Halimi, në dilema për emrin dhe deklaratën

8 Shkurt 2013, 23:08Antena TEMA
Halimi, në dilema për emrin dhe deklaratën

Halimi ishte dje në siklet të madh. Doktori e kishte thirrur dhe i kish thënë që t’i jepte një përgjigje të merituar ambasadorit Arvizu për deklaratën kundër Gjykatës së Tiranës. Skena në zyrë kishte qenë shumë e sikletshme. Doktori dukej i rrënuar, me sy të fryra nga pagjumësia dhe më një rrëmujë të madhe mbi tavolinë.

-Dëgjo Blerim… shiko…, i tha sapo Halimi hyri brenda.

-Halim, Doktor, jam Halimi…

-Po, Halim. Dakord, shiko Blerim, Mariza Lino ka vrarë njerëz. Jo, ka vrarë njerëz, këtë e di mirë unë.

-Jam Halimi Doktor…

-Po, po, Halimi, s’ka problem dhe ja ku po ta them unë d.m.th, se këtë nuk ia fal. Ka ardhë dita me e thanë. Vjen TV Klan ta merr një deklaratë dhe duhet t’ia numërosh të gjitha. Duhesh me i përmend atij zotërisë, se më ‘98 ka vra njerëz në ambasadën amerikane në Tiranë, ndërkohë që nuk ekziston rregullorja e Rrugës së Elbasanit. Ka vetëm rregullore bulevardi. Jo, nuk ka. Për këtë duhet të jemi të ndershëm.

-Dakord Doktor, e bëj unë. Ndonjë detaj më shumë si ka qenë ngjarja?

-Tani Blerim ajo kohë ishte shumë e ngarkuar dhe unë e mbaj mend mirë se rrija gjithë ditën në zyrë…

-Kush është Blerimi Doktor, se ty bë fiksim, i tha Halimi.

-Shiko, dakord, po duhesh me i dhënë përgjigjen e merituar. Dhe duhesh me ulë e me mësu historinë e kësaj partie, se deri më sot i keni marr vetëm lekët, por duhet dhe me e ditë zotëri se kush është kjo parti.

Halimi i tronditur u ngrit të dilte. Doktori i bëri me shenjë të vazhdonte.

Sapo doli në korridor, Halimi filloi të sillte gjithë skenën ndërmend. Ngatërresën e emrit, vrasjen në oborr, deklaratën që do bënte…

-Ta bëj të egër, tha me vete, fitoj pikë tek Doktori dhe kap të parin në listë në Durrës… Kam frikë se mos më nxjerrin dosjen e Jasin Kadiut këta amerikanët, tha me vete, se i mora dhe zyrat qyl nga ai… le që ç’më duhen mua amerikanët, sikur më bënë ata ministër, tha, po e bëj të fortë… Pastaj u kujtua që Llalla ia kish hetuar ca pasuri dikur dhe i kish vënë ca kryqe për pasuritë në Greqi. Le që kush pyet Llallën, tha, sikur çdo më bëj mua tani ai, po u bi fort… Vetëm kam frikë se mos më nxjerrin përgjimet e Zenit me Nikolinin ata, tha me vete, për tokën e Liqenit… Po dhe po e nxorën, nder do më bëjnë se unë njoftova në kohë Doktorin mos të shkonte Zeni në takim… E kap prapë ministrinë pas zgjedhjeve… Le që ç’më duhet, tha, se s’i dihet, nuk fitojmë dhe më varrosin fare…

Nën këto dilema, shkoi në zyrë ku e priste kamera e TV Klanit. Operatori kishte ndezur kamerën dhe priste.

-Më falni, i tha operatori, se më kanë dërguar pa gazetar. Më thanë që zoti Blerim e di vetë pyetjen. Unë dua vetëm përgjigjen.

-Halim quhem, i tha operatorit.

-Nuk e di, Blerim ma dhanë, por mos u mërzit se e korrigjojnë ata tek tirat. E sqaroj unë, tha operatori.

Halimi e bëri deklaratën me gjysmë zëri. Nuk e kuptonte dot, se pse po ja ngatërronin emrin qysh në mëngjes.

5 komente në “Halimi, në dilema për emrin dhe deklaratën”

  1. Hakmarrja ndaj Berishes says:

    THIRRJA E FUNDIT

    VENDIM

    Popull shqiptar neser diten e shtune date 9, ora dhjete, ne sheshin Nene Tereza, para korpusit te universitetit fillon:

    PRANVERA SHQIPTARE

    Te gjithe shqiptaret qe e ndjejne se Sali Berisha, eshte diktatori i fundit komunist ne pushtet, te dalin neser dhe te mos ngurojne.
    Forca jone eshte e madhe, forca jone do ta shporri Sali Berishen dhe familjen e tij proserbe, nga pushteti.

    THIRRJA JONE DO TE JETE.

    TA ZHDUKIM QELBESIREN

    Gardiste, police, distancohuni nga urdherat e shefave tuaj, ato urdhera jane per te mbajtur familjen Berisha ne pushtet, per interesat e veta dhe te lobit proserb ne Shqiperi, ato urdhera jane per tju bere juve mish per top, per llogari te familjes Berisha, qe vjedh edhe parate tuaja, vjedh edhe taksat tuaja.
    Cdo bashkepunim me Sali Berishen do konsiderohet tradheti dhe do te ndeshkohet rende.
    Familjare te gardisteve, largoni familjaret tuaj nga perballja me popullin, se ai qe do mbeshtese Berishen, do te denohet me vdekje vete dhe familja e tij.

    TA ZHDUKIM QELBESIREN

    Neser diten e shtune date 9, ora dhjete tek sheshi Nene Tereza, te fillojme:

    PRANVEREN SHQIPTARE

    Mesazhi yne:

    TA ZHDUKIM QELBESIREN

    1. DAUT SKELA, VLORE says:

      KA KOHE QE I DEL GADAFI NE GJUME DIKTATORIT!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/makthet-e-saliut.html

  2. MARKO says:

    Me mire do te ishte ti therriste jo Blerim apo Halim, por Hale.

  3. nahlel says:

    O bo booo.po ky spurdhjaku del e flet per Amerikanet.Po ketij i dridhen leqet e kembeve si purteka.Po ku ka mendere ky plesht te shaje Amerikanet.A ne doren e kujt e le Shqiperine o Moster shpellash.

  4. Amant says:

    Ky manec qe nuk merr vesh nga ligjet edhe ato qe i a meson Saliu, nuk i reciton mire. Njeri me difiçenca te medha mendore.
    Ushtar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje