Një incident ka ndodhur dje mes Benit dhe Gimit të Puros. Ky i fundit, i cili është këshilltar privat i Benit, e këshilloi gjerë e gjatë para ardhjes së Fyles në Tiranë se si të fitonte pikë nga kjo vizitë.
E thirri për kafe në Rogner, me kusht që Beni t’i blinte një puro tek banaku. Beni bleu puron dhe u ulën në kafe.
-Fola me Brukselin, i tha. Sergjani, që ka qenë në OKB, foli me çunin, i cili ka një shok në Bruksel, komshi me apartamentin ku banon Fyle në Bruksel dhe e ishte diskutuar gjatë vizitën në Shqipëri. I tha kam një mik, që është kandidat për kryeministër i kandidatit për kryeministër. Ka nevojë të dijë ç’duhet të thotë ai, kur ti të jesh në takim me kandidatin për kryeministër. Fyle i kishte thënë ndërkohë që unë jam brenda në takim, ai të bëjë deklaratë që duhen miratuar tre ligjet dhe të hyjnë në fuqi më 2014. Kjo ka rëndësi që të jetë në rregull. Pastaj Doktori i miraton ato dhe i çon në Gjykatë Kushtetuese, ajo vendos të hyjnë në fuqi menjëherë… I madh Sergjani, na shpëtoi. Plan i madh shumë, tha Gimi i Puros dhe ndezi puron.
Benit i shndriti fytyra dhe nxori laptop-in të shkruante deklaratën.
-E ke të sigurt, i tha Gimi i Puros.
Sa fola me Sergjenin, tha, ja shiko telefonin. E ka të sigurt ai. Është bërë muhabeti tamam. Kemi për ta çmendë Ramën. Ti do dalësh konstruktiv në një linjë me qeverinë.
Beni u ul shpejt e shpejt dhe shkroi deklaratën. E postoi në Facebook dhe u bëri SMS gazetarëve të lexonin Facebook-un e tij pasi “administratori” kishte postuar një koment.
Për dhjetë minuta filloi zhurma. Ndërsa Fyle ishte brenda në takim me kryeministrin, Beni e postoi komentin dhe zhurma filloi. Gimi i Puros u afrua afër ekranit të TV të shikonte daljen live të Fyles para kamerave.
Pas pak ndodhi. Fyle doli nga kryeministria bashkë me Doktorin, por nuk ndaloi para kamerave dhe nuk bëri asnjë deklaratë.
-I madh, tha Gimi i Puros. Ka për t’ia plasë të gjatit në fytyrë. Shiko sa i gëzuar është Doktori….
-Nuk më duket aq i gëzuar, i tha Beni.
-Nuk e njeh ti, është i gëzuar. E shkatërruam, tha Gimi i Puros.
Fyle hyri në takim me Ramën.
Gimi i Puros filloi komentet me SMS dhe telefona me gjithë njerëzit. I ftonte të lexonin komentin e Benit në Facebook si rekomandim nga Brukseli. Shumë gazetarë e morën për të vërtetë.
-Shikoje flori si do t’ia plasë atij të gjatit pas takimit. Ka për ta bërë mut. Ke për të parë. Kemi folur vetë me Brukselin. Keni për ta parë.
Erdhi më në fund dhe momenti final. Rama dhe Fyle mbaruan takimin. Rama e përcolli deri në korridor dhe u kthye. Fyle hipi në makinë i qeshur. Përsëri nuk pati deklaratë.
-Shiko si nxi o flori, i tha Gimi i Puros. E ka bërë mut. Iku ky, mori fund. Tani ke për të pasë falenderime nga Brukseli.
-Sikur nuk më duket i mërzitur, i tha Beni.
-I mërzitur është, po nuk e njeh mirë ti atë. Ou, unë e njoh që të vogël. Ke ardhë vonë në Tiranë ti. Ja prit deklaratën kur të kërkojnë ndjesë për mosvotimin e tre ligjeve. Le që prit të lexojmë një herë ça do thotë Doktori se ai me siguri ka për ta grirë tek tre ligjet. Janë gjithë ata intelektualë që kanë firmosur.
Lexuan deklaratën e Doktorit. Asgjëkund tre ligjet…. Lexuan dhe të Ramës. Asgjëkund tre ligjet. Lexuan dhe Twitter-in e Fyles. Asgjëkund tre ligjet.
-Ore, ça bëhet kështu, i tha Beni. Këtu sikur e kanë bërë me fjalë… s’i përmend asnjëri.
-Prit flori se po merr Sergjani nga Brukseli, se çuni i tij ka një komshi që e njeh këtë Fylen. U ngrit nga vendi dhe iku tutje në oborr të Rogner-it dhe fliste me vete anglisht.
Pas pak u kthye i gëzuar.
-E mor vesh, i tha. Urime. Brukseli ka vendosu që i vetmi përfaqësues i vijës së Brukselit në Shqipëri je ti. Ka nxjerrë ofsajt artificial Ramën dhe Berishën për të nxjerrë në pah qëndrimin tënd. Vetëm tek ty kanë besim. Urime.
Benit i ishte stampuar një buzëqeshje mosbesuese në fytyrë.
-Na porosit dhe një puro, i tha Gimi për ta çliruar. I madh je. E nxore lojën.
shume e bukur . mero kam deshire te lexoje nga ju , per GIMIN E PUROS me kaç mallakastren.me duken kopie ideale.
Kujdes me Kac Mac-mallakastren se ai eshte intelektual lindor i edukuar ne perendim dhe vepron si katunar sirian ne Afrike. Kac Mac-mallakastra ka te pakten 25 vjet qe i ka fut me nder nje “pordhe” kilometrike fizikes dhe mburret ende si intelektual? Po ku e gjeti ky intelektualin e leshit, apo te breket e mendafshit qe ja qepte mami kur ishte djalke me topka pa rritur? Gimi i puros, pervec motres dhe mamit qe i kishte si yje kinemaje, pjesen tjeter e kishte me nder “fende” labi. Hahaha, keta jane loqe bre, thoshte Ridvani i Boles.
Hahahahaha, Gimit i ka ardhur plasje qe gruan e parafundit e dergoi saliu konsulle ne Washington dhe ate nuk e beri me nder as ambasador ne Zwazilend. E la tere jeten lypes me K..r ne dore, e dini pse? Se Gimi ka kushurire gruan e pare te Sales, e cila e ndau kete Saliun sepse i fliste vetem e vetem per Partine dhe shokun Enver.
Spurdhjaku i nano-kurves, fshatar Llakatundit, e fryn nano me pordhe dhe fle dhe zgjohet me endren per kryeminister.
ju lutem ma shpejgoni pak kush eshte ky gimii pures kujt i thone ju lutem se jam shum kurjoze ta di
gimin e puros nuk e njeh ti????Se paske lexuar Antenen rregullisht.
Ky eshte agim nesho,i biri i gaqo neshos qe e urrente e gjithe Vlora kur qe (aty nga vitet shtatedhjete) sekretar i pare i KP-se se Vlores.
O Gimo, po cte keqe te ka bo Beni qe i bone gjith ket gjome? Puron qe ia lype, ta bleu, pse mor bur….
E shkatarrove fare fare. Gjynof.
ha ha ha personazh i persosur per antenen, ky gimi i puros
O cuni i Tepelenes ,konvertuar ne Vlonjat,je bere objekt barceletash,mblidhe mendjen shko me vrap tek partia e Elmaz Sherifit e futini ndonje dore poker ne nanon
E bukur. Besoj qe neser tek antena do te jete biseda e Rames me Milena Hariton. Si vajza e Tatjanes(Kolekes) kusherira e dyte qe ne kohet e kiametit ne Paris i dha lemoshe, sot me lot ne sy la Francen per rilindjen e kusheririt.
Kjo po qe ja vln si antene sepse personazhet me puro s’kane me kripe.
Keto komente g99 shash e mjaftistash te japin vetem ndjesine e te vjellit! Mero te premtoi rama qe me artikull felliqesire si puna e ketij do hysh ne listen e medias per deputet? Bravo…HYRE! Sa per shokun erjon te jesh i bindur qe jo vetem qe kuptohet qe eshte dora jote nga inskenimi i turpshem i dialogut,ku pergjigjet me se ordinere tepershtaten,por mos harro se kelyshet e tumburren larte e poshte qe ti dhe fuga i keni dhene detyren madhore per te share Arben Malaj me komente te tilla…
Mero baze ka qene turp per Shqiperi qe kur ishte me berishen dhe sot sot vazhdon te jete turp tani qe vazhdon misionin e tij per percarjen e ps i paguar nga sh.Sali!
Hahahaha jam kurioz te di kush e ka kete imagjinat kaq te zhvilluar???
Paska krijuar goxha histori. Po mir kaq inferior ndiheni ju dhe “shefat” tuaj qe shkruani te tilla gjera kundra z.Arben Malaj?
S’keni fakte konkrete kundra z.Arben sa qe krijoni trillime te tilla te turpshme??? Kaq shume ua paska fut friken si njeri i zoti dhe i suksesshem???
Hahahaha jeni shume patetik dhe te dobet. Identitetet tuaja dihen hapur keshtu qe vazhdoni me keto vepra sepse te paaftet si ju e marrin ate c’ka meritojn ne fund ?
Hahahaha jam kurioz te di kush e ka kete imagjinat kaq te zhvilluar???
Paska krijuar goxha histori. Po mir kaq inferior ndiheni ju dhe “shefat” tuaj qe shkruani te tilla gjera kundra z.Arben Malaj?
S’keni fakte konkrete kundra z.Arben sa qe krijoni trillime te tilla te turpshme??? Kaq shume ua paska fut friken si njeri i zoti dhe i suksesshem???
Hahahaha jeni shume patetik dhe te dobet. Identitetet tuaja dihen hapur keshtu qe vazhdoni me keto vepra sepse te paaftet si ju e marrin ate c’ka meritojn ne fund ?
Ky Malaj qenka i “poshter” fare. Paska shkuar edhe ne Amerike tani. Paska takuar edhe kongresmene dhe senatore. Paska bere takime dhe ne departamentin e shtetit. Paska qene i ftuar edhe ne nje tryeze te lidereve boterore me Presidentin Obama. Keta Amerikanet e “poshter” nuk e lexojne Antenen sepse s’kishin si te prisnin Arben Malaj.