Ka dalë një barsoletë e re për Doktorin dhe Flamurin e zuri koka. Pikësëpari nuk kuptonte ku e kishte fjalën autori. Barsoleta ishte kështu:
“Doktori, duke ecur në rrugë me makinë, ka shtypur pa dashje një derr. I inatosur me shoferin, i kërkon të shkojë tek familja që kishte derrin dhe t’i kërkojë ndjesë.
Çon shoferi Berishën në shtëpi dhe kthehet tek Familja ku kish bërë dëm.
-Unë jam shoferi i Berishës, u tha familjarëve. Desha t’u them se e shtypa derrin.
Familjarët, në vend që të mërziteshin, u kënaqën shumë e ulën shoferin për kafe dhe filluan t’i japin dhurata”.
Kaq është barsoleta. Flamuri e dëgjoi dy herë dhe nuk po kapte kuptimin.
Kuptimi i parë ishte se shoferi nuk ishte shpjeguar mirë dhe dukej sikur kishte thënë se ka shtypur derrin, d.m.th Berishën. Kjo ishte shumë e rëndë.
Kuptimi i dytë lehtësues ishte se shoferi kishte shtypur derrin, por fshatarët nuk ua mbante të mërziteshin dhe e pritën mirë. Kjo dukej më pak bindëse.
Kështu që Flamuri mori masat për versionin e parë. Duhet të zbulonte doemos se në cilën pjesë të Shqipërisë përdorej më shumë fjala derr për Doktorin.
Mblodhi një herë gjithë shprehjet që përmbajnë fjalën derr. “U bëra derr”, “ka qimen e derrit” “derri do plumb”, “më mirë Sokrat i vuajtur se derr i kënaqur”, “kokëderr”, “derri e dosa”, “derr femre”, etj.
Atëherë filloi t’i analizojë se cila pjesë e Shqipërisë mund ta ketë shpikur. E nisi nga Shkodra. Aty nuk bëhej fjalë pasi Jozi derrit i thotë “Thiu”.
Në Mirditë po ashtu i thonë “thiu”. Pjesa e Laçit që