Flamuri ka qenë i paqartë këto kohë për sjelljet e çuditshme të Doktorit. Po i ndodhnin ca gjëra që s’u jepte dot shpjegim sado që vrau rradaken. I mori në analize një nga një të gjitha takimet fundit me të dhe në fund ishte edhe më i paqartë se në fillim të analizimit të fakteve. Vërejti me ankth se Doktori gjithnjë ç’thoshte në mëngjes, s’e thoshte në darkë, me një fjale llafoste kodra pas bregut. Ai e kish thirrur në mëngjes dhe i qe dukur i rrënuar fare, me sy të skuqur, i fishkur e i plakur.
-Flamur, janë keq punët. Të gjitha sondazhet që kena ba jena përtokë. Duhet me ba diçka… Këta lobistët e mi më thonë duhet me folë kundër korrupsionit, pasi na ka ulë pikët Gita me Zenin me këto shpifjet që ban opozita. Duhet me ba urgjent një takim në Lushnjë e me fol kundër korrupsionit. Duhet me gjetë një mjek që më mban mend mu jo hajdut dhe ndonjë bujk që flet si e kena luftu ne korrupsionin.
Flamuri mbajti shënim dhe doli. Të nesërmen, pas takimit të Lushnjës, e thirri prapë.
-Dëgjo Flamur! Do t’i fitojmë zgjedhjet se kena ba reforma. Kena rritë rrogat, kena ngritë pensionet, kena ba rrugë. Flamur, shiko, takimi në Lushnjë tregoi se ne kena luftua korrupsionin. A e pe atë mjekun Flamur që më mbante mend qysh student që nuk vidhja? Më ka prekë thellë. Jo, më ka prekë. Një herë ai, e mbaj mend, ka pasë lënë latat e ushqimit në tavolinë, unë isha pa drekë, por nuk i mora. Fjeta pa drekë. E mban mend Flamur. E tha. Shiko, ne duhet të shembim murin e bllokimit. Të gjitha sondazhet na nxjerrin ne fitues, madje me rezultat të thellë. Le të dërgojnë memo ata amerikanët. Jo, populli ma ka besue mue, s’kanë pse ndërhyjnë në çështje të brendshme tonat ata. Duhet me ia vendosë kufirin te thana këtij Arvizusë, mos ia ndaj sytë…
Flamuri e dëgjonte kokulur. Ai mjeku në fakt nuk ishte mjek, dhe bujku nuk ishte bujk, por të paktën e kishin qetësuar Doktorin.
Dy dite më pas, u përsërit e njëjta histori.
-Dëgjo Flamur, jemi shumë keq. S’kemi para as për rroga. Është arka bosh. Do na ngrihen njerëzit e do na mbysin me pështymë. As borxh s’na jep më njeri. Na ruajtë Zoti. Edhe Fullani s’ka çfarë na bën…
Mbasdite sekretarja e njoftoi se e kërkon Doktori dhe Doktori qe tjetër njeri pasdite.
-Flamur, jemi mirë. Kemi bërë një një mrekulli ekonomike. Reformim i shkëlqyeshëm, digjitalizimi na ka ndihmu shume. E shof në Facebook, të gjithë janë me mue… E di ti sa janë ngritur rrogat? Jo, s’ke si ta dish, ta them unë. Po pensionet e di sa janë rritur? Ja ta them unë ty.
Për dy ditë të tjera historia u përsërit. E thirri për CEZ-in dhe humbjet në rrjet dhe borxhet e papaguara. Kishte frike se mos i ndodhte si në Bullgari, ngriheshin njerëzit e ia digjnin faturat para zyrës e kërkonin dorëheqjen e tij.
-Po erdhën këtu, i vras përsëri. S’kanë si të kërkojnë karrigen time…
Pasdite tha se s’duhet të ketë merak se Shqipëria po bëhet superfuqi energjetike me Sahit Dollapin.
-Kena ba dhjetëra hidrocentrale të vegjël dhe do eksportojmë energji, do investojmë tek energjia e rinovueshme… Do të jemi superfuqia energjetike e Ballkanit. Ne jemi një Suedi e vogël Flamur, jemi një Zvicër e vogël, por dhe me mirë se kemi dhe det.
Flamuri, megjithëse u mendua gjatë, s’dinte kë të besonte për të vërtetë, Saliun e mëngjeseve apo Doktorin mbasditeve. Iu drejtua një mjeku psikiatër për ndihmë. E thirri në një lokal andej nga Sofra e Ariut si për të mos rënë në sy, por edhe për ta bërë pak zyrtar takimin.
-Të kam thirrë si mik se s’dua ta marrë vesh njeri se ata “miqtë” e Doktorit kanë filluar të tregojnë barsoleta me sjelljet e çuditshme të Doktorit.
Ia tregoi historinë dhe e pyeti si mendonte ai, cilin duhet të besonte si Doktorin e vërtetë. Përgjigja e tij e çuditi në fillim.
-Dëgjo, meqë do flasim si miq, le te flasim, tha psikiatri. Doktor Berisha ka kohë që s’është në rregull nga trutë. E kam vëzhguar gjithë këto kohë sjelljen e tij dhe përfundimisht kam konkluduar se është njeri me personalitet të dyfishtë.
-E dija që ishte gjeni, tha Flamuri, të gjithë kanë një personalitet, ai dy. S’e marr vesh…
-Jo, në fakt është një lloj sëmundje mendore, personaliteti i dyfishtë kur njeriut herë i duket sikur është ai që është, e herë i duket sikur është një njeri tjetër. Kjo mendoj se i ndodh edhe Sali Berishës, tha psikiatri.
-Ashtu ë, tha Flamuri. Po çfarë mund të bëjmë diçka para zgjedhjeve që atij t’i duket vetja vetëm si Doktori, pra vetëm siç më flet në darkë…?
-E thjeshtë, i tha mjeku. Mos e tako në mëngjes, takoje vetëm në darkë pasi ka parë lajmet e Klanit dhe e ke në rregull.
Lum Kuksi per ty o Flamur Topojani
Burra si ty i kan le 1 ne 100 vjet Kuksit ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/gamor-ti-gamor-kush-tvuni.html
Doktori shikokerka Klanin mbasdite por lexokerka Temen paradite.
Mos e tako ne mengjes Flamur, degjoje keshillen e mjekut psikiater, se doktor shurra, ka ardhur ne ditet e tija, si Enveri dikur, qe gjithnje armiqte i publikonte ne mengjes, se edhe endrat i shihte ne pike te sabahut dhe per te mos i harruar cfare fytyrash kishte pare ne ender, i deklaronte ne mengjes se ky dhe ai jane armiq donin mu te me vrisnin dhe sic ka thene Koz Dynjaja, qe la nji llaf per ne tha: RROFTE ENVER HOXHA QE VRAU DHE I COI NE KASAPHANE ME SHUME KOMUNISTE SE VETE ANTIKOMUNISTET; QE BETOHEN KUNDER KOMUNISTEVE.
Keshtu Flamur, bej sic te keshillon psikiatri, mos i dil perpara Saliut ne mengjes, gjej ndonje preteks dhe coi llaf Lulit ose Palokes i thuj se ju kerkon doktori ne zyre dhe mbasi e hajn ata ne vendin tat.
Ta them kete se andej nga Topojani vertet bejn kalamaj shume, por Flamur sbesoj te beje me lokja. Ruje vehten Flamur, paradite futja gjume.
Dr.psikiater eshte Ariel Como,ai kujdeset jo vetem per shendetin e shefit por edhe per financat e gruas se tij ne qendren e autizmit.Kane gjetur tenxherja kapakun.
Sa forte more mero na shkrive gazit per :
Mjeku psikiater: -Dëgjo, meqë do flasim si miq, le te flasim, tha psikiatri. Doktor Berisha ka kohë që s’është në rregull nga trutë. E kam vëzhguar gjithë këto kohë sjelljen e tij dhe përfundimisht kam konkluduar se është njeri me personalitet të dyfishtë.
Flamur Noga :-E dija që ishte gjeni, tha Flamuri, të gjithë kanë një personalitet, ai dy. S’e marr vesh…
Mjeku psikiater: -Jo, në fakt është një lloj sëmundje mendore, personaliteti i dyfishtë kur njeriut herë i duket sikur është ai që është, e herë i duket sikur është një njeri tjetër. Kjo mendoj se i ndodh edhe Sali Berishës, tha psikiatri.
ajo me latat e mences se studentit eshte me e bukura. ku te vete mendje bre Mero?! Per kete me te rinjte qe nuk e kane arritur ate kohe ju sqaroj se latat ishin si bicim bilete qe i jepej sportelistes se mences ne banak dhe studenti merrte racionin. Ato lata zkonisht i ngulnin ne nje gozhde te vendosur mbi banak.
Tani merreni me mend ‘ndershmerine’ e Saliut me latat! Ironia dhe sarkazma eshte e qarte ndaj gjithe atyre injoranteve qe sot mendojne se Berisha eshte njeri i ndershem si ne kohen e latave.
Mero e ke kopsitur por kam frike se ne Shqiperi ka shume budallenj, dhe me e keqja eshte se keta budallenj jane edhe kokeforte, duan te mbeten budallenj me kokefortesi.
Kushedi sa gozhda ka mbushur Saliu me lata. Ne 23 qershor i duhet futur gozhda e latave ne prapanice dhe te shkoje ne te semes bashke me palacot qe ka rreth e rrotull.