga duart badigardit tim atë ditë, që donte të vriste Ndrean që nuk qëllonte, Ndrea sot do ishte hero. Vetëm se unë e mbrojta atë ditë, ai i shkreti do jetë në burg tani.

-Po pra, po, tha Strazo. Atë tha dhe Mesila. Sikur të ishte vrarë atë ditë, do t’ia bënim përmendoren më të gjatë se palma para kryeministrisë. Po s’kemi fat dreqin, nuk u vra. Shkun u vranë kot katër katundarë që s’i bën njeri as heronj, as dëshmorë, bile as qytetarë nderi.

-Nejse, po e qetësoj një herë unë, tha Flamuri. Po i them që nuk ka pasur plan për të të vrarë atë ditë. Të gjitha ça thuhen tani janë refleksione se si do kishte qenë më mirë për PD tani, që të ishte parti vrasësish, apo parti e vrarë.

-Lere mos ja kujto, tha Strazo, se po i bëhet fiksim si Ylli Vejsiut që u tall atëherë Myslym Murrizi dhe iu fiksua sikur Doktori donte ta vriste pas Azemit se i duhej një dëshmor tjetër.

-Jo, jo, Ndrea e njeh mirë Doktorin. Nuk i beson këto ai. Ai kishte frikë se ngaqë ti je kryetar i Komisioni të Puçit të 21 janarit, mos e ke direktivë që Ndrean e do hero. Nga kjo ishte trembur.

6 komente në “Flamuri në sherr me Ndrean për deklaratat e Mesilës dhe Strazos”

  1. Koli says:

    hahahahaha o Mero Bazja ti je per te te nxjerre syte. je i pa pare plako. respekte je gazetari me i mire qe ka pas ky vend ndonjehere.

    1. O boboooo! says:

      E ka honger “berryl dysh” Ndrea, le ta mbaje bacen ne shpine akoma
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/vrases-ne-liri-ndrea-prendi.html

  2. gjethi says:

    O mero ky bodigardi i familjes qe ia nxiu syrin gjeneral Ndreas a eshte i njejti person(kafshe), qe plagosi kamarierin, jetimin e shkrete se nuk ia pastroi ne kohe tavllen e duhanit?Kush ka info eshte i lutur te pergjigjet.

    1. Betim Cico says:

      Vertet, a ja di njeri emrin ketij bodigardit dhe ku eshte i sistemuar me banim?

  3. ceno zhipiu says:

    kush e goditi ndrean ne sy ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje