Poni mori udhëzimin e Doktorit për të ulur moshën e votimit. Sipas udhëzimit të ri, mosha duhet të ulej në 16 vjeç, pasi Doktori kishte thënë se në këtë moshë në malësi të jepej nuse dhe pushkë.
Kjo e futi në mendime nga ana ligjore. Meqë Doktori e kishte mbështetur mbi kanunin e Lek Dukagjinit rekomandimin, Ponit i duhej të gjente tani dhe kanunet e tjera.
Deri në lumin Mat ishte rehat se i përshinte kanuni i lek Dukagjinit.
Më poshtë vinte Shqipëria e Mesme. Këtu nuk kish pasur kanun, po zgjidheshin me sheriat.
-Këta janë kollaj, tha Poni, njëri voton për gjithë fisin. Kështu që nuk ka problem.
Më poshtë në Myzeqe vepronte kanuni i Labërisë. Poni mori një kopje të kanunit të Labërisë dhe filloi të shikonte se cili ishte kushti që djalit t’i jepej nuse dhe pushkë, meqë atëherë nuk kishte votime. Kërkoi e kërkoi dhe rezultoi që djalit i jepej nuse dhe pushkë pasi jepte prova se mund të vidhte një dele nga kopeja e një fshati tjetër. Po t’ia dilte me sukses, mund të merrte nuse dhe pushkë. Mosha nuk përcaktohej.
-Kjo na hap telashe, tha Poni, se këta dreq lebërish vjedhin që 13 vjeç. Duhet gjetur një mënyrë ta përfshijmë në ligj që atyre mbi 16 vjeç u quhej trimëri, ata që vidhnin nën moshë duhet të prisnin moshën 16 vjeç të martoheshin.
Por ndërsa mendoi se e zgjidhi gjithë jugun me këtë kanun, u kujtua që Gjino në Zagorie u bë i famshëm se u martua 14 vjeç.
Kjo ia komplikoi gjithë situatën.
-Po bëjmë një përjashtim për Zagorien, tha, po e lëmë votimin 14 vjeç se nuk janë shumë vetë.
Pastaj erdhi puna tek Dropulli dhe Vurgu. Këto janë zona të banuara nga pakica greke. Sipas zakonit, ata duhet të martoheshin pasi të ktheheshin nga kurbeti dhe t’i kishin blerë nuses për pajë gjerdan floriri. Zakonisht kësaj ia arrinin në moshën 30 vjeç. Ky ishte telash i ri.
Sipas llogarive që bënte Poni, Dule kishte nja 18 mijë votues, kurse Spiro Ksera, që ishte në koalicion me ta, nja 3 mijë votues. Ngado që ta rrotulloje, nuk fitoje gjë po t’ua ulje moshën, kështu që Poni vendosi që pakicës greke t’ia lërë moshën sa të kishte dëshirë.
Të fundit që i mbetën ishin çamët. Poni është çam vetë dhe pyeti një çam të vjetër, ardhur nga Greqia, se cili ishte rregulli që duhet të martoheshin.
-Po ç’të them unë, i tha plaku. Duhet të bëje pasuri, të blije pajën dhe pastaj të jepnin nuse. Aty nga 25- 30 vjeç e kemi pasur.
-Punë dreqi, tha Poni me vete. As me çamët s’bëkeni dot hair se dhe këta kanë kanunin e tyre.
Atëherë u ul dhe bëri një rekomandim për Doktorin.
-I nderuar zoti kryeministër. Në bazë të dëshirës suaj që shtetasit shqiptarë të votojnë 16 vjeç, bazuar tek kanuni i Lek Dukagjinit se në atë moshë në malësi u jepej nuse dhe pushkë, dhe duke respektuar kanunet respektive në gjithë vendin, rekomandoj këtë rregullore për votuesit në Shqipëri.
1. Në veri, bazuar tek kanuni i Lek Dukagjinit, të votohet në moshën 16 vjeç. Kështu votuesit në veri rriten me 20 përqind, për shkak të sasisë se madhe të fëmijëve që kanë. Kjo përfshin dhe votuesit e periferisë së Tiranës, të cilët e bazojnë veprimtarinë e tyre mbështetur mbi kanunin.
2. Në Shqipëri të Mesme nuk ka rëndësi se votojnë kryefamiljarët për çdo njeri të fisit.
3. Në Jug duhet ta ndajmë në tre nënzona. Labëria zakonisht jep prova se meriton nuse dhe pushkë para moshës 16 vjeç, por unë them që ta mbajmë kufirin 16 vjeç për ta. Zagoria e ka zakon që martohen në moshën 14 vjeç, por duke qenë se janë pak, them t’i lejojmë të votojnë 14 vjeç. Çamët dhe pakica greke respektojnë traditat greke të marrjes së nuses me pajë, kështu që i bie të bëhen një herë drejtorë apo ministra, ose anëtarë të LSI, pastaj të martohen, se ndryshe nuk kanë si vënë pasuri.
Nga kjo shpërndarje besoj se fitojmë 100 mijë vota në favor tonë dhe të tjerët më pak për kundërshtarin.
Me respekt, Poni i Partisë”
me respekt.PONI I PARTISE DHE I LSI se ky vetem per te bere verejtjen per antenen e radhes,
E hongri derrin prape me duket ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/udhezimet-e-doktorit-per-zgjedhjet-2013.html
Hahahaha, or Sali koqja, po burri si rregull eshte deri ne 10 vjet me i madh se gruaja dhe keshtu, per te ruajtur barazine mes shtetasve, gruaja duhet ta fitoje ne moshen 6 vjece. Gamor!
ket here ke fol taman po edhe une jam dakort se 16 vjec jane ne moshen e interrnetit apo me tradite kapnin pushken apo cikat shkonin ke burri mirpo po qe e vendosim 16 vjec po, per maloket ta bojme 25 vjec
berisha po bene kolektivizimin e popullsise , Bile bile berisha kuvendin do ta mbaje tek RRAPI si njeher e me nje kohe. Por xhozefina nuk duhet te vi ne shesh te burrave me minifund. SALI bajraktari.shume qesharak perfundove o SALI BIRISHA……………
une dhe shaban norja do bejme te votojne edhe 16 vjecaret
Une kujtoja se kam qene vetem une nje gamor i madh,por joooo,Sala qenka gamor modern,nuk le gjo ti shpetoi nga duart i ziu.Ja shikoni ci ka pjell menja keti gamori kete radhe,do qe ti reshtoi nxenesit dhe mesuesit nga dyert e shkolles e direkt tek kutia e votimit,se ne te gjithe e dime qe brezi i ri ‘osht’ i gjithe me trapllekun e Saliut.
Shume e goditur….urime!