Flamuri heton për anekdotën e fundit për Jozin në Shkodër

15 Mars 2013, 20:42Antena TEMA
Flamuri heton për anekdotën e fundit për Jozin në

Flamurit iu desh te merret dje sërish me një anekdotë të dalë në Shkodër për Jozin. Shkak për këtë u bë udhëzimi që Jozi i kishte dhënë prefektes së Shkodrës për të folur me mediat.
Meqë Shkodra u përmbyt prapë dhe Bërdica e Kuçi ishin nën ujë, prefektja e Shkodrës mori e alarmuar Jozin.
-Si me ja ba me mediet, i tha, janë të tana para derës, s’di ç’ka me u thanë? Akoma s’u kena dhënë dëmshpërblimet për 2010-ën.
-Mos e ba alarmante situatën, i tha Jozi. Thuj nuk ashtë përmbytje.
-Po ça me i thanë që asht, i tha prefektja. Krejt Shkodra në ujë.
-Duhesh me e stërvit për mediat, i tha Jozi. Duhet me thanë që është ujë në sipërfaqe të tokës, por jo përmbytje. Thuaj e pranojmë se një sasi e madhe uji është në sipërfaqe të tokës, por kjo nuk asht përmbytje. Për përmbytje duhen prova.
Ashtu u vendos. Prefektja doli para gazetarëve dhe tha: -Nuk ka asgjë shqetësuese. Një sasi e madhe uji ka pushtuar sipërfaqen e tokës, por ende nuk jemi në kushtet e një përmbytje.
-Kur quhet përmbytje, pyeti një gazetar.
-Përmbytje quhet kur uji përmbyt njerëz, gja të gjallë dhe prish shtëpia. Toka asht e zotit, të bëjë ç’të dojë me të. Fakti asht se uji s’ka mbyt kënd ende dhe kjo është arritje e qeverisë.
-E kuptova, i tha gazetari. Nëse ti shkon në shtëpi dhe e gjen burrin tat sipër një femre, a e quan tradhti a jo?
-Një moment me pyet Jozin se s’mundna me folë pa u konsultu, tha prefektja.
Prefektja mori Jozin dhe ia shpjegoi kundërpyetjen e gazetarit.

-Asht e sikletshme, tha, por duhet me i dhanë përgjigje.
-Thuj atij gazetarit, tha Jozi, se nuk ashtë njësoj me tradhtu burri gruen dhe me tradhtu shkodrani PD-në. Me tradhtu burri gruen, ndahen me gjyq, me tradhtu shkodrani PD-në, është përmbytje. Meqë ata nuk e tradhtojnë, s’ka përmbytje.
Prefektja ia përsëriti përgjigjen gazetarit dhe ai e dha në një TV lokal. Pas kësaj gjithë njerëzit në Shkodër takojnë njëri- tjetrin dhe e pyesin: a don me të tradhtu gruaja a don me u përmbyt?
Kjo gallatë e ka vënë në siklet Flamurin se shumë shkodranë që preken në sedër nuk e dinë të vërtetën dhe thonë më mirë me u përmbyt se sa me tradhtu gruaja. Dhe sipas Flamurit kjo do të thotë se shkodranët janë duke tradhtu PD-në.
Duke hetuar se kush e ka përhap barsoletën, Flamuri arriti të grumbullojë gjithë këtë informacion dhe ia çoi Jozit.
-A është e vërtetë që ke thënë se kur një burrë shkon me një grua tjetër quhet tradhti, kurse kur shkodranët tradhtojnë PD-në quhet përmbytje?
-Po jo mar Flamur se me kanë e vërtetë kjo, na kishte tradhtu Shkodra tre herë në vit sa herë përmbytet.

5 komente në “Flamuri heton për anekdotën e fundit për Jozin në Shkodër”

  1. Gjëagjëza says:

    HA HA HA HA HA
    ” …-Një moment me pyet Jozin se s’mundna me folë pa u konsultu, tha prefektja.”
    http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/policia-shqiptare.html
    P.S. Kurse ky Muli eshte CAR Komplet nga koka te kembet

  2. best says:

