Sandri çuditet me deklaratat e Fevzos për punën që bën

13 Mars 2013, 20:57Antena TEMA
Sandri çuditet me deklaratat e Fevzos për punën që

Sandri u çudit shumë dje kur lexoi intervistën e Fevzos. Ndër xhevahiret që kishte këputur, ishte se për emisionin ku kishte intervistuar Ed Ramën, ishte përgatitur 5 ditë rresht nga dhjetë orë në ditë punë.

Në fillim Sandri s’e kishte mendjen, por kur filloi ta mendonte, u çudit. I binte që javën e fundit Fevziu kishte punuar dhjetë orë në ditë për t’u përgatitur për intervistën e Ramës. Atëherë i binte që Fevziu të punonte 8 me 13, pastaj dy orë pushim në drekë, pastaj 15 deri 20 në mbrëmje, pastaj emisioni i radhës…

Sandri filloi të sjellë në mendje javën e emisionit të Ramës. Emisioni ishte të enjte. I binte që Fevziu të shtunë, të diel, të hënë, të martë dhe të mërkurë të kishte bërë përgatitje. Në uikend kishin qenë bashkë dy ditë, Fevziu s’kish hapë kompjuter, të hënën ishte çuar më 11 nga gjumi, pastaj kishin ngrënë drekë dhe mbasdite ishte marrë me emisionin e radhës. Të martë po ashtu..

-Kur të ketë punuar kaq shumë ky, tha dhe mori Fevzon në telefon.

-Ore, kur ke punuar kaq shumë për këtë Ramën ti se ti gjithë ditën ke qenë me mua?

-Punoj natën unë Sandër, gjithë natën ulem dhe punoj. Afër orës 4 të mëngjesit kam fjetur atë javë.

-Ça thu mor burë, tha Sandri. Po unë të qava hall kur nuk dije tre ligjet se kishe shku pa përgatitur, po ti e paske pasë nga pagjumësia. Qenke k… fare Fevzo. Vetëm ty të kam parë që studion 50 orë e s’mban mend tre ligjet.

-Po jo o burrë se unë studiova gjëra të rëndësishme, pastaj nuk e dija që do më pyeste ai, kisha bë gati pyetjet e mia.

-Nejse, vari trapin. Dhe me atë Ramushin ia kishe futë pordhës.

-Pse mo burrë, ishte intervistë e fortë ajo, a e pe si u djersite..

-Po mo po, ma tha Ramushi kur hëngrëm darkë pas emisionit. Shumë nxehtë e keni studion bre, në Kosove s’durojmë dot nxehjen.

-Jo Sandër, e kishte nga pyetjet, jo nga kondicioneri. I kishte thënë dhe Fyles se më tha Grida, që e kish takuar, që po mendoj të shkoj tek Fevziu, por kam shumë frikë pyetjet për tre ligjet.

-Le, vari trapin se ia ke futë kot atje, po me këtë punën e Doktorit më ke hapë telashe.

-Pse mo burrë të kam hapë, Doktori s’e ka parë emisionin vërtet.

-Ça thua mor burrë, pse kot të bërtisja unë pas skenës, pyetjet e atij ishin. Ka ndenjë dy orë në telefon me mua. Pastaj si s’e ka parë. Ai e tha vetë që e pashë debatin, por Rama kërkoi debat me Laurën.

-S’ka mundësi ta ketë parë Sandër. Se po ta shikoje atë emision, do thoshe një fjalë të mirë patjetër. Ai lavdëroi vetëm Laurën. Nuk do ta ketë parë, do t’ia kenë treguar.

-Ore, problemi ynë është që e ka parë, se po të mos e kishte parë, dija unë ç’i thosha atij.

-Nejse Sandër, një gjëje ia kam arritur. Doktori vërtet mund të jetë mërzitur me mua, por siç e shikon, nuk shkon askund. Nuk ka si shkon mo burrë, nga kjo studio në studio të tjera… E kemi arritur këtë gjë.

-Ah ti qenke k… Fevzo. Atë hall kam unë pse nuk shkon tek Babaramo Doktori. Unë kam hall si ta qetësojmë deri me 23 qershor, të shikojmë kush fiton, pastaj të shkojë në të s’ëmës se hallin e atij kam unë.

10 komente në “Sandri çuditet me deklaratat e Fevzos për punën që bën”

  1. Gjëagjëza says:

    E fortë Mero, e fortë … Unë kam hall si ta qetësojmë deri me 23 qershor, të shikojmë kush fiton, pastaj të shkojë në të s’ëmës se hallin e atij kam unë.
    A s’më thua, vërtetë do e marrin kthesën 180 gradë këta Fevzinjtë pas 23 Qershorit?!!!
    Po kush e ha se!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/the-dictator-and.html

    1. sif says:

      O Gjeagjeza Po ku e gjte kete foto more? Qeka e papame!!!

      1. Landi Qerimi says:

        Ahhhhaha, ahaha!

    2. Majlinda USA says:

      Boboooooo; Kisha vene groshe te kuqe ne zjarr e duke pritur Antenen u dogjen.
      C’na bere o Mero, na fute ne sherr me burrin ?

    3. Pilo Lala says:

      Familja e tyre s’ka shtylle kurrizore. Gjithashtu kane nje veti te rralle qe e rrutullon by..en nga te doje, here mbrapa, here perpara.
      Kur e con perpara thote, jam qe jam pse nuk i fus nje teke vete? Kjo eshte bere copa, cfare do i bej me shume? Pastaj behet pishman, dhe akuzon qe kane perdhunuar nje te Levizjes Dhjetorit.

  2. mandi says:

    ahahahahaahaaahahahahahahaha
    Ça thu mor burë, tha Sandri. Po unë të qava hall kur nuk dije tre ligjet se kishe shku pa përgatitur, po ti e paske pasë nga pagjumësia. Qenke k… fare Fevzo. Vetëm ty të kam parë që studion 50 orë e s’mban mend tre ligjet.
    ahahahahahahahahahahaahhaahahahahahahahah

  3. SALI BERISHA says:

    IKNI SERVILA ,,,TANI JAM SHOK I CIMIT,(PEKES)

  4. Ben Chicago says:

    Qenke k… fare ti fevzo thote sandri
    me kete k… fare cfare ka dashur te thote sandri valle?

      1. Ben Chicago says:

        kackavall mendova dhe une

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje