Anekdota për dorëheqjen e Papës dhe Sali Berishën

12 Shkurt 2013, 22:22Antena TEMA
Anekdota për dorëheqjen e Papës dhe Sali Berishën

Kishte rreth një orë që Papa kishte dhënë dorëheqje dhe Flamurit iu desh të merrte Shkëlzenin në telefon. Zeni ishte shumë i gëzuar.

-Ça ke që je i gëzuar, i tha Flamuri.

-Ka dhënë dorëheqjen Papa, i tha Zeni, që gati nuk fluturonte nga gëzimi.

Flamurit iu duk sikur tha ka dhënë dorëheqje Baba dhe mori qëndrim.

-E para, nuk pse gëzohesh kaq shumë i tha, dhe e dyta për pasardhësin e tij do vendosin forumet.

-Bëni ç’të doni, i tha Zeni, boll që iku, se na myslimanëve nuk na ka dashur.

-E ke gabim, i tha Flamuri. Ai pak ateist ishte nga koha e shkuar, por për ju ka bërë të pamundurën të jetoni mirë dhe të keni pasuri.

-Pasurinë e kemi nga Baba, jo nga Papa, i tha Zeni.

Atëherë Flamuri u kujtua që e kish dëgjuar gabim dhe kish ngatërruar fjalën Baba me Papa.

 

Pas dorëheqjes së Papës, Nard Ndoka hapi zyrën e tij në ministri dhe priste njerëz për kafe. Shumica pyesnin se si kish ndodhur që një Papë kishte dhënë dorëheqje.

Më në fund në zyrë mbërrin dhe Nikollë Lesi dhe po shikonte interesin që kishin njerëzit për dorëheqjen e Papës.

-Unë them t’i bësh një telegram mbështetës, i tha Lesi, Ndokës, në emër të demokristianëve të Shqipërisë.

Shkruaj: I nderuar zoti Papë. Dorëheqja juaj nga posti i lartë i Papatit, është një burim frymëzimi për ne politikanët shqiptarë…”

-Jo se tingëllon keq, tha Ndoka. Nuk thuhet zoti Papë.

-Për atë mos ça kokë, i tha Lesi, po kjo tjetra që duhet të ndjekësh shembullin e Papës është problem.

 

Pas lajmit për dorëheqje të Papës, Jozefina mblodhi stafin e vet dhe kërkoi urgjent të bëhej një spot kur Papa takohet me Berishën.

Sekretarja e vet e gjeti pjesën dhe fjalimin që kish thënë Berisha pas takimit në të cilën Berisha thoshte “E sigurova Papën se unë dhe Ai do të jemi të përjetshëm në pushtet”.

Ia vuri Jozefinës ta shikonte dhe ajo u ekzaltua pa masë.

-Shumë e bukur keka, i tha. Si me e gjetë një slogan për me e mbyllë e me ba spot?

-Unë them ta bëjmë intriguese, tha sekretarja. E shkruajmë në titull: “Ja pse Papa dha dorëheqje”, dhe pastaj japim fjalinë e Doktorit “E sigurova Papën se unë dhe Ai do të jemi të përjetshëm në pushtet”.

-Bukur fort, tha Jozefina. Baje menjëherë…

Pastaj filloi ta mendonte.

-E çka do me thanë me këtë ti, që Papa ka dhënë dorëheqje se ndryshe nuk ikte Berisha…

-Jo, i tha sekretarja. Mund të merret dhe ndryshe, që Papa dha dorëheqje kur mori vesh që Berisha do rrojë mbi 100 vjeç.

4 komente në “Anekdota për dorëheqjen e Papës dhe Sali Berishën”

  1. Pilo Lala says:

    E bukur shume.
    Matet engjelli me djallin.

  2. Shtegtari says:

    Kjo e treta, me Jozefinen, qenka ajka, si embelsira qe lihet per ne fund, hallall!

  3. Cakalli7 says:

    e shka don me thon ti or at i shenjte (i thote hamzai priftit katoli)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje