Flamuri, në telashe nga dorëheqja e Papa Benediktit XVI

11 Shkurt 2013, 21:21Antena TEMA

Flamuri ishte duke riparë listën e ndarjes së pushteteve para zgjedhjeve, kur i ra telefoni i Petrit Vasilit.

-Muli, nga LSI flas, jam Titi. Po të marr dhe si koleg, po dhe si partner në qeveri.

-Fol, i tha Flamuri, ça të duhet. Jam duke riparë listat. Do t’u japim dhe katër drejtorë të rëndësishëm dhe 500 vende pune të thjeshta, dhe duhet të rrini në koalicion.

-E di, e di, se më tha shefi, i tha Titi. Por si i bëhet kësaj punës së Papës?

-Pse ç’keni me Papën, i tha Flamuri.

-Po ja o burrë, ka dhënë dorëheqjen dhe thashë të shikojmë mundësinë mos aplikojmë dhe nga partia jonë sa për prestigj.

-Aman o burrë dhe ti, pse për atë vend keni ngelë keq ju?

-Jo mo burrë, nuk e kam se e duam patjetër, por thjesht për prestigj.

-OK, se do ta shikoj, i tha Flamuri.

Mbylli telefonin dhe turfulloi me vete.

-Ku e morën vesh xhanëm që ka dhënë dorëheqje Papa, dhe atë vend pune e duan.

Mori në telefon Ben Imamin.

-Ore, ka dhënë dorëheqje Papa, i tha.

-Po, e di, tha Beni. Në fakt siç më thanë, kishte ca probleme të tija, nuk ka lidhje me politikën.

-Mirë o mirë, të bëjë ç’të dojë ai, por ça t’i bëj unë se e duan këta të LSI si vend pune.

-Po mirë o, jepua, tha Beni. Mua s’më prishin asnjë punë. Ai në fakt iku se nuk i dilte rroga, kishte dhe ca probleme financiare me fëmijët që janë për shkollë… Në fakt dhe Doktorin nuk e duronte dot më. Po këta të LSI do na hapin telashe se këta duan vetëm të vjedhin. Aty s’ka gjë për të vjedhë.

-E mirë, t’ia them Tit Vasilit, tha Flamuri, ta dijë që nuk është ndonjë rrogë e madhe dhe të ketë kujdes kandidaturat me Doktorin.

Mori prapë Tit Vasilin.

-OK, vendin e papës e keni në dispozicion, tha. Rroga nuk është e madhe dhe Papa ka dhënë dorëheqje se kishte ca probleme financiare me shkollën e fëmijëve dhe i duhej të punonte më shumë.

-Ça thu mo Flamur, ku kanë Papët fëmijë, i tha Titi.

-Ku di unë se ç’kanë papët, di që Bert Papa ka pasë dy fëmijë tha ndaj dhe ka dhënë dorëheqje.

-Ça Bert Papa thu ti mo? Unë them ka dhënë dorëheqje Papa Benedikti XIV. Dhe thashë mos aplikojmë ne si vend pune. Jo se do e kapim, po ngrejmë pak pjacën.

-Or Tit, paske rrjedhë fare, i tha Flamuri. Po mirë ne dhe PS që kemi dhe ndonjë katolik në parti, po ju që jeni vetëm myslimanë dhe ortodoksë, dhe ju doni të bëheni Papë.

-Jo mo burrë, ta kishim aplikimin për prestigj se s’i dihet kapnim vendin e ambasadorit në Vatikan me këtë rast.

-Unë thashë se donit vendin e Bert Papës, tha Flamuri, se ai ka dhënë dorëheqje ngaqë nuk duron dot Doktorin. Po ju qenkeni çmendur.

9 komente në “Flamuri, në telashe nga dorëheqja e Papa Benediktit XVI”

  1. Mjeku says:

    O Mero

    Po te vesh tek Antena, personazh Petrit Vasilin, do te kesh me shume sukses se sa me Mulin.

    Vasili eshte person polivalent: bosh, ziliqar, megaloman,prepotent, servil,dembel,genjeshtar, mashtrues,i pafytyre,i pabese,i pamoralshem dhe mbi te gjitha nje hajdut qe konkuron rrote me rrote me baba Liken.

    1. korcari says:

      Bravo mjeku

      Diagnoze e sakte per Petrit Vasilin.E presim te vije nga Korca per fushate. E duam shume…..

  2. Goni Tr says:

    “-Po ja o burrë, ka dhënë dorëheqjen dhe thashë të shikojmë mundësinë mos aplikojmë dhe nga partia jonë sa për prestigj.”
    Ha ha ha ha, LSI parti prestigji, me koklopat kryetar e zv/kryetar!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2013/02/une-dhe-kokepalaret.html

  3. Bejdo Malo says:

    Ju sqaroj se Robert Papa ka dhene doreheqjen nga posti i keshilltarit te Ministrit te Mbrojtjes, zotit Arben Imami. se ka gjetur nje pune ne stafin e mikut te tij Xho Bajden ne Uashington. Doktori e luti Bert Papen qe te behej ambasadori i Shqiperise ne Uashington por ai nuk pranoi me justifikimin se ka qene pjese e stafit te fushates se Obames per senator kur ishte student ne Amerike njezet vjet me pare, dhe paska nje rregull ne Amerike qe kur nje i huaj ka mbledhur para per fushaten e Presidentit nuk mund t’ i pranohen letrat kredenciale si perfaqesues i nje shteti tjeter nga ky President. Amerike hesapi, i shikojne gjerat me lupe, jo si ne. Tani Bert Papa ka gjetur pune si ndihmes i asistentit te keshilltarit per Ballkanin ne stafin e zevendespresidentit Xho Bajden. I kane dhene shtepi, kuzhiniere dhe bodyguard. Por duhet qe te jape okejin eprori i Bert Papes Arben Imami, i cili nuk pranon per qamet se ka frike mos i dergojne Sokol Dervishin ne vend te tij, se LSI kerkon qe ta largoje nga Ministria e Ekonomise tani qe mori ere ajo puna e privatizimit te Albpetrolit te cilen duan t’ ia lene ne kurriz Sokol Dervishit.
    Ju sqaroj gjithashtu se Flamur Nocka ka dijeni te medha per punet e Vatikanit dhe nuk i ben keto gabime, se kur deshi te arratisej ne kohen e komunizmit dhe beri ca kohe burg e vune te rrinte me nje prift katolik i cili u tregua aq gojeleshuar sa Flamuri u shperblye me lirim te parakohshem duke ia percjelle Sigurimit fjalet e priftit.
    Pervec kesaj e keni gabim kur thoni qe LSI nuk ka katolike. Harruat qe ne ate Parti eshte zonja Nora Malaj anetare e kryesise, e cila eshte mbesa e “katolikut te devotshem” Mark Dodani. Shoku Mark Dodani, ish oficer i larte i Sigurimit te Shtetit dhe i njohur si xhelat i priftrinjve katolike, ne 2005 dhe ne 2009 mori pjese ne fushaten zgjedhore te LSI-se per te mbeshtetur mbesen. LSI mund ta beje kandidat per pape Mark Dodanin. Se ja mendojeni vete, nje pape vdiq pak me pare dhe ky tjetri eshte keq me shendet dhe te dy qene me te rinj se Mark Dodani, i cili eshte shendoshe e mire, ndonese ka prishur kisha dhe ka vrare priftin. Tani me thoni ju mue se ke do me shume Zoti dhe Krishti, Gjon Palin II dhe Benediktin XVI apo Mark Dodanin? Meqenese mund te kerkohen dy kandidatura le te dergojne edhe Apollon Bacen. Sa per ambasador ne Vatikan LSI mund te propozoje katolikun tjeter Ralf Gjoni, te birin e oficerit te Sigurimit te Shtetit.

  4. hasan says:

    Mero,i ke dhi Mero ja u ke nxire fytyrat ketyre dallkaukeve qe u duket se qeverrisin kur vjedhin.Ha haaaaaaaaaaaaa…Bravo Mero.

  5. Ivani i madh says:

    0 tani plasi ne TIRANE Nard Ndoka sikur ta kishte parashikuar qe papa do jepte doreqie e shkoi me qeverine,tani ju hap ruga drejt papatit mer dhe bekimin e Berishes si dashamiri i vetem mysliman i papave dhe pas disa kohesh ne kry e te Vatikanit

  6. Ben Chicago says:

    deshira e fundit e kadafit
    te shikoje emisionin fokus nga robert papa

  7. Pederasti i lsi says:

    Tia nxini jeten´ robte ku ti kete. Mbetet me shk….ata i lsi. Eshte njeriu me negativ´ me maskarai. Bythet i jane bere tamam per kete fushate´ qe do i fundose pergjithmone. Petrit Vasili! Kush do ta mendonte qe ai do behej nje dite ‘trim’!

  8. ibrahim says:

    Pse nuk e merrni shokun rama dhe shkoni prap te gomari qe doli ne Foto dhe dilni bashke,por me vete merrni edhe baze,bushati,nano e stefani,bile mund te beni nje kartolin per vitin 2017 kur rama me gomarin do te konkuroj serish per bashkine e mallakastres,se kryeministrin e ka Shum larg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje