Doktori ishte në Ruzhdije. Ruzhdija është një fshat i njohur në gjithë Shqipërinë për faktin se në zgjedhjet e vitit 2009, komisionarët e PD-së mbushën kutinë me 400 vota, duke futur aty gjithë votat e atyre që nuk ishin fare në fshat. U bë një gjyq ndaj tyre, ata morën ca dënime të lehta që ua falën me amnisti.
Në hyrje të fshatit, Berisha do përuronte rrugën. Kryeplaku dhe 5 komisionerët që vodhën votat ishin në krye të vendit. Kryeplaku ia prezantoi Doktorit.
-Këta janë heronjtë e votës së lirë, tha. Me këta do ta dyfishojmë gjithmonë rezultatin.
-Ju përgëzoj, tha Doktori. Ruzhdija është një fshat që u përgojua nga Edi Rama. Çfarë nuk shpifi ai për këtë fshat. E mbani mend dhe parullën e madhe, “Berisha, burri i Ruzhdijes”. Por Ruzhdija nuk është gruaja ime, Ruzhdija është krenaria ime, është beteja ime… Ai thotë se Ruzhdija është gruaja ime, por gabon rëndë. Ne nuk ndërrojmë gratë sa herë ka zgjedhje, ne ndryshojmë zgjedhjet për të respektuar gratë tona… Ai mendon se Ruzhdija do fyhet nga parullat e tij. Por sot i madh e i vogël e di që Ruzhdija është besnikja ime, është e bukura e dheut, është krenaria ime, është simboli i Lirisë… Edi Rama nuk ka lënë gjë pa shpifë kundër jush. Dua të tregoj një gjë, po, po do t’iu tregoj një gjë. E kam dhe të regjistruar po të dojë, le ta përgënjeshtrojë. Ishim tek restorant “Krokodil” në Strasburg. Edi Rama i fliste zotit Fyle për Ruzhdijen. Gjysmë ore i fliste për Ruzhdijen. E kanë përdhunuar Ruzhdijen, i thoshte. Zoti Fyle dëgjonte dhe kthente kokën nga unë. E kishte kuptuar sikur Ruzhdija ishte vërtet grua dhe unë e kisha përdhunue. Zoti Berisha, keni përdhunuar Ruzhdien, më tha. Jo zoti Fyle, i thashë, Ruzhdija është e lirë, është krenare për atë që ka bërë dhe do bëjë, ajo ka votue për Shqipërinë evropiane, për zgjerimin e Bashkimit Evropian, për të bërë realitet ëndrrën e të parëve tan për Bashkimin Evropian.
Ai mori përgjigjen e meritueme. Kutitë tuaja nuk guxon t’i prekë kush. Unë ju garantoj ju se votat tuaja do numërohen një për një. Nuk ka lindur ende ai burrë t’iu kufizojë ju lirinë për të votuar se herë të doni e për kë të doni. Edi Rama është i dështuem në këtë pikë…
Duartrokitjet shpërthyen fort. “E duam Shqipërinë si Ruzhdija” ishte parulla kryesore.
Doktori vazhdoi.
-Vizita ime këtu ka një simbolikë të veçantë. Jemi katër muaj para zgjedhjeve dhe Edi Rama kërkon të baltosë procesin. Ai kërkon të njollosë gjithçka dhe në po tenton ta bëjë Ruzhdijen simbol të manipulimit. Ardhja ime këtu do të thotë se Partia Demokratike, unë dhe Familja ime personalisht u jemi mirënjohës për atë që keni bërë. Pa ju, integrimi në Evropë do ishte ndalur, vizat nuk do ishin liberalizuar dhe Evropa nuk do ishte kurrë kaq afër sa është sot. Të gjithë e dimë se Evropa është tre ligje larg. Sapo të miratohen ato ligje, ne do jemi në Evropë. Këtë e bëtë të mundur ju. Po të mos votohej në gjithë vendin si në Ruzhdije, sot në pushtet do ishin bllokmenët, ata që do nxirrnin Shqipërinë nga Evropa dhe do frenonin zhvillimin e vendit.
Unë jam këtu t’iu siguroj ju se Partia Demokratike, unë personalisht dhe Familja ime, do t’i kthejmë vlerat e Ruzhdijes në vlera kombëtare, standardin e Ruzhdijes në standard kombëtar për zgjedhje, ëndrrën e Ruzhdijes në ëndërr të gjithë shqiptarëve…
I ekzaltuar siç ishte, pa një fëmijë që po e shikonte në sy i çuditur dhe e pyeti.
-Afrohu këtu. Më thuaj cila është ëndrra jote?
-Dua të bëhem komisioner, i tha fëmija! Jemi gjashtë fëmijë, s’kemi bukë të hamë. Të lutem më bë komisioner!
-Do të të bëj më shumë, i tha Doktori. Ti do bëhesh mjek i ardhshëm, inxhinier i ardhshëm, mësues i ardhshëm…
-Të lutem zoti kryeministër, dua vetëm komisioner, i tha djali. Vetëm kështu mund të bëhen gjithë ëndrrat realitet.
Ha ha ha ha ha “Berisha burri i Rruzhdijes” e forte, shume e forte o Mero!
Satira jote, ne kontekstin e Shqiperise se sotme, shpesh eshte tragjikomedi. Por nuk mund te mos te qeshesh me te!
GOD BLESS YOU AND YOUR FAMILY!
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/pensionistet-23-qershor-2013.html
ha ha ha dua te behem komisioner qe te siguroj buken. ndoshta keshtu do ndodhe vertet te vene komisionere minorene qe te mos i zere ligji per manipulim te procesit. si shperndaresit e droges ne zvicer. por kete rradhe…..
Kerkesa dhe deshira jote Jane te drejta.Por ato behen realitet vetem si komisioner votimesh i PD-se. Moray e doktorrit : “vidh vota te bej doganier,prefekt,drejtor ose te jap pare te sigurosh jeten. Vidh pare nga fondet publike te bej minister. Vra diten ne dreke te te bej deputet. Prandaj llogarite mire i nderuar. Rruge te mesme nuk ka thoshte xhaxhi enveri : ” 0 me ne o kunder nesh”
Vate KY! I ka mbetur Kosherja BOSH! Mire Gomarri qe ngordhi, por nuk na len as Mizat rehat!!!
Andej nga 2004-a ne fshatin Mbrostar te Fierit nano-kurva talli menderen me fshataret prezente dhe me gjithe shqiptaret,duke thene,-“integrimi i Shqiperise ne Europe kalon nga Mbrostari”.
Ja keshtu edhe siamezi dhjeraman,nuk del nga Fieri po diku me tutje ne Ruzhdije ,tall bythen me fshataret dhe shqiptaret.Derisa te dalin qytetare t’ja pershesheshin turinin me balte keshtu do te vijoje krethemelesi i 23 vjeteve mender-demokraci.
Nano ashtu si e quan, ty s’ka per te ta kaluar kurre…
Lora/i ! Po ATy nga Viti 2004 Nanua preu shiritin e Hecit te Kalivacit diku ne Fratar (nga zona e Kacit te zi qe e kishte minister fins cave- Islamit). ” TA gezoni- u tha -gjithe lugina e Vjoses do te behet det deri ne Memaliaj dhe ju do te ngopeni me peshq( kupto: do te hani peshkun e qeverise). Nje nene nga Fratari Jo pa ironi I thote : ” Nanoo ! Po djemt e tone ku do te vene a tu befsha” Dhe Nanua hazer xhevap I pergjigjet : ” Te gjithe var- kar(et) do behen”. Dhe vertet djemt e Shqiperise keto 20 vjet bredhin rrugeve te Greqise dhe Evropes me karet e varura te Nanos e Berishes ne qafe. Dhe qeveritaret vazhdojne te na varin karet ne qafe keto 20 Vjet. LORA/i e/i nderuar! Dikur nje shprehje popullore ishte : ” pac fatin e kurves ” A e din si i thone tani ? ” Pac fatin e Jozefines” dhe Kjo edhe si politikane por edhe si ku….ve. Kete detyre Kane politikanet: te genjejne,te vrasin, te vjedhin dhe ku gjejne te qi… Prandaj ne na pershtatet fabula e te madhit DRITERO “Kali dhe gomari”
Une mendoj qe ti bejme nje propozim presidentit te republikes qe Rruzhdijen ta bejme Heroine te Punes Demokratike.
Kush asht dakort, te ngreje dore, kalojme ne votim te hapur.
Horr Horrit ne Bulevard!
Une nuk votoj, nese nuk voton me pare Lym Demokrati!
Lymi ka shku npazar me ble qen se i ka nxjerr Muli ne shitje, kur tvi ai voton se i ka qejf votimet.
“I ekzaltuar siç ishte, pa një fëmijë që po e shikonte në sy i çuditur dhe e pyeti:”
-Me ç’fare don me e mbjell token ti vogelush kur te rritesh?
-Me lesh,baca Sali,me lesh,-asht’ pergjigj femiu.
-Me lesh!? Po pse me lesh?-e ka pvet baca Sali.
-Sepse Argita vetem dy cullufe me lesh ka dhe shiko si eshte bere me e pasura ne Shqiperi,-eshte pergjigj vogelushi.
Atehere baca Sali nuk a permbajt dot e ka therrit forte:
-Rrnoft leshi Argites !
Lara bën shopping në avion
Lara morri vesh nga një burim i sigurt, Vishoajazi.com, që Rama me Lindën do shkonin për shopping në Itali.Meqë nuk dinte datën e sigurt, Lara bleu bileta për gjithë javën.Kur ja, ditën e fundit çifti Rama u shfaq në aeroportin e Milanos, me një Rama në delir, ngaqë kish blerë dhjetë palë këpucë Tod’s të numrit 46, të skontuara nga pronari Della Valle(mik i Renzit)deri ne 90% të vlerës.Por fati i madh i Larës vuante nga një difekt i vogël; atë ditë asaj iu ngjit për havale edhe i fejuari.Ky i fundit u mrekullua nga çifti Rama, më shumë nga asimetria e tyre.Imagjino, çanta me këpucë që Rama mbante në dorë dukej sikur ishte autobus në krah të Lindës.Pasi bënë ca foto me pamje nga greva e stjuardesave, ata më në fund hynë në avion.Linda u ul nga dritarja, Rama në mes dhe Lara në sediljen e tretë.I fejuari nuk arriti dot të afrohej, por kjo nuk e shqetësoi Larën.
– zoti Rama, sa e kam ëndërruar këtë çast.Ju jeni rruga e vetme për Shqipërinë evropiane – i thotë Lara me admirim.Rama u skuq pak nga modestia.Linda shpjegoi se Rama ndihej keq kur i bënin komplimente dhe se ky udhëtim ishte me karakter familjar.
– Ua, sa e lumtur ndihem që sot jam pjesë e familjes suaj – shpërtheu Lara e gëzuar.
– Po çfarë pune të shkëlqyer bëtë me këtë udhëtim z.Rama – vazhdoi Lara.
– Nuk e shef qi kam ble kpucë 46; nuk ka në Shqipni, se e ka ndalu ai maloku numrin tim.
Lara filloi të ankohej për kushtet e vështira të jetesës së familjeve shqiptare, që njësoj si familja e saj rronin me vetëm me lajme dhe inagurime.Me pak drojë Rama e pyeti për të fejuarin dhe Lara i shpjegoi që i fejuari kishte kryer tre universitetet shqiptare dhe katër mastera italianë.Shumë forca politike i kishin bërë oferta, madje PDh i kish ofruar kandidaturën për deputet në Bujanovc, AKaZi në Medvegje, Lesh e Li në Trikalla, por ai kishte refuzuar me mirësjellje, pasi ishte socialist me origjinë dhe tirons denbabaden në drejtim të bindjeve politike.Rama u mendua pak dhe tha se do t’a shifte atë punë, pasi edhe PS kishte një vend bosh në Podgoricë.Lara u duk e kënaqur e filloi të sqarojë pa e pyetur kush që me profesion ishte pedagoge e jepte mësim në universitetin privat”Banaku” në lëndën e psikologjisë e kujdesit infantil.Rama u çudit nga kjo dhe e pyeti se në çfarë konsistonte kjo degë e çfarë profesioni përgatiste.
– Ua, është dega më e kërkuar në Evropë.Përgatit babysiter – shpjegoi Lara me një frymë.
Pastaj Lara shpjegoi se sapo kish referuar në një simpozium të rëndësishëm të organizuar nga Benetton në fshatin Trepalle(tre goglat…)mbi politikat e reja ekonomike dhe të ardhmen e leshit të deles.Ajo i tha në intimitet z.Rama që po përfundonte një studim të sajin për kualitetin e lartë të leshit shqiptar.Rama i uroi suksese dhe i kerkoi kontributin e saj në hartimin e programit të ri bujqësor-blegtoral të partisë së tij, tashmë në prag të zgjedhjeve.Dukej sikur biseda mbaroi me kaq, por Lara vuri re duart e ashpra e me vija te kryetarit të PS.
– Ua, ju paska grirë i ftohmi z.Rama – tha ajo e shqetësuar.
– Jo mi jo – e qetësoi Rama, nuk është nga i ftohmi.Janë kallo, nga puna me lopatë.
– Pse, ç’ne ju me lopatë z.Rama?
Linda i sqaroi se ata po bënin shtëpinë e re, mirëpo paratë u mbaruan me themelin, andaj ata vendosën ta bënin shtëpinë me qerpiç, e kështu, çdo të djelë çifti Rama shkonte në katund e bënte blloqe qerpiçi.Lara u çudit shumë dhe me drojë pyeti Lindën se blloqet e qerpiçit ishin njësoj të mëdha si ato të piramidave egjiptiane?
– Qerpiç Tirone, ej -tha Rama – andej nga fshati i gjyshit tim i thonë plithar…
– Po plithari çfarë është? – pyeti sërish në konfuzion Lara.
– Qerpiç – ia ktheu Rama; – baltë, kashtë dhe bajgë lope.
Lara u sqarua, ndërsa Linda bënte sikur i tregonte Ramës ca drita që pulsonin mbi re.Në intimitet Linda i tha Larës se problemi i grave të poltikanëve është se burrat e tyre kanë pak kohë të merren me gratë e tyre.
– Epo, kështu është kur e ke burrin të bukur – tha Lara.
Linda e pyeti nëse i fejuari i Larës ndihej ndopak i mërzitur që nuk i kishin sediljet pranë njëri – tjetrit, por Lara ia ktheu se ai e respektonte shumë lirinë e së fejuarës.
– Epo kështu është kur e ke të fejuarën të bukur – përfundoi Linda.
“Unë ju garantoj ju se votat tuaja do numërohen një për një”.
HA HA HA HA HA HAdo te thote:
se votat tuaja do te numerohen nje per tre.
Ka ta drejte Vlora, sepse ate qe thote e mban. A ka thene qe ju votoni se votat i numuroj une ?!