Kjo fundjavë ishte shumë e paqartë për Flamurin. Kishin ndodhur një sërë zhvillimesh dhe ai Burri nuk e kishte orientuar fare. Meta kishte dalë tek Çani dhe kish njoftuar se Bora ka ditëlindjen, Selami kish ardhur në Tiranë dhe kish njoftuar se do hynte në politikë, Sonila kishte ikur nga ABCD dhe kish njoftuar se nuk do hyjë në politikë, në PD ishin të gjithë të ankth dhe Flamuri nuk dinte si t’i qetësonte… U ngrit e i shkoi Doktorit në zyrë.
-E pe Metën tek Çani, e pyeti Flamuri papritur.
-Flamur, shiko, nuk e shikoj Çanin. E ka shumë të gjatë emisionin, nuk e shikoj. Pastaj atë Vizionin Plusin nuk e kam në paketë.
-Nejse, është tek Klani tani, tha Flamuri. As unë nuk e shikoj, por ndonjë herë. Ishte Meta dje. Duket që do të rrijë me ne në koalicion.
-Me ne… po, patjetër, dakord…, mirë, ndonjë gjë tjetër ça tha?
-S’e di, foli për gjëra private, paska ditëlindjen Bora… do ta festojnë, do të ftojë njerëz.
-Ditëlindjen, ku, në Torino…?
-Jo, jo, këtu në Tiranë.
-Ah, Bora, po, po. Mirë…, çfarë tha ndonjë gjë tjetër…?
-Po hiç Doktor, si i lëkundur duket. Mos ndoshta duhet t’i shkosh dhe një herë për darkë?
-Zotëri, herën e parë shkova se kishte hall ai. Tani duhet të vijë ai për darkë.
-Ke të drejtë, i tha Flamuri. Kot thashë, ngaqë më çmendi dhe ky Mediu me Idrizin. Çdo ditë më thonë po erdhi ai, ikëm ne.
-Ashtu…, mirë. Ç’ka ndonjë gjë tjetër?
-Po ja, kjo ditëlindja e Borës, thashë se mos kishe marrë ftesë, ndaj erdha. Po ti nuk ditke gjë?
-Të them të drejtën mua më thanë e ka festu në Torino, ai. Ndoshta e feston dy herë. Mirë, dakord, ta shohim. Ndonjë gjë tjetër çfarë ka?
-Po hiç Doktor, kishte dhënë intervistë dhe kjo Sonila. Kishte përgënjeshtruar zërat që do të hyjë në politikë.
-Ashtu…? Mirë shumë. A e kemi në forum rinor këtë?
-Jo, është Greta Koçi ajo. Ajo nuk ka dhënë dorëheqje.
-Ashtu…, mirë. Ça ka ndonjë gjë tjetër?
-Po ja, hiç Doktor, desha me të pyetë si shkoi takimi me këtë Selamin?
-Mirë, shumë mirë. Ta mendojmë një herë, ndoshta na hyn në punë. I thashë po të kesh ndonjë hall, merr në telefon tek sekretarja.
-Po pse nuk i dhe numrin tim Doktor?
-Herët akoma për numrin tënd. Të japë ndonjë provë një herë. Çfarë ka ndonjë gjë tjetër?
-Po hiç Doktor, ja për këto gjëra erdha se isha pak i paqartë. D.m.th nuk do shkosh tek Bora…?
-Urdhëro…, aha, Bora. Po, po. Këtu apo në Torino?
-Këtu më duket, sidoqoftë mirë është të shkosh se dhe ai me qejf e kishte më duket.
Mero o qerata. Doktori po me kujton merhumin Enver ne mars te 1985.
Sa shejtan qe je, po ja afron shume diten!
jane identike.
vec ne ate kohe ishte berisha qe i mbante shuren enverit,,,,,ndersa sot shuren e berishes e mban flamuri.
Mos pastë Muli fatin e Salës se mbarum fare :)))
Po Mulit e keni vendosur se kush do ja mbaje shurren?
nuk eshte veshtire te meret vesh se kush RADHA TE MBETET TY tja mbash shuren Mulit
Aldo Bumci me duket perfekt per kete pune Uarda.
S’ka nevoje ai,e ben ne breke,sic e ka bere deri ne 15 vjec ne dyshek.
Eshte nje gare midids Ramyt dhe Ben Qikagos.
Qe kur ka fillu me fol percart?