Kunati i Lulit u tërbua sot. Kishte llogaritur gjithë fitimet e tremujorit të parë me Festën e Verës. Për një javë rresht gjithë punonjësit e Megatek-ut bënë gati lulet e kauçukut nga Kina për të zbukuruar Tiranën. Pastaj u mor gjatë me përgatitjen e kioskave lëvizëse dhe stendave me qofte, birra, ballokume, etj. Kishte llogaritur që gjithë zona e Paskuqanit dhe Bathores që vjen më 14 mars në Tiranë t’i bënin afërsisht 2 milionë euro xhiro.
Por ajo që ndodhi ishte e pamëshirshme. Shiu i fortë që në mëngjes, prishi gjithçka. Të vetmet që rezistuan ishin lulet e kauçukut.
I dëshpëruar, Kunati vendosi të mbyllej në lokalin e hapur tek shkolla “11 Janari”. U nis atje duke i bërë zile dhe gjithë stafit të tij pranë Bashkisë, ku kryesore është partnerja e motrës.
I nevrikosur siç ishte me motin, kaloi në Unazë, u fut tek kryqëzimi i shkollës “11 Janari” dhe aty ngeci. U kujtua se rruga ishte në rikonstruksion.
Ortakja e tij, Deta, kishte dalë nga shkolla “Emin Duraku”. Në fakt lokali gjendej mu në mes të rrugës që ata po bënin rikonstruksion.
Kuanti zbriti i xhindosur nga makina dhe u nis me këmbë.
-Ej zotëri, mos e lë makinën aty, i tha punëtori që punonte, se do ta marrin karrotrecat e Bashkisë.
-Mos ki merak se s’ma marrin, tha Kunati, dhe u gëzua që punëtori nuk e njohu.
-Ta marrin o zotëri, i tha punëtori, se këtë rrugën po e bën Kunati i Lulit.
Kunati mbajti këmbët.
-Ou, ku e di ti, i tha.
-E di or taj, i tha punëtori, se e shef atë klubin aty…, dhe tregoi nga klubi. E ka marrë motra e tij me qira me Detën. Sa e morën, s’u pëlqeu rruga dhe filluan ta bëjnë nga e para. Bashkia s’ka pare ene na kanë marre ne që jena punonjës ujësjellësi e po bëjmë rrugën e tyre.
-Ou, ku i di ti gjithë këto gjëra, tha Kunati, apo dëgjon këta komunistët e Edi Ramës.
-Jo or ti shoq, s’e thonë komunistët, e thotë drejtori im që është i PD-së. Nuk e dun Lulin fare kta të PD-së dhe janë tërbu se të vetmen rrugë që po bë në Tiranë, e bëka për klubin e Kunatit. Naj të thashë mos e lë makinën aty.
-Mbylle gojën, i tha Kunati, mos u merr me llafe, shiko punën.
-Or ti shoq, si të duash. Mu mos më thuj mbylle gojën se unë jam në pushtet, i tha dhe filloi të gërmoj gjithë inat me kazmë.
Dhe ta dish se s’kena me e shlu pushtetin i tha dhe i ra fort prapë kazmës.
-Jo, jo, mos e lëshoni, i tha Kunati dhe vazhdoi të ecte me këmbë.
Deta ia bëri me dorë nga skaji tjetër i rrugës.
Punëtori ktheu kokën dhe pa i çuditur se si Deta dhe ky burri që la makinën u përqafuan.
-Eee, e njifka Kunatin ky, tha, ndaj e la makinën ktu. Gjithë hile kjo dynja, tha punëtori me vete dhe i ra prapë kazmës.
Ndërsa po punonte, pa që iu afrua Deta.
-Ti zotëri, pse merresh me llafe, i tha. Çfarë i ke thënë Kunatit për këtë rrugën?
-Jo mi gocë, nuk e njoh fare Kunatin, i tha punëtori.
-Si nuk e njeh, i tha Deta, qëparë ke folë me të?
-Oj zonjë, ai burri i botës është kryeministër dhe s’e ka njoftë baxhanakun, jo unë një copë punëtori me njoftë Kunatin e Lulit.
e forte kjo :..-Oj zonjë, ai burri i botës është kryeministër dhe s’e ka njoftë baxhanakun, jo unë një copë punëtori me njoftë Kunatin e Lulit.
E po keshtu eshte kur ja var ujkut melcite ne qafe ?
“””””””ai burri i botës është kryeministër dhe s’e ka njoftë baxhanakun, jo unë një copë punëtori me njoftë Kunatin e Lulit.”””””
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/imami-i-salistanit.html
“Jo jo mos e leshoni pushtetin”
Mos po tani qe humbi ca leke kunoti kushedi cben per ti vene ne vend. Do i vjedhin romet e tironsit te gjithe tani. se nuk rri pa lek kunoti.
Luli eshte burre pa burreri. Ndersa ky kunati eshte thjesht dhe vetem nje personazh tejet i peshtire
Kunotin e qujn Erion Isufi qe ta dini mire se me ke mund te keni te beni nese do te jeni aq te mallkuar sa te faleni ndonje dite tek dera e bashkise Tirane.
Iku Tirana e Rames, tani po vjen Tirana e sales prape, me kuneter dhe lugeter
haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
hahahahahahahahhahahahaa sa e madhe, ua ke qr o Mero edhe ne enderr u del ketyre lapanjozeve te shkerdhshtetit te bac vicidolsit
Humor i goditur.
Mero je i zgjuar, me familje te shendoshe, i zoti ne punen tende, jugor, me humor te holle…….. vetem floket ta dhjesin ?
e forte fare kjo ?
Andreas mo kaçurels. Mendja eshte ne tru jo ne lesh, mor lesh.
Era, une jam shume me tullac se Merua, po ti duhet te jesh bjonde fare qe nuk kuptoke as batuten me minimale ?
p.s. shpresoj te jesh e vogel, perndryshe mbetet te jesh e trashe ?
E forte vertet. Ka te drejte Andrea, po me kete humor, nuk shifen me floket ?
Batuta me e forte : Krieministri nuk njef baxhanakin or taj e jo une miletin , kjo eshte koha e dyte e kapter Selimeve te Matit e TRopojes e Diber-Kuksit .