Direktiva për të qenë të gëzuar për Shën Valentin

14 Shkurt 2013, 23:04Antena TEMA
Direktiva për të qenë të gëzuar për Shën

Jozi e thirri Flamurin dje qysh në mëngjes.

-Kam vendos me festu Shën Valentinin, tha, dhe që policia të ma bllokojë krejt bulevardin. Kam me sjellë krejt vajzat e Tiranës të vallëzojnë në bulevard. Duhet me festu mar Flamur se nuk kam pa parti si kjo që nxin e gjitha. Duhet me festu mar se kena me fitu. Duhet me festu mar se kena me qenë prap’ në pushtet. Ç’ashtë mor kjo parti që vetëm vajton….

-Të drejt ke, i tha Muli. Ja po vij dhe unë aty që ta kemi situatën nën kontroll.

Shkoi tek zyra e Jozit në Kuvend dhe po ndiqte kështu përgatitjen e paradës së Jozit për Shën Valentinin.

Sapo eventi filloi, Jozi doli e kënaqur në dritare dhe shikonte pastaj ekranet e TV që e jepnin live gjithë eventin.

Filloi t’i binte telefoni dhe u përgjigjej të gjithëve e eksituar nga gëzimi i festës.

Papritur ra dhe telefoni i Mulit.

Sekretarja tha se e kërkonin nga Erseka në telefon.

-Merr pak më vonë, i tha Muli, se jam me Jozin.

-E sheh mar Flamur, deri në Ersekë e kanë pa, dun me të uru, i tha Jozi.

Ra prapë zilja dhe Muli e hapi. Ishte shefi i policisë në Ersekë.

-Kanë vra veten dy të dashuruar, i raportoi Mulit.

-Mos, tha Muli. Se jam dhe në një event.

-Ça ka ba vaki mar Flamur, i tha Jozi. Ene ti fillove të nxish në fytyrë.

-Është vra një grua 32 vjeçe nga i dashuri, tha Muli, në Ersekë.

-Ashtu? Po njata njerëz që votojnë Edi Ramën dhunë mbi gratë kanë me ushtru. Shiko sheshin këtu plot.

-Le se na prishi humorin, tha Muli dhe filloi të merrej me telefonatat të tjera.

U rikthye sërish dhe dolën me Jozin në bulevard.

-Qeshu pak, i thoshte Jozi. S’duhet me kenë parti e mërzitun. S’duhet me ua ba qejfin atyne që dun me na rrëzu nga pushteti.

Flamurit i ra një telefon tjetër. U nxi prapë në fytyrë. Një nga vajzat e aksidentuara në Himarë mund të ishte përdhunuar në koma në Austri.

Ja tha dhe këtë Jozit.

-Nga ish kjo mar Flamur, i tha Jozi.

-Nga Librazhdi, tha Flamuri. Paska dërgu letër dhe ky Taulant Balla.

-Lene mor atë, do jetë sajim si Griselda. Leni mar ata se dun me na prishë festën. Lene mar, eja festo ktu tha, dhe përpara ju shfaq Lefteria.

-Po ti maj, çka ke që nuk gëzon, i tha Jozi. A shef sa bukur?

-Jam pak e turbulluar, i tha Lefteria, se më erdhi padia për divorcin. Por mos ma vë re, ja së të ma kalojë dhe do dukem e gëzuar.

-Hajt moj gru dhe ti, çka po mërzitesh për ksi senesh. Duhet me kenë të gëzuar patjetër se jena tre muaj para zgjedhjeve, tha, dhe filloi të kërcente.

7 komente në “Direktiva për të qenë të gëzuar për Shën Valentin”

  1. dario says:

    lefteria po divorcohet qe burri te kete mundesi te fitoj tendera..kot domethene..thjesht per letra..

    1. Beqir Meta says:

      Jozi kerceu ma for ne darke, kur ne shtrat ledhatonte tullen qe i rri prane.

      1. Vlora says:

        Eh , moj Jozefinë

        Kur ti rri e heshtur
        ngjan si Shën Maria ,
        po sa nis e flet
        më kap lemeria .

        Si sot dhe më parë
        të kam thënë pa rreshtur ,
        që të dukesh zonjë
        më mirë rri e heshtur .

        Se kur rri e heshtur
        dukesh yll i bërë ,
        po sa nis e flet
        i tromaks të tërë .

        | Arben Duka |

        1. Uarda says:

          Ne fakt ajo puna e asaj studentes se perdhunuar ne Austri, me duket se po del vertet si puna e Griseldes. Studentja kishte dale nga koma ne Korrik, shtatzene kishte mbetur ne fund te shtatorit…

  2. marko says:

    Po Lefteria si burre eshte vet. Nuk ka tipare femre.

  3. ion says:

    eee tekercej jozi se i kemi gjerat fjollll

  4. endrra me sy hapur says:

    Dario me kete rast jam plotesisht me ty,pasi burri i saj eshte nje kokerr legeni sa qe per pare, u zu me grushta u sha me nene e babe me vellane e vet qe e mori ne pune.E do lekun me shume se nenen e baben ai dhe ajo corapekuqja e librazhdit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje