Flamuri heton për barsoletën e Berishës me Azem Hajdarin

12 Mars 2013, 18:40Antena TEMA

Flamuri ka marrë së fundmi detyrë të hetojë barsoletat që njerëzit përhapin për Doktorin. Doktori e ka thirrur më vete një ditë dhe ia ka dhënë detyrë speciale të hetojë se kush përhap barsoleta kundër tij, pasi këshilltarët amerikanë i kanë thënë se janë shumë të rrezikshme në fushata. Kështu çdo ditë Flamuri pyet informatorët që dëgjojnë barsoletat dhe nis hetimin.

Dje informatori i parë që i shkoi në zyrë i raportoi barsoletën e ditës. Kishte marrë shkas nga fjalimi i Doktori për 50- vjetorin e Azemit.

-Është barsoletë e rrezikshme, tha informatori. Doktori paska bërë gafë dhe ka thënë që jam i gëzuar që sot festojmë 50 vjetorin e Azemit, pa Azemin…

-Pse, ça ka të keqe këtu, i tha Flamuri.

-Po ja, Azemi ka vdekur dhe në këtë rast nuk thuhet festojmë… Duket sikur Doktori është shumë i gëzuar.

-Më thuaj barsoletën, lëri këto, tha Flamuri dhe në fakt po e mendonte që Doktorit i kishte dalë nga zemra pa dashje.

-Barsoleta është kjo, tha informatori:

“Doktori mori një ditë në telefon në shtëpinë e Azemit. Doli e shoqja në telefon.

-Më fal, i tha, a mund të flas me Azemin?

-Më vjen keq Doktor, i tha e shoqja, Azemi ka vdekur…

-Ah po, tha Doktori dhe mbylli telefonin.

Të nesërmen mori përsëri.

-Alo, Sali Berisha jam. A mund të flas pak me Azemin…?

-Më vjen keq Doktor, Azemi ka vdekur, i tha prapë gruaja.

Doktori mbylli telefonin pa u përshëndetur.

Vazhdoi ta bëjë këtë për dhjetë ditë rresht.

Më në fund gruaja e humbi durimin, por nuk ia mbyllte dot telefonin. Thërret një këshilltar të Doktorit dhe i tregon hallin. Ai më merr çdo ditë në telefon, i tha, dhe më kërkon Azemin, edhe pse unë i them që Azemi ka vdekur. Përveçse më shqetëson, kam frikë se nuk është mirë nga shëndeti. Të lutem shikoje pak si mund t’ia thuash me takt.

Këshilltari, i vënë në siklet, shkon në zyrë të Doktorit dhe i hap bisedën.

-Doktor, kemi dhe 50 vjetorin e lindjes Azemit këtë muaj.

-Po, po, e di, i tha Doktori. E marr çdo ditë gruan dhe e pyes a mund të flas me Azemin.

-Po ndoshta bën gabim Doktor, se ti e di që ai ka vdekur dhe gruaja shqetësohet…

-E di, e di, i thotë Berisha, por më pëlqen shumë ajo pjesa kur ajo thotë Azemi ka vdekur. Dua ta dëgjoj çdo ditë se nuk gjej rehat….”

Flamuri u tërbua dhe u çua në këmbë.

-Të gjendet urgjent kush e ka përhapur, tha.

-Duhet të verifikojmë tre gjëra, i tha informatori. E para, a ka thënë Doktori që jam i gëzuar që sot festojmë 50 vjetorin e Azemit pa Azemin…

-Këtë e ka thënë, po s’ka ndonjë gjë të keqe, i tha Flamuri.

-E dyta, a ka shkuar mirë Doktori me Azemin…

-As kjo nuk ka rëndësi, tha Flamuri, se dihet që nuk kanë shkuar mirë…

-Dhe e treta, duhet të verifikojmë kur e ka lavdëruar Doktori më shumë Azemin, para vdekjes apo pas vdekjes.

-Pas vdekjes, dihet, tha Flamuri, por kjo s’ka rëndësi.

-Epo po të jetë kështu, nuk qenka barsoletë atëherë, i tha informatori. Qenka e vërtetë. Nuk ka rëndësi.

7 komente në “Flamuri heton për barsoletën e Berishës me Azem Hajdarin”

  1. Horri i Bulevardit says:

    Megjithese kjo eshte bazuar ne nje barcolete, por kjo ka ndodhur vertet, ne ngushellimin e nje ish polici te vrare ne Mirdite, kur Saliu ishte president, kjo eshte dhene direkt nga RTSH-ja dhe qysh atehere per Saliun filluan barcaletat e para dhe talljet e para.
    Sali Berisha mbasi shkoi per ngushellin ne familjen e policit te vrare nga kriminele, e filloi fjalimin e tij me fjalet:

    JAM SHUME I GEZUAR QE MARR PJESE NE HIDHERIMIN TUJ.

    Keto kane qene fjalet qe ai ka thene ne ate ngushellim.
    Keshtu qe dihet qe barcaletat kane nje perqidje te vertete, se ato ne fakt bazohen ne nje ngjarje te ndodhur, por tek Saliu barcaleta eshte 100% ngjarje e vertete.

    1. Hysen Shoshori says:

      Nuk matem dot me ty dhe me antenen o Mero, po une kam degjuar nje barsolete tjeter:
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/bishti-i-qenit.html

    2. Devolliu says:

      Të çmendurit të Viçidolit, Salih Vrasësit, i shfaqet çdo natë në ëndër Azem Hajdari prandaj, i trembur, pyet vazhdimisht pasi ka frikë se mos Azemi është gjallë.

  2. anonim says:

    Mero, je i madh! Kjo barcalete eshte 100% humor por edhe 100% e vertete! Kjo e bene edhe me te hidhur! Dhe kjo reflekton Shqiperine e sotme: per te qeshur e per te qare!

  3. tiransi. says:

    te lumte o mero.

    na “gjej” cdo dite deri ne zgjedhje nga nje barsalete te doktorit se do te jete gallate e madhe.

  4. Drinabardhasi says:

    Qanka pune e kollajshme, or te, per t’i gjete, ore te, ata qe nxirrkan barcoleta per Pal Vaten, me fal, or te, per Sal Ram Berishen. Paj i ka ne gjinin e vet, or te, paj i ka keshilltare te vet, pasha torten e 100-vjetorit, qe i mbete ne fit legeni i kuq me torte, qe e çarti krejt. Njanit po ia thom emnin, or te, po ai atje “ka ardh i ri”, or te. Po, pse a nuk kuptohet me kaq, or te? A duhet ndonje e dhanun tjeter, a? He, bre, Sal, po pse s’e qite pyetje ktë, or te, si pyetje ne Censusin tand, kishin me dale nja 1 milion e do barcoletaxhi per ty!

    1. malok says:

      shkruaj shqip o malok muti, se na acarove me ate koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje