Flamuri ishte dje tek emisioni “Fakt” i Pekës, një emision në UTV. Peka mori një video nga Tema TV ku Topi akuzonte Flamurin si ministrin më ordiner. Flamuri e dëgjoi dhe nuk i lëvizi qerpiku. Pastaj fjalia e Topit vazhdoi duke thënë se më ordiner se Flamuri është ai që ka emëruar Flamurin…
Këtu Flamuri shpërtheu.
-Ah, le se tani ia tregoj unë këtij, tha. Ky guxon t’i thotë atij burrit ordiner. Ta tregoj unë kush është ky. Ky është një burrë shumë ordiner. Unë nuk kam parë president më ordiner se ky. Ja të të tregoj një rast. Ky ishte zgjedhur president. Mua më ngarkoi ai burri të rrija tek PD-ja dhe të përgatisja festën e zgjedhjes së presidentit. I thashë a do t’ia arrijmë dot kësaj dite se nuk kemi votat. Më tha, Flamur, votat i kemi të sigurta. Kam folë me Fatos Nanon, do na jap pesë vota. Është burrë shteti Flamur, nuk kërkoi ndonjë gjë të madhe. I thashë ke nga 500 mijë euro për kokë. Jo më tha Sali, ata nuk meritojnë asnjë dyshkë. Janë ushtarët e mi. Flasim bashkë se kemi punë të mëdha për të bërë. Shiko Flamur, duhet me ia bë çdo gjë të kërkojë. Ja kemi borxh.
Unë prapë nuk isha i sigurt a do të zgjidhej. I thashë Doktorit na duhen fishekzjarre për festën dhe ca shpenzime për koktejlin. Më tha fol me një biznesmen. Fola me atë, ai më tha s’ka problem, t’i sjell unë fishekzjarrët. Jo zotëri, i thashë, ato i blej vetë, më sill lekët. Nejse, më solli lekët dhe unë bleva ca fishekzjarre dhe pijet. Isha prapë në makth. Pyeta Doktorin. Është e sigurt që zgjidhet?
-Flamur, rri i qetë, tha. Është e sigurt që zgjidhet. Kam folë prapë me Fatos Nanon. Ai të vetët i ka në rresht. Janë nja dy nga këta demokristianët që dun takim me mu, por do flasim. Shiko, dy nga ata të Nanos duan ndonjë gjë të vogël, por do t’i rregullojmë.
-Po ky Bamiri di gjë, i thashë, për këto.
-Jo Flamur. Mos e përzje atë, tha. Është shumë e rrezikshme se na tërhiqet. Duhet me ruajtë qetësinë. Ti përpiqu të mbledhësh ndonjë lek për festën. Dhe unë u kisha thënë shumë biznesmenëve të na sillnin nga 500 euro.
Ashtu bëra. Në fakt pasdite u zgjodh. E ke parasysh Dash Sulën si ju hodh në qafë? E ke besoj. Tani ai burri u mor me gjithçka, u mor me Nanon, me deputetët, me demokristanët, me fishekzjarret, me kikirikët, dhe ky zotëri u bë president. U ngrit nga aty në parlament dhe shkoi në një restorant. Shkova dhe unë nga pas. Më mori mua në telefon ai biznesmeni që më kishte premtuar 500 euro për Bamirin. I thashë ku jam. Hyri biznesmeni, pa majtas- djathtas, pa Bamirin përballë, u ul në tavolinë dhe i tha ta gëzosh dhe i la zarfin me 500 euro në tavolinë. Unë isha një tavolinë më tutje.
-O zotëri, i thashë, i kishim ndryshe fjalët.
-Jo tha, ti vetë më the se na duhen lekë për Bamirin.
Ngela unë se ashtu i thashë në fakt. Ky zotëri ishte një tavolinë tutje meje. Jo të thoshte na merre zarfin se është për ty, po e mbajti pa i hedhur sytë nga unë fare. Tani më thuaj ti, kush është ordiner, ai apo unë?
-Në fakt nga këto që tregove, ordiner duket sikur është Doktori, i tha Peka.
-Po si qenka Doktori, tha Muli, po ai ma tregoi këtë histori ta them këtu. Se e kishte taku Bamiri dhe ia kish hedhë zarfin në tavolinë. I kishte thënë mos më sill provokatorë me zarfa. A e shikon çfarë mosmirënjohësi?
Mero Baze je i madh! E bukura eshte se Bamiri e nxorri mesimin nga kjo eksperience dhe qe ate dite nuk pranonte zarfa 500 Eurosh por vetem 500 MIJE Eurosh, nga ata te gjykatesve! Si ajo gjykatesja e Krujes qe mori pjese ne gjyqin e 21 janarit, dhe qe po paguan me leket e Metes kredine qe mori per te paguar Bamirin…
Me shume se sa me Mulen, qe eshte nje produkt i 22 viteve berishizem, une befasohem me Jozefinen. Mos jane gje kusherinj te pare :p
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/superheronjte-e.html