Dalja e memos së SHBA për qeverinë shqiptare, e tronditi Doktorin. Sapo doli në mëngjes në zyrë, thirri Ilir Metën për të sqaruar situatën.
-Shiko zotëri, tha. Memon e ka nxjerrë partia juaj se don me më diskretitu mu. Duhet me mbajtë një qëndrim për këtë!
-Po ç’të them unë o flori, ja të flas një herë me Panaritin, por dhe ai s’di gjë më duket.
-Jo zotëri se kjo është e pazakontë. Ata ia kanë dorëzuar Panaritit, ai ma ka dorëzu mua pa protokoll, dhe ajo del në shtyp. Shiko, ke një njeri ti aty që punon për Edi Ramën.
-Tani o flori këtu dikur kanë punuar të gjithë për Edi Ramën dhe s’e përjashtoj të ketë mbetë ndonjë akoma, por Panariti nuk bën nga këto gjëra. Mua nuk më ka ecur kurrë me këtë Ministrinë e Jashtme. Dhe atëherë që erdhi Ollbrajti dhe foli kundër teje, ma nxori Blushi në medie.
-Jo, e ke gabim shumë. Ollbrajti s’ka folur kundër meje, po atë e sajoi Blushi. As tani nuk ekziston një memo, por e ka sajuar Blushi me Ramën. Jo, këtë duhet ta thotë qartë Panariti.
Ilir mbylli telefonin shumë i pasqaruar. Për ta kuptuar më mirë se çfarë tha Doktori, mori Fahron.
-O vëlla, si do t’ia bëjmë me këtë memon, tha, se më mori Doktori dhe më thotë që memo nuk ekziston, por e ka sajuar Blushi me Ramën.
-Tani, pak rëndësi kanë të tjerat, e vërteta kjo duhet të jetë, tha Fahro. T’ia fus një titull unë për nesër.
-Mirë o flori, fute, po shiko rregulloje pak me takt tekstin.
-Më vjen keq, i tha Fahro. Krijimtaria është në bazë të punës sime.
Pas kësaj Iliri u lidh me Panaritin dhe i tha të lidhej me Fahron se do bënte një deklaratë që memo nuk ekziston.
-Po si t’ia bëjmë, i tha Panariti, se ata ma kanë dorëzuar.
-Nuk ka problem flori, nuk ka numër protokolli, nuk ke firmosë, mund të thuash s’e kemi marrë.
-Po sikur të na e bien prapë?
-Po e sollën prapë, u thuaj le se e kemi gjetur, nuk e duam, dhe kur të ikin, thuaj prapë se nuk e kemi marrë.
-Më vjen turp o burrë, si t’u dal para atyre, tha Panariti.
-Epo mos ju dil ca kohë, ça të them unë, tha Iliri.
Ndërkohë Fahro e kish mbaruar deklaratën dhe ia dërgoi Panaritit. Pas pak gjithë media mësoi se nuk ka ekzistuar asnjë memo nga ambasada amerikane për qeverinë shqiptare.
-Po ajo që dha Top Channel, çfarë ishte, pyeti një gazetar.
-Ajo ishte thjesht një letër, tha Panariti. Memo është dokument konfidencial, e bëjnë vartësit për shefin. Unë nuk e kam vartës ambasadorin amerikan.
Doktori ndiqte i kënaqur lajmet dhe përgënjeshtrimin.
E mori Ilir Meta dhe e uroi.
-E bëri si burrat Panariti, tha. E përgënjeshtroi.
-Shiko Ilir! Nuk ka pasë memo. E tha mirë ai, ka qenë thjesht një copë letër. Fola pak me Imamin se kam këtë Stevenin, i duhen ca armë këtë muaj, ndryshe na vjen memo tjetër. Thuaj dhe ti ndonjë llaf Haxhinastos, mos ka ndonjë gjë për të shitur.
-Mirë o flori, tha Iliri dhe mbylli telefonin me një mëdyshje të madhe.
-D.m.th memo paska ekzistuar.
O Sali ma i bukri i shpendve!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/zogu-berisha.html
Une do te vecoja “sentencen” e Faros:
-Më vjen keq, i tha Fahro. Krijimtaria është në bazë të punës sime.
paragrafi i funfit eshte per te qeshur por me shume eshte per te qare.
Keto memo jane si ndulgjencat e papeve te Romes. U shit Shqiperia e mjere dhe e permjere. Nuk ka nevoje te pushtohet me arme(ushtria ka kosto)Jemi katandisur si lypsaret e Evropes.
Poezia e NOLIT duhet te behet fjala e dites.
Cirrem digjem i vrerosur
Sakatosur,çarmatosur
As i gjall as i varrosur
Pres nje shenj e pres nje dite
……………………….
Ngrehuni dhe bjeruni
Korrini dhe shtypini
Katundar dhe punetor
Qe nga Shkodra gjer ne Vlore!
Kjo pershkruan te tere qeverisjen:
“Po e sollën prapë, u thuaj le se e kemi gjetur, nuk e duam, dhe kur të ikin, thuaj prapë se nuk e kemi marrë.
-Më vjen turp o burrë, si t’u dal para atyre, tha Panariti.
-Epo mos ju dil ca kohë, ça të them unë, tha Iliri”.
Te pafytyre, genjeshtare, hajdute etj, etj.