Mbrëmbje. Jemi sot në një vend jo të zakonshëm, ku pak gazetarë kanë shkelur. Jemi në shtëpinë e njërit prej ikonave të shkencës, Sir Isaak Newtonit. Kemi verë të mirë, pak djathë, letër dhe laps. Ai qëndron ulur atje midis raftit të madh prej abanozi dhe oxhakut që nuk është i ndezur. Flokët i ka të rrallë, por jo librat e mirë. Nuk është tipi i intervistave dhe flet pak, zakonisht i mbledhur struk. Pranoi të jape këtë intervistë vetëm sepse ka dëgjuar që tre ligjet janë bërë tema më e diskutuar. Sigurisht që nuk mund t’i rezistojë dot tundimit as ky burrë i moshuar.
G. Sir Newton, ju falenderojmë për këtë mundësi të rrallë. Jemi këtu t’u pyesim për tre ligjet. Janë vërtet kaq universalë?
N. Një sekondë…Po flasim për tre ligjet e integrimit apo për tre ligjet e mia?
G. Për tre ligjet e tua Sir. Ato besoj se janë më të rëndësishme për t’u integruar apo jo?
N. Ah, kuptova (Newtoni ngryset pak, në shenjë mospëlqimi për konfondimin e temës). Mendova se do flisja për tre ligjet e Europës. Për ligjet e mia mund të them se nuk jam aq sharlatan sa të ngrija në këmbë teori pa bërë një jetë të tërë kërkimesh. Tashmë kam krijuar bindje që kështu është, tre ligjet janë vërtet universalë. Megjithatë ju zoti gazetar keni një fije të drejte. Pa pranuar ligjësitë e fizikës dhe universit nuk mund të diskutohet për ligjësinë e njerëzve që me marrëveshje e ndërrojnë të vërtetën sipas qejfit. E vërteta shkencore është universale. Kush mohon universin e ka shumë të lehtë të mohojë edhe një konventë.
G. Por, a mund të përbëjnë tre ligjet tuaja të gjithë bazën e të vërtetës?
N. Kur kam qenë i vogël luaja pranë bregut të detit. Atje një herë gjeta një guaskë shumë të ndryshme dhe speciale nga ato që gjejnë fëmijët zakonisht. Ishe e ndritshme, perfekte. Unë vërtet e gjeta përpara fëmijëve të tjerë, por oqeani është i mbushur me perla, ashtu siç universa është i mbushur me shumë të vërteta që ende nuk janë zbuluar.
G. Shumë e bukur gjetja, por kohët e fundit kanë dalë disa shkencëtarë që i kanë vënë në dyshim teoritë tuaja…
N. Interesant. Do më pëlqente të njihja ndonjërin prej tyre. Janë anglezë? Kam shkelur çdo kënd të Anglisë dhe askush nuk ka bërë një parashtrim të tillë.
G. Jo nuk janë anglezë. Siç keni dëgjuar për demonstratën e datës 21 janar 1711, është bërë një gjyq dhe ekspertët hodhën poshtë teoritë tuaja…
N. Nuk kam dëgjuar për këtë gjyq. Unë merrem me shkencë e jo me gjyqe. (Newtoni merr qëndrim në kënd. Vetullat i ngre në shenjë ironie). Pa më thoni, çfarë pretendojnë këta?
G. Në këtë gjyq u tha se predha qe kishte dalë nga arma e roje mbretërore dhe kishte përfunduar në trupin e një viktime. Por u tha se nuk provohej se kontakti viziv ishte i mundur. A bën sens kjo?
N. Aha, kjo ka të bëjë me ligjin e parë. Çdo trup që lëviz dhe nuk ndikohet nga forca të tjera bën lëvizje drejtvizore. Kjo është absolute. Nga ana tjetër, si studiues i optikës, mund të them se drita përshkon një rrugë të drejtë dhe se kontakti viziv nuk është gjë tjetër veçse një kontakt drejtvizor. Edhe kjo është absolute. Kjo do të thotë se nëse predha ka përshkruar rrugë të drejtë, atëherë personi ka pasur mundësinë e kontaktit viziv. Kjo është absolute.
G. Por, a mund të marrë predha harqe, bie fjala siç gjuan topin Roberto Carlos?
N. Kush është ky Roberti? Nuk e njoh. Nuk merrem me sport. Por mund të them se në këtë rast ligjet e aerodinamikës veprojnë mbi trupa të butë dhe me shpejtësi relativisht të vogël. Ju po flisni për predha dhe ato nuk marrin harqe, por çajnë vetëm drejt. Edhe sikur të ketë një mundësi të vogël, kjo është në përmasa tërësisht të pallogaritshme dhe të parëndësishme. Zotni gazetar, nuk duhet ta besoni një vënie të tillë në skenë. Është veçse një truk nga ato që përdorin avokatët. Nuk ka mundësi ta ketë thënë një ekspert këtë.
G. Jo Sir, nuk e kanë thënë ekspertët. Këtë e tha gjykata. Dhe mbase keni të drejtë, është një truk. OK, kalojmë tek problem i dytë. Në gjyq u tha…
N. Më falni, a ju vjen keq që ta mbyllni dritaren? Bën shumë ftohtë…
G. Patjetër. Po thosha që në gjyq u tha se një predhë tjetër, e dalë nga arma e një tjetër rojeje mbretërore, ka goditur dru dhe më pas ashklat e drurit të shkëputura nga pema e pishës kanë udhëtuar së bashku me predhën në të njëjtën flurudhë. Ashklat u gjendën në këmishën e viktimës, ndërsa predha kishte hyrë thellë në trup duke sjellë plagë vdekjeprurëse. A është e mundur që të ashklat të udhëtojnë pas predhës dhe pastaj të mbeten në këmishë?
N. (Newtoni kalon dorën në flokët e tij të rrallë, qëndron një hop dhe përgjigjet) Ashklat e drurit kanë udhëtuar bashkë me predhën? Me 2700 këmbë në sëkondë? (900 m/s)? Pfff… Kam dyshime të forta sepse ashkla është shumë e lehtë, nuk ka formë aerodinamike dhe kërkon një energji shumë të madhe që të lëvizë aq shpejt. Pra duhet të ashkël me motor (qesh). Megjithatë, edhe sikur të ishte e vërtetë, këtu kemi të bëjmë me ligjin e dytë që ka të bëjë me energjinë e lëvizjes. Nëse ashkla e drurit ka aq shpejtësi atëherë ajo nuk mund të mbesë në një copë këmishe. Ajo e çan këmishën dhe trupin. Nëse do e gjenin ashklën në trup do ishte për t’u parë edhe një herë ekuacioni, por në këmishë? Ju lutem shumë…
G. Kërkoj ndjesë por këto nuk janë supozimet e mia, janë të shkencëtarëve që u morën me cështjen. Problem i tretë ka lidhje me mundësinë e rikoshetës. U tha në gjyq se, meqenëse u gjetën ashkla në këmishën e viktimës, duhet të ketë ndodhur një rikoshetë tek pema. Është e mundur kjo?
N. Ligji i tretë thotë që një trup që godet një trup tjetër, atëherë ky trupi i dytë e godet trupin e parë me të njëjtën forcë. Pra siç godet predha pemën, edhe pema e godet predhën me të njëjtën forcë. Por pema është e ngulur në tokë dhe kështu është vetëm predha që ndryshon drejtimin. Nëse godet në një sipërfaqe çfarë do, në një kënd shumë të pjerrët, atëherë është e mundur të bëhet rikoshetë. Besoj keni luajtur me gur në liqen kur keni qenë i vogël? Nëse e hedh gurin shumë pjerrët atëherë ndodh që guri kërcen mbi ujë duke u ngritur përsëri lart në fluturim. Kjo vlen kur këndi është shumë, shumë i pjerrët. E njëjta gjë ndodh edhe me predhën. Madje predha mund të bëjë rikoshetë edhe në ujë. Por për çdo gjë ka një kënd maksimal. Kam disa miq në Londër të cilët kanë bërë disa eksperimente shumë interesante për këtë temë. Ata kanë provuar të qëllojnë mbi sipërfaqe të ndryshme, gur, hekur, qelq, qeramikë, dru etj. Një minutë sa ta gjej librin e tyre… (kërkon në raft, gjen librin dhe liron vidat për ta hapur) …Ja ku është, në dru këndi i kthimit në rikoshetë është deri 8 gradë. Çfarë kalibri ishte predha?
G. 9mm Sir…
N… 9mm… 9mm… 9mm…po këndi ulet në 4 gradë. Normale është predhë e rëndë dhe shumë energjike. Po, po, 4 gradë. Pra këtu kanë të drejtë shkencëtarët. Por kjo nuk ka të bëjë me kundërshtimin e ndonjë teorie timen.
