Keqkuptime në ceremoninë për dëshmorët e SHIK-ut

28 Shkurt 2013, 20:56Antena TEMA

Pasi plasi skandalit i kupolës së policisë me të dyshuarin për vrasjen e komisarit, Flamuri vendosi urgjent të sajonte një ngjarje tjetër për të hequr vëmendjen. Gërmoi në historikun e policisë ndonjë gjë për 28 shkurtin, nuk dilte gjë. Pyeti nëpër ministritë e tjera, nuk kish gjë. Edhe Jozi që nuk lë festë pa bërë, nuk i kujtohej.

I dëshpëruar mori Vishon e SHISH dhe e pyeti mos ka ndonjë ngjarje historike më 28 shkurt.

-Si nuk ka, tha Visho. Është ditë e zezë për ne. Na kanë sulmuar ndërtesën e SHIK-ut në Vlorë më 28 shkurt 1997.

-Ou, sa mirë, tha Flamuri. Ça i bie të jetë jubile?

-Jo, jo, është 16 vjetori, por s’ka problem.

-Atëherë u vendos, tha Flamuri. Nesër do zhvarrosim dy oficerët e vrarë dhe t’i varrosim tek Varrezat e Dëshmorëve, që t’ua kujtojmë këtyre komunistëve që nuk kemi vrarë vetëm ne komisarë, por dhe këta.

-Patjetër, tha Visho dhe nisi nga puna.

Ceremonia u la për 28 shkurt paradite tek Shtëpia e Oficerëve që varet nga Ministria e Mbrojtjes. Arben Imami, si i zoti i shtëpisë, duhet të mbante fjalën kryesore.

I tmerruar nga kjo, ai i dërgoi SMS Flamurit se nuk mund të fliste se ishte pa qejf nga grykët.

Atëherë Flamuri vendosi që të flasë Vishoja.

Visho u mërzit dhe i dërgoi SMS se nuk mund të flasë se krijohet konflikt ndërinstitucional.

-Le se po flas vetë, tha Flamuri atëherë.

Ndërkohë që ceremonia po zhvillohej, Vishoja, Flamuri, Ben Imami dhe Doktori ishin rreshtuar para arkivoleve.

Një gazetare e Sandrit, që kishte marrë porosi ta bënte sa më të zgjeruar kronikën, vendosi t’u marrë nga një deklaratë dhe të afërmve dhe qeveritarëve.

-Si e kujtoni atë ditë, iu drejtua të afërmit të njërit prej dëshmorëve.

-Ishte një ditë e zezë, filloi ai. Ishim të shqetësuar se djali ynë kishte ikur në Vlorë me shërbim dhe po dëgjonim se rebelët në jug do rrëmbenin armët. Kur ndodhi sulmi mbi SHIK, djali ynë u vra, por ne e kishim të vështirë të merrnim trupin. Bandat e armatosura me në krye Arben Imamin nuk na lejonin të hynim në Vlorë…

Gazetarja e hoqi mikrofonin e trembur.

-Zotëri, më vjen keq, tha, Arben Imami është ai burri aty në krah të Doktorit.

-Nuk e di moj vajzë kush është ai në krah të Doktorit, po kështu na thoshte Doktori atëherë që na vranë djalin. Është një gjeneral Arben Imami, na thoshte, nuk na e lë ta marrim as të vdekur. Nuk marr vesh nga politika unë.

-Epo do jetë ndonjë tjetër, tha reporterja e re, e cila kish qenë 5 vjeçe në vitin 1997.

Pas kësaj shkoi tek zoti Imami dhe i bëri të njëjtën pyetje.

-Zoti Imami, si e kujtoni atë ditë kur rebelet komunistë vranë këta dy oficerë të SHIK-ut, që siç tha dhe kryeministri Berisha, janë dy heronj të demokracisë.

-Shko pyet Sandrin dhe Frrokun, i tha Beni, se ai dhe Frroku kishte lidhje me Vlorën, unë mbuloja Gjirokastrën dhe Sarandën.

Pas kësaj gazetarja i ra shkurt pasi pa Frrokun aty afër.

-Zoti Çupi, na jepni një opinion tuaj si e kujtoni 28 shkurtin e vitit ‘97 kur forcat rebele komuniste vranë në Vlorë dy oficerë të SHIK-ut?

Frroku u mendua pak, i hodhi një vështrim çupës së vogël që mbante mikrofonin dhe filloi të flasë.

-Mendoj se ishin ngjarje të rënda, të nxitura nga politikanë të papërgjegjshëm si Edi Rama, të cilët shkaktuan atë tragjedi… Kaq, boll e ke, tha, se tani jam president i TV Agon dhe nuk më lejohet të flas për medie të tjera.

Reporterja shkoi në redaksi dhe raportoi tek Sandri.

-Shef, isha tek ajo ceremonia. Qëllimi për të cilin u nisa, u realizua. Kam tre intervista ku tregohet që edhe këta socialistët kanë vrarë oficerë më 1997.

-Kush del nga këta, pyeti Sandri.

-Po ja Arben Imami, këta…, tha reporterja se nuk i kujtoheshin më emrat.

10 komente në “Keqkuptime në ceremoninë për dëshmorët e SHIK-ut”

  1. ngjarja eshte e vertete dhe aktuale.Ka humor por eshte edhe injoranca e shtetit. Vrasesi nderon deshmoret arben imami.

    1. DAUT SKELA, VLORE says:

      Ha ha ha ha ha!
      Satire dhe humor i pashtershem e brilant, si Gurra Popullore qemotit ?
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/02/cfare-ndryshimi-ka.html

  2. ani says:

    nuk ka surrat me te shpifur se ky imami, i neveritshem si larve, hipokrit, aktor 2 leksh i nje trupe endacake, palaco karagjoz, koleg i denje i Mulit debil

    1. Vlora says:

      e cila fytyre eshte e pelqyer aty?
      e mulit?
      e pollos?
      e halimit?
      e rulit?
      e tavos?
      e nacos?
      e bregut?
      e haxhinases?
      e xhozefines
      apo e berishes?

  3. kel ukaj says:

    Kane familje keta djem te vrare ne 1997. Si pranojne kete komedi me eshtrat e familjareve te tyre.

  4. XXX says:

    Zhvarrimi i ketyre deshmorve ka qene i planifikuar me shume se 3 muaj me pare dhe ska qene fare nje ngjarje e sajuar e momentit por ka qene nje rastesi me fotot prandaj nuk duhet te themi gjera te paqena dhe te tallemi me shpirtrat e trupat e te tjerve.

  5. muradije says:

    keta jane kriminelat E SALI ROPQI QE VRANE POPULLIN E VLORES .U VRANE TRE QYTETAR VLONJATE DHE U PLAGOSEN ME QINDRA VETE!PER CFARE KISHIN VAJTUR NE VLORE PER TURIZEM KETA SHIKAS?(KOKE TURKU)!POR KETA DO TE ZHVAROSEN PRAPE SE SKA HARRUAR HSTORIA.DO VEJE PIKA MBI I.

  6. e verteta says:

    nJE GJE ME PELQEN TEK sALI bERISHA.I pOSHTERON DERI NE DHJERJE BASHKEPUNTORET E TIJ QE E KANE TRADHETUAR NJE HERE OSE KANE TRADHETUAR KLASEN POLITIKE TE CILES I PERKASIN.SHIKONI SHEHUN, BOGDANIN,MEHILLIN,VORPSIN,DASH SHEHIN ,RULIN E SHUME BAJGURINA TE TJERA.

  7. Horri i Bulevardit says:

    Bie zilja, Flamuri kap receptorin dhe degjon,
    ishte ai burri, Flamur me degjon, kemi nji hall tmadh, e kam diskutu edhe ngrupin ton parlamentar, por detyra kryesore te mbetet ty.
    Fol zoti Sali gati jam,
    Shiko, jena manget me deshmore, na duhet te bajme deri nfund te mandatit tone te trete 28,001 deshmore se diktatori Hoxha i ka pas 28,000 deshmore dhe ketu ne na e kalon ai ne, se deshmoret jane mburrja e kombit.
    Jam dakort zoti Sali, po si mendoni ju ta realizojme dhe kete nisme tenden.
    Shiko Flamur tashme dihet se ne kemi nji komisjon per cakktimin e njerzve tane per tu ba deshmore, ata jane kamikazet e partise, thuj atyre te komisjoni se sdu vete te dal si nismetar se nisma duhet te dale nga baza, jo nga lideri, qe te bajne nje plan mujor se sa duhet te bahen deshmor ne nji muj dhe pastaj sa duhet te jene ne nji vit qe deri ne fund te mandatit tone te trete ta plotsojm numrin e deshmoreve.
    Si urdhron zoti Berisha, do tfilloj pernjeher nga puna.
    Edhe nji gja Flamur, thuj atyre te komisjonit, qe mbledhjen e rradhes mos ta bajn ne zyrat e shteti, por ta bajn jasht si ban at mbledhjen e Dritanit ne Dajt, se edhe po na nxorri ndonje problem opozita, ne jemi te lare si qeveri, i themi se nuk merremi me fjale lokalesh.
    Mos kini merak zoti Berisha, e kam vete ne mendje kete, tani do te shkoj te takoj Kulicin ke ndonje lokal dhe ti jap porosine tande dhe ai asht i gatshem me tsherby ty dhe partise.
    Shum mir Flamur, tash jina marr vesh, dua deri ne perfundim te mandatit tone te trete te plotesojm numrin e deshmoreve te atdheut, se me ata qeveria jone mburet, se kan ra per atdhe dhe kan luftu krimin komunist duke dhan edhe jeten e tyne.
    Dakort zoti kryeminister.
    Hajt Flamur, pune te mbar.
    Edhe nji gja Flamur, mos e baj ket bisede qe bam ne te dy sot me njeri, se Edi Rama po ban diversjon npartin tone, kam fillu me dyshu tek disa, biles shif dhe ti me ato metodat tuja, se mos zbulon ndonji gja, se ne fakt keta qe po na ikin nga krahu Edi Rams, mund edhe ti bajm deshmore dhe na dalim te fitum se edhe i hekim qafe dhe mburemi me ta si antar tpartise tone te ram deshmor per atdheun.
    Shum mir tka shku ne mendje zoti kryeminister, tani po filloj nga puna, besoj se deri neser mbasi ta diskutoj me shoket tan, do tjap nji liste me emrat e mundshem per tu fliju per atdheun tone demokratik.
    Shum mir Flamur, mke kuptu plotsisht pun te mar.

  8. Global Knowledge says:

    Eshte tallje! Por po tallen me veten e tyre. U be bashke ai qe i dergoi per tu vrare me ate qe i vrau. Turp! Por si te pacipe qe jane u ka zene syte leku, dhe nuk arrijne te kuptojne se cfare po bejne, por barkthare ishin dhe barkthare mbeten te dy bashke. ndersa ata qe u vrane dhe familjet e tyre gezojne respektin dhe perkrahjen e shumcies se shqiptareve. ndoshta nuk e dine kete fakt por mund te vonoje dhe asnjehere nuk harron.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje