Sandri u shqetësua shumë nga letra e hapur e Doktorit drejtuar Çilit. Shqetësimi i parë ishte pse iu drejtua Çilit. Pse i kushtoi atij vëmendje dhe jo të tjerëve, që shkruan para tij për këtë çështje.
Shkoi tek zyra e Fevzos ta diskutonte këtë gjë.
-Si e shpjegon ti që iu drejtua Çilit, tha Sandri.
-Po kot o burrë, mos u shqetëso. E ka kunjin me mua se mendon që kam nxitë Bushatin të shkruajë atë shkrimin që ai ka frikë të dalë në televizione.
-Po ai Bushat k… ç’punë ka ku del Doktori? Sa për bela e kemi atë njeri gjithë jetën.
-Po ç’faj ku Bushati o burrë, po ai me siguri e ka kunjin pse lavdërohet Rama që vjen tek ne…
-Po dhe ti kot e ftove atë Ramën për herë të dytë, sa na hape telashe.
-Po ç’faj kam unë o burrë. Vetë kërkoi Doktori. Vuri gjithë ministrat të bënin pyetje dhe mua më thoshin pastaj nuk ia lexove mirë.
-Po dhe ky Doktori ç’i ka këta ministra k… për Zotin? Ç’i mban kot? Gjithë idetë ia jap unë, gjithë punët i bën vetë, paguan dhe ministra kot.
-Po nuk kanë faj ministrat o burrë, se ai ua ka bë pyetjet, por i vinte inat të m’i jepte vetë mua.
-E di mo burrë, e di, por puna është si të mos kuptohet që e ka me ne, por sikur e ka me gjithë emisionet, tha Sandri.
-Po ça emisionesh o Sandër, ku ka emisione të tjera, ai vetëm tek unë dilte. Tek të tjerët sa për qoka shkonte. Problemi është se ai më duket e ka kunjin me ju dhe e ha unë o burrë.
-Pse, ça ka me ne? Me mua është në rregull. Dhe atë natë që e ftova tek shtëpia, më dukej se bënte humor. Ai më la të kuptoj që e ka kunjin me ty pse ke thirr Alibeajn në një emision ku u sha Argita dhe nuk i thatë Alibeajt më parë që ai të merrte përgjigjet e gatshme. Ai u gjet i papërgatitur se nuk kish marrë përgjigjet dhe Doktori ishte xhindosur. Kaq kishte.
-Po jo o burrë se e ka sebep atë. E fryjnë këta të Lul Bashës, i thonë që Sandri është bërë milioner, ka kapë vendet më të mira në Tiranë, ka marrë tokë në Lezhë, në Lalëz, ka bë 25- katëshin, ka marrë 16 milion euro në vit nga qeveria… dhe pastaj vë Fevzon të bëjë si i pavarur. Nga kjo është xhindosur, e di unë.
-Po çfarë ka ky b..q… me ne?
-Epo ja ti e shan lart e poshtë për një leje sheshi apo një tender reklamash, ai ta bën gjëmën tek Doktori duke i folë në vesh, tha Fevzo.
-Epo unë kam për t’ia q… robt atij b…q… nga Holanda. Se më tha dhe Ilir Meta që i kish thënë Luli dhe po ike me PS po humbi PD-ja, vetëm ruajmë aleancën në Tiranë sa të marr PD-në. Pastaj bë ç’të duash. E kupton ti ku e ka planin ai shkërdhatë apo jo? Të humbas PD-ja, të marrë ai PD-në dhe pastaj të dorëzojë Tiranën.
-E mo varja, ç’na duhet tani Tirana. Plani rregullues që na duhej, e bëmë si deshëm vetë.
-Ore dakord, se unë njësoj do ta kem dhe me ata të tjerët, po pse më fut në sherr këto muaj që kanë mbet ky b…q…, më bën dhe si parimor? Se dhe fakti që i është drejtuar Çilit ai, ia ka thënë se atë e ka mik. I ka thënë mos i kthe përgjigje Fevzos ose Klanit, por Çilit.
-Hajt o burrë mos ça kokë, se as Çilin s’e ka qejf, por do të të tregojë ty që je bërë si Çili, d.m.th që përpiqesh të ruash distancën.
-Ore, po ta ketë për këtë që thua ti, mirë, por mos e ka fjalën që si Çili do të lë, pa asnjë lek…, kjo më q…nënën.
“Ore dakord, se unë njësoj do ta kem dhe me ata të tjerët”
kaq mjafton.
Aha hahahaha:
Fe Ziu = -Po ç’faj kam unë o burrë. Vetë kërkoi Doktori. Vuri gjithë ministrat të bënin pyetje dhe mua më thoshin pastaj nuk ia lexove mirë.
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/the-dictator-and.html
Bukur bukur, po o Mero, nuk kemi Antena sot mo?!!!
Zoti Baze ,
Ai nuk quhet Blendi Fevziu por ‘Shreku’
Z. Mero,
Me dergo te lutem nje adrese e-maili ku te mund te dergoj ndonje foto (qe mund t’ju interesoje dhe qe mund te komunikojme me lirshem)
B.
shiko ketu siper mbi titullin e shkrimit ke mundesine te lidhesh duke klikuar mbi fjalet \leter botuesit\
Ore dakord, se unë njësoj do ta kem dhe me ata të tjerët….
Juve e keni ne homor por kjo eshte e vertete.
Ndaj Sander Frangaj po nxiton tek ministria e
Ekonomise per privatizuar ndertesat tek Kinostudio
Ka disa jave qe Sandri nxiton perdite tek ministria e Ekonomise per te bere gatidosjen per te privatizuar tre godinat qe ka marre e bere tek Ish-kinostudio !! Ka bere gati dhe nje projektvendim per ne Qeveri me Berishen per ti privatizuar objektet se ka frike se mos vjen Edi rama dhe del ndonje Fidel e ia merr qyl. Perdite Sander Frangaj merr ne telefon, e here shkon tek Haxhinasto ,per te mbaruar shopejt dojsjen e privatizimit., Eshte objekt dhe toike me ish – pronar, te cilet kane te drejten e parablerjes, por ka shtuar vleren e investimeve, ka fallsifikuar letrat dhe po nxiton ti privatizoje keto dite nga frika se mos iken Doktori .
Sate qerohet serbi shpellave dhe pastaj gjithe vemendja e shqiptareve do te drjetohet tek ndeshkimi dhe anullimi i gjithe vjedhjeve dhe grabitjeve qe i jane bere pasurise se shqiptareve.
Nqs Rama nuk deklarohet qarte per kete do te kete kosto elektorale