G. Jo Sir, nuk thashë këtë gjë, por kërkoja mendimin tuaj. Por, këndi i kthimit nuk ishte 4 gradë, ishte mbi 30…
N. Mbi 30 gradë? E pamundur. Kolegët e mi nuk janë çmendur ende. Mbi 30 gradë nuk ka kurrë mundësi. (Newtoni xhindoset si rrallë ndonjëherë dhe çohet në këmbë) Kush janë këta shkencëtarë? Si mund ta thonë një gjë të tillë? Kjo është e tepërt…
G. Ata thanë se pema e kthen në rikoshetë Sir. Kjo u tha në gjyq… Unë nuk jam shkencëtar Sir dhe njohuritë e mia mbi fizikën janë shumë të kufizuara, unë jam vetëm një gazetar…
N. Djalosh, jeni i ri. Shkenca nuk është e thjeshtë. Nëse unë kam arritur deri këtu është sepse jam mbështetur mbi shpatullat e gjigandëve. Kam lexuar shumë. Por nëse shkenca e gjigandëve nëpërkëmbet nga të vegjlit, atëherë kemi një problem shumë serioz. Tani po besoj më fort atë që thashë që në fillim, se nëse nuk respektojmë ligjet e universit, atëherë ligjet e njeriut mbeten si postulate qesharake. Tri ligjet e integrimit shtrohen për diskutim vetëm kur kemi rënë dakord për të vërtetat universale. Ju vjen keq ta lëmë me kaq intervistën? Ky nuk është më problem shkencor, është problem morali dhe këtu unë ndalem.
G. Kërkoj ndjesë dhe keni shumë të drejtë Sir, dhe ju falenderoj për të gjitha.
Para se të largohemi Sir Isaak Newton ofron një mollë, duke thënë se “një mollë në ditë mban doktorin larg”.
Turbullimi i kësaj skene dhe mbesa ime e vogël që më gjuante me mollë të vogla më nxorën gjumin. Ishte thjesht një ëndërr. Buzëqesha ndaj vajzës së vogël por u zgjova me një lloj trishtimi, sepse e ardhmja e saj ishte varur jo nga tre ligjet e Jozefinës, por nga diçka më e madhe, e cila nuk po gjen ende terren në mendjevogëlsinë e një pjese të keqindoktrinuar të popullit.
Bisedoi: Dorian Matlija
O Dorian,
Kush te ka thene qe plumbi ben rikoshete ne dru vetem ne kendin 4 grade more aman!…
Po nga dole ti shkencetar me kete soj mbiemri more qorr?!…
Moj Uarda!
Nqs kendi eshte me i madh plumbi ngec ne dru. Rikosheta nderon drejtimin e trajektores ne baze te drejtimit te levizjes, kendit te goditjes, energjise, qe ka ne momentin e goditjes. Dhe energjia varet nga shpejtesia dhe masa e trupit. Nqs nderton skenen e vrasjes, do te shohesh se ajo qe thote eksperti i gjykates eshte e pamundur nga ana shkencore. Vektori i levizjes se plumbit nuk korrespondon me ate te trajektores se tij. Dhe tjetra eshte se energjia qe ka ashkla (ne levizje sebashku me plumbin??????) do te ishte e mjaftueshme ta digjte ashklen. (Mos harro edhe nxehtesine e krijuar nga ferkimi i ashkles me ajrin nqs e pranojme si te vertete teorine e ekspertit).
Ti Uarda qe qenke dhe shoqja e Llupos, na e thuaj ti sa eshte kendi?
Mos u zini kot. Jua them une. Ne (shqiptaret, d.m.th. ata qe na dalin ne krye) kemi bastarduar edhe komunizmin, edhe demokracine. Na jepni cfare te duash, sistem politik, menyre jetese, art, korrupsion, shkence, etj, neve dime ta bastardojme si askush tjeter.
Prandaj dhe shqiptaret i kane shpetuar historise, kemi qene dhe do te jemi bastardet e Europes. Dhe ne rradhe te pare, prandaj gjithmone na dalin ne krye, dobica shkuar dobicit….
Uarda emrin ta ka ven mami, duke pare telenovela?
Mero duke besuar gjithmone se keto ANTENAT jane te tuat pra MADE IN BAZE,me ngelet te them se kjo eshte antena me e spikatur politike-shkencore-humoristike.Njohurite baze te fizikes Njutoniane i njohim te gjithe ne qe s`kemi blere dipllomat, por ti i ke renditur aq bukur sa vertet edhe vete Njutoni nuk do e bente me mire.Te lumte.Kryeveper dhe akuze per pseudogjyqtaret tane.
E ka bere Dorian Matlija.
Kështu mendoj është një kryevepër letrare , shkencore dhe politike . Nuk njof krijim më të goditur , për të tre opsionet . Ata , që kanë zbrazur armët , nuk besoj se e dinë , që ka ekzistuar një Neë Ton. Ata nuk duan të njofin as ligjet aktuale , që rregullojnë përdorimin e armës . Për ata kriminelë ” Urdhri eprorit është ligj , për vartësit ” . Të tjerat janë muhabete , për të larguar vëmëndjen nga problemi . S’ka nevojë as për ekspertë as për muhabete . Kamerat e kanë treguar gjithçka në dritë të diellit . Illo
Ve bast qe ky qe ka shkruar kte shkrim eshte Nazarko i madh/plaku