    Flamuri jep alarmin për alienët.
    Rrufeshëm Flamurit i erdhi në zyrë një dokument top secret nga Shishtaveci, i nisur me urgjencë me autobusin e parë të Kukësit.Gjatë natës ishte identifikuar një anije kozmike, e cila ishte ulur pikërisht në fshatin e tij.Nuk dihet mirë përmbajtja e bisedës së bariut P.D. me alienët, por nga pak fjalë që atij mundën t’i dilnin ishte se një sulm eminent do kryhej nga një grup rival alienësh, ndaj këta që erdhën porositën bariun P.D. që të lajmëronte instancat e larta për të organizuar mbrojtjen.Flamuri bëri lidhjen e menjehershme të situatës me detyrë e tij si ministër, duke gjykuar se ky fakt po e vinte në provë historike.Përpiloi shpejt një raport mbi ngjarjen e vendosi të vërë në dijeni karriket më të larta të shtetit.Sapo nisi të përpilojë raportin e kërkoi në telefon ambasadori Arvizu, duke i kërkuar detaje mbi formën dhe mesazhin e alienëve.Në fund Arvizu e siguroi që ky ishte alarm kot, se duket bariu P.D. kshte qenë nën efektin e rakisë së patateve.”Po ky nga dreqin e morri vesh?”- protestoi me vete Flamuri, i vendosur t’i shkojë gjer fund kësaj piste.Sapo nisi raportin, vijuan telefonatat e karrikeve më të larta të shtetit.I pari mori Bujari:
    – Alo, Flamur, Bujari ju dëgjon…
    Flamuri shau me vete këtë vesin e keq të presidentit, që vetë merrte e pastaj thoshte se dëgjonte.
    – Po ja shef, e kanë kunj me mua dhe duan të më sulmojnë fshatin.
    – Ke dijeni për tipin e armëve që do përdorin? – pyeti Bujari.
    – Jo vallahi, po ti mund t’a kesh idenë se ke mbaruar për mortaja me dy këmbë.
    – Flamur, mortajat janë për tokë, kurse ata vijnë nga lart.Duhen kundërajrorë.
    – Do të lajmëroj kur të gjej ndonjë zgjidhje – i tha Flamuri duke mbyllur telefonin.
    Pa mbushur minutin morri karrikja e dytë e shtetit.
    – Ç’a ka noll mar Flamur?Apo n’a sulmojnë përnjimend apo don me u tall me Bujarin?
    – Është serioze Jozi, m’a ka dërgu njeri i sigurtë.Po pse me fshatin tim, nuk e kuptoj…
    – Vetë e ke fajin – e ndërpreu Jozi – se vure pallmën qi burrat e Kuksit punojshin shum…U ka dalë nami n’Univers e po vijnë alienët me i marr për qito punësh.Mas e diskuto mar Flamur qi kshu asht puna!
    Flamuri shtangu nga zbulimi i Jozit.Nuk thonë kot që grave u pjell mendja.Menjëherë mendoi të jepte urdhër që të evakuoheshin të gjithë burrat e Shishtavecit, por pa bujë e panik, duke u thënë se gjoja do vinin për një kurs komisarësh policie në Tiranë.
    Pasi mbaroi bisedën me Jozin, morri karrikja e tretë.Ishte Doktori.
    – Ç’a po ndodh Flamur?
    – Po ja Doktor, duan të n’a vënë në provë.
    – Hahhahaha – ia bëri Doktori – do ketë paguar Rama atë bariun, se në Shishtavec nuk venë as dhitë e egra e jo alienët.
    – Doktor, është lajm shumë serioz, e kam konfirmuar edhe nga fshatarë të tjerë – protestoi Flamuri – e po n’a morrën ca burra peng do jemi keq me votusat…
    Doktori u mendua pak dhe filloi ta marrë seriozisht situatën.Tha se do merrte pas ndonjë ore, pasi të informohej nga Fevziu mbi format dhe gjuhët që flasin alienët.Fevziu kishte botuar një libër të ri për këtë punë, biles tërë tirazhin e parë ia kishin blerë ca tipa të çuditshëm me fytyrë lakrash jeshile.
    Pasi Doktori mbylli telefonin, Flamurit i shkoi mendja që gjithsesi duhej të merrte masat.I shkoi mendja tek një fshatar i tij, që mund t’i jepte këshilla të sakta për këtë punë.
    – Alo, Muli, ho me, ku je ti?Ke humbur fare…Ç’a halli ke? – foli nga ana tjetër e telefonit Zhaku.Flamuri i shpjegoi hallin dhe Zhaku e sqaroi se Imami nuk posedonte armë speciale kundër alienëve, përveç ca gëzhojave të ndryshkura, që do t’i nisnin në OKB për skrap.Sidoqoftë, vendosën të dy që fshati duhet të evakuohej deri në një urdhër të dytë.
    Papritur Zhaku e morri përsëri : – O Mul, po sikur të jenë gra ata alienët…

    1. Horri i Bulevardit says:

      Bravo best e bukur.

  3. Gjon says:

    car i perdhunum e i pershkardhym prej Xhozit e padronit te saj….

  4. arjanita says:

    Si talleni kshtu me udhheqjen pash zotin.
    Lum na per ta.
    A thu keni me i lane ata me u talle me ne mbas 23 Qershorit?
    Se cinizmi i Lajes n’parlament s’durohet ma!
    Se dezinjatorja asht ba turpi jo vetem i Shkodres.
    Se Muli asht marrja jo vetem i Novosejs se te madhit
    Idriz Basha.
    Se kta legena sundimtare na bane edhe ne gazin e botes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje