Shqiptarja kish publikuar një listë të supozuar deputetësh në 12 qarqe dhe kish ftuar njerëzit të votonin për ta. Sondazhi nuk kishte qëllim rezultatin PS/PD pasi kërkonte vota për emrat e deputetëve, pra në thelb kërkonte votimin mazhoritar, por shumica e deputetëve filluan t’i bëjnë SMS gjithë fisit që të votonte. Një prej tyre shkoi më tej akoma dhe i nisi SMS gjithë numrave të telefonit që kishte. Duke qenë se ishte deputet socialist, por që kishte dhe numrin e Sali Berishës në telefon, mesazhi i shkoi dhe Berishës. “Të lutem, më jep një votë se Rama i shikon shumë këto gjëra!”.
Doktori e pa mesazhin dhe u çudit shumë. Kontrolloi numrin, i doli deputet socialist. Pyeti për çfarë sondazhi bëhej fjalë dhe Flamuri i tha që Basha ka nxjerrë një sondazh online.
Doktori u tërbua dhe mori Lul Bashën.
-Çfarë është ky sondazh që ke nxjerr online se kush do jetë deputet i ardhshëm në Tiranë?
-Nuk kam nxjerrë gjë Doktor, tha. S’kam asgjë në faqen e internetit.
-Po pse më thotë Flamuri që e ka bërë Basha këtë sondazh, tha Doktori.
-Ah, po, e ka për Nila Bashën, i tha Luli.
Doktori u kthjellua dhe hapi sondazhin. I hodhi një sy urgjent listës së PS, pastaj të PD-së. U shqetësua pak. Gjysmën e atyre që kishte në listë PD-ja nuk kish ndërmend t’i fuste. I hodhi një sy listës së PS. Kishte disa emra që nuk donte të ishin… I hodhi një sy dhe votave të deputetit që i dërgoi mesazh…
-Pse ta ketë bërë ky këtë kërkesë, tha me vete. Mos ndoshta do të jetë “delfini” im…?
Me këtë mendim në kokë, thirri Ilir Metën.
-Shikoje pak punën e X, i tha, se më ka dërguar mesazh dhe thotë dua votën tënde online se Rama i shikon shumë këto gjëra. Thirre me takt dhe thuaj që ka mbështetjen time për çdo gjë, mjafton të jetë në listë, dhe nëse mbetemi për një mandat, të kalojë nga ne.
Meta fërkoi duart dhe u ngrit duke filluar menjëherë nga puna. Thirri Tit Vasilin dhe i tha se X deputet i PS po jep sinjale se do të bashkëpunoj me ne.
-Biles është aq i vendosur sa i ka çu SMS Doktorit. Kape sa më shpejt.
-Si ta kap shef, i tha Tit Vasili. Ai është më i egri nga PS kundër nesh?
-Le se ata që bëjnë si të egër duan të maskohen. Ja pashë vetë SMS Doktorit.
Tit Vasili doli i menduar nga zyra. Nuk ia mbante t’i bënte telefon deputetit socialist se ishin përlarë me njëri- tjetrin publikisht.
-Po i dërgoj fjalë me shoferin, tha.
Thirri shoferin dhe i filloi ta instruktonte.
-Do shkosh të takosh filan deputet, i tha. Do t’i thuash jam shoferi i Tit Vasilit, jam me LSI, por vota ime është për ty. Bile dhe vota e shefit tim është për ty. Dhe më thuaj çfarë të tha.
Shkon shoferi e takon si rastësisht deputetin dhe ia thotë të gjitha.
Deputeti e pa me dyshim dhe po e shikonte nga celulari.
-Ma jep pak celularin, tha, se më mbaroi bateria.
Shoferi i çuditur shumë ia dha. Deputeti e hapi urgjent internetin, hapi sondazhin, votoi dhe ia ktheu.
Shoferi vazhdonte të çuditej.
-Çfarë më the se nuk e kisha mendjen, i tha deputeti socialist.
-Që vota ime dhe e shefit tim do jetë për ty dhe pse jemi me LSI.
-Ik or çun jepja kujt të duash votën ti, i tha, mua më duhet të futem në listë. Faleminderit, ma dhe një votë. Votova nga celulari yt.
-Po më thuaj ça nderi tjetër do, se jam gati të ta çoj porosinë deri tek Doktori?
-Thuaj të më shajë ndonjë herë në parlament këto javë, i tha deputeti, dhe jam i sigurt.
Ikën shoferi, kthehet tek Tit Vasili dhe ia thotë. Ai ia thotë Ilir Metës. Ky i fundit shkon prapë tek Doktori në zyrë.
-Ai është joni i sigurt, i tha Meta. I tha njeriut tim as më intereson fare për kë do votoni. Mos na jepni asnjë votë. Dua vetëm të futem në listë. Dhe do ta shash këto kohë ndonjë herë në parlament.
-Ashtu, tha Doktori… Epo e siguruam dhe një mandat. Ja ta sulmoj pak në parlament që ta siguroj mirë në listë. Të falenderoj shumë. Ke ba një punë të mirë.
*PS: Ne mbremje Doktorit i mbriten dhe 8 mesazhe te tjera nga deputet socialist qe kerkonin vota online dhe i ra entuziazmi per ti rekrutuar te gjithe. E vetmja gje qe kuptohej ishte se 8 deputete socialist ja kishin numrin ne telefon.
Anila Basha dhe shumica e gazetareve te tjere ne kete vend nuk dine te bejne gje tjeter vecse te perulen perpara padroneve dhe parave. Kjo quhet mungese profesionalizmi. Mjere gazetaria shqiptare ne dore te kujt ka mbetur.
Po pse o vajze per cdo gje duhet te marre leje tek shefi juaj,qe ju ka bere te gjithe ushtare
Epo anila nuk eshte pjace e larte,si ta zeme:Balliu,Cupi,Marku etj.
O Mero o gjigand.
E kan mbyte me kte sondazhin Nilka une per vete kam votuar nja 20 here , sa nga pd e sa nga ps
Anila Basha eshte nje nga profesionistet e pakta qe ka ne fushen e gazetarise. Sipas nje logjike te thjeshte : nese do te ishte nga ato qe peruleshin nuk kishte pse dilte kunder Berishes (nese ishte pro mund te fitonte ndonje reklame qeveritare si Fahri Balliu).Nuk ka asgje te keqe qe te lejosh zgjedhesit te votojne online paraprakisht, te preferuarin e tyre, akoma pa dale listat e kandidateve. Kjo praktike ndiqet edhe ne vende te tjera shume me te zhvilluara se ne. Por jemi mesuar qe listat t’i caktoje kryetari dhe ankohemi se nuk degjohet fjala e popullit pastaj.
A e degjuat breaking news apo jo ???
Papa Benedikti i ka dhene Bekimin Apostolik….. kujt do thoni ju…Fahri Balliun mo, po Faro Paces mo e keni harruar ??