Flamuri, sugjerime Doktorit nga kronika rozë

9 Shkurt 2013, 22:50Antena TEMA
Flamuri, sugjerime Doktorit nga kronika rozë

Flamuri dje u hutua fare nga kronika rozë. Afërdita Dreshaj qenka një vajzë e bukur nga Kosova, që paska zënë të dashur Leonardo Di Kaprion. Çudia erdhi se lajmin e kishin gjithë gazetat dhe thoshin e kanë po ashtu dhe gjithë gazetat botërore. Gjithë debati ishte nëse ajo ka bërë seks me Di Kaprion apo jo, pasi kishte dalë në dritare të një moteli. Ajo thoshte nuk kam bërë. Dhe i fejuari i saj thoshte nuk ka bërë se janë miq. Pastaj vazhdonin komentet…

-Si është kjo punë, tha Flamuri. Ai burri vret mendje si t’u japë pasaportë shqiptare këtyre në Kosovë, kjo ikën dhe zë të dashur Di Kaprion. Në vend të vijë në Tiranë, të pyes këtë burrin, t’i thotë cili politikan në SHBA të bie më qafë dhe të shkojë të zërë atë të dashur, shkon tek një aktor koti…

Shkoi në zyrë të atij burrit dhe ia tregoi shqetësimin.

-Flamur, mos u mërzit, tha. Bota kështu është ndërtue. Ja, ke Rita Orën. Na erdhi më 28 Nëntor, këndoi dhe iku. Të dashur kishte Kardashianin. Anxhela Martini po ashtu. Erdhi, na respektoi, po të dashur ka ish- të dashurin e Paris Hiltonit.

-Po mirë Doktor, pse mos t’i thërrasim në një takim dhe t’u themi që të orientohen tek politikanët. Për shembull, njëra të zërë të dashur Filip Rekerin, tjetra Xhon Kerrin, njëra Stefan Fylen dhe i rregullojmë gjithë punët.

-Tani, Flamur, të them të drejtën, nuk e bëj atë punë. I njoh, i kam mike të tria, por nuk mund ta bëj atë punë. E kam shkarku Ylli Pangon për 4 minuta, nuk du me u ngatërru me atë punë.

-Po mirë Doktor, po si t’ia bëjmë këtu brenda. T’i vëmë ndonjë femër këtyre diplomatëve këtu…

-Flamur, shiko, mos u përzje në atë punë se nuk i dihet. Ne i fusim në lojë dhe ato bëhen me palën tjetër dhe na hedhin në erë. Lëre mos u ngatërro.

-Dakord, tha Flamuri, atëherë të paktën të përdorim këta që kanë të dashur. Kush e njeh këtë Afërditën t’i thotë Di Kaprios të bëjë një deklaratë për 21 janarin? Të thotë ishte rebelim i armatosur kundër institucioneve dhe të vlerësojë ruajtjen e institucioneve nga Garda. Nuk i kushton gjë Doktor…

-Shiko Flamur, lene. Nuk është punë që bëhet kjo.

-Po pse Doktor, çfarë ka? I japim ndonjë lek dhe e përdorim si qëndrim të intelektualëve amerikanë pro 21 janarit. Pastaj mund të bëhet peticion i gjatë. Njeh dhe kjo Bleona këtë Al Paçinon, besoj firmos dhe ai, se Bleona thotë që është tip i vetmuar dhe s’ka me se merret. Ndoshta i thotë dhe Di Niros ajo se dhe sicilian është, ka gjak arbëreshi. Pastaj i ftojmë bashkë në hapjen e fushatës në Kukës…

-Flamur, shiko, lere këtë punë. Nuk mund t’i besojmë kaq shumë këtyre copave. Shiko, mund të na infiltrohen në mënyrë të dyfishtë.

-Po të paktën t’u marrim një deklaratë kundër ambasadorit Arvizu Doktor. Se quhet problem i brendshëm amerikan. Më janë dekurajuar policët. Më thonë ju do ikni, s’u do më Amerika. Se policët janë budallenj Doktor, nga këto gjëra flasin.

-Flamur, shiko…, dëgjo…, të bëjnë deklaratë thua ë…? Shkruaj: Deklaratë…

-Po kush t’ua çojë atyre Doktor për ta firmosur, tha Flamuri.

-Nuk e çojmë. E jep TV Klani në lajme dhe 55 dhe aq mjafton. Ç’rëndësi ka, sikur do ta marrin vesh ata.

12 komente në “Flamuri, sugjerime Doktorit nga kronika rozë”

  1. pd-isti says:

    Thjesht je i madh Mero!

      1. Vlora says:

        HA HA HA HA i madh eshte i nxjer te gjithe idiote…sju fsheh asnje gje.

      2. A.Goxhaj says:

        kinez kinez, po zotrote nuk le rast te te kaloje pa ja lexuar antenen. hahahahaha ca viktime!

  2. lalzi says:

    Mero !
    I papare !

  3. pilo lala says:

    Flamuri do i rekomandoje vetvrasje Berishes. Eshte ky aq trim sa te vrase veten?
    Ky do hiqet zvarre neper rruge, do i puthi kembet Haklajve per ta falur, do i rindertoje kullen.
    Ky do vdesi si nje qurrash.

  4. Kuksionia e Re says:

    O Muli, po lere Aferditen se ka zot, dy madje; Leon dhe Shpatin.
    Po merru me Qafen e Malit se ta bllokoi bora
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/rruge-te-bardha.html

  5. Horri i Bulevardit says:

    Une Horri Bulevardit kerkoj voten tuaj.

    E kerkoj voten tuaj se une jam ne gjendje tani ne prag fushate, tju sjell begatine, tju punesoj ku tja u doje kokra e qjfit, jo vetem juve por deri ne kusheririn e shtate.

    E filloj me Nastradini e nderuar, cfare kerkon pune, sa te duash,
    Ku do? ne dogane, apo ministri, me jep voten dhe esht e mbaruar ky muhabet.

    Neti Vjosa, komentues i nderuar, kerkon pune ne Shqiperi, lere Austrine, hajde ketu se puna po te pret, ne Keshillin e larte te Drejtesise.

    Edhe Plaku i zemeruar me Saliun, kerkon pune, ta gjen Horri, se e meriton, me jep voten dhe hap gojen, ku, edhe ne dogane, po spati vend, sa ti marr voten Nastradinit i jap duart dhe te fus ty aty.

    Kol Tivari, i shkelqyer me vjershat tij, lere Londren, te kam gjetur nje vend pune ku do te fitosh miljonat ne nje dite, kryetar te bordit te RTV, me jep voten dhe vendi punes eshte i joti.

    Ti kelmendas berishian, e kam nji vend roje, me jep voten te bej roje, se e meriton.

    Nuk e harrova edhe Dean-in, me jep voten, te punesoj deri ne kusheririn e shtate, vendin e punes zgjdhe ti.

    Agim Tare e meriton nje vend pune, kur te me japesh voten, vendin e punes do te jet i pelqyeshem, se deren do ta hapi roja kelmendas dhe do te nderoje sa here te kalosh.

    A harrova Veroniken, me jep voten dhe te shes nje tender, edhe 3% po ta paguash, perseri do te jesh e kenaqur.

    Edhe Blerines qe ja sjell ne maje te hundes kelmendasi i Berishes, po te me jape voten, sdo te nguroj ti jap nje tender, ose ta emeroj ne vend te Dollapit tek CEZ.

    Nuk do te le pa punesuar edhe Alb e Labin nga Vlora, te gjithe ata qe me japin voten jane te punesuar.
    Une e kam pazarin me te lire se Ilir Meta, 20-vota me nji vend pune, jo si Iliri 40-vota me nji vend pune.
    Une e kam pazarin edhe me te mire se Saliu, se pervec se ju plotesoj me diploma, ju emeroj edhe ambasadore e sekretare, ju emeroj edhe seksere e rektore.

    Votat per mua dhe punesimi nuk eshte problem.

    JU PUNONI PER MUA, UNE NUMEROJ DHE FITOJ

    Kjo eshte motoja ime per tu zgjedhur vete dhe per tju zgjidhur juve hallet.

    1. Lavirja e Bulevardit says:

      Votën time dhe të 20 dashnorëve të mi të përhershëm e ke të sigurt.
      Vetëm rrëzoni bishën e Vicidolit dhe mos ma merr semaforin e bulevardit.
      Kaq dua!

    2. VERONIKA says:

      Hahahaahha Horri,me aq vota sa kam,i bie qè tè mè bèj ministre,plaku idiot…mendo kolege me M.Brrrreguuuunnnnnn….unè krushqi me J.Brrrreeeguuuuuunnn,ik,ik tè lutem se po mè vjen tè qaj.
      Horri,si po venè kto punè,s’kam pèr tè votuar asnjè,sepse po filloj tè kem mè shumè frikè nga zèvèndèsimi,sesa nga rrèzimi.KLM,dhe flm…..”pèr tenderin”!

  6. shqiptari says:

    hahaha, pse s’ja coni Haxhinasise se ai shkon me ere pas p…

  7. ibrahim says:

    tash FLAMURI po i jep bazes vetem shtiza bythve,dhe ngjale goje meta.parat qe fitonte nga droga rama,baze e komunistat e PS flamuri po ju djeg.me mija kilogram ja zuri,tash qe nuk kann para dhe ngjalat e metes ne te sosur jane rama e baze kane filluar te hajne baar.si lopet daneze dhe shtizat e flamurit dhe lulit thane ska lidhje kryesorja shtize dhe futet.Baze i lumtur e kish be bythen te kuqe semafore si te majmunve i kish ndihmu pak rama dhe peza per ta skuqur.epilogu dihet RAMA_META_PEZA I VJETER DHE I RIU PERFUNDOJNE NE SHTRATIN NEGJMIJES,ajo kujdeset per luberfikues.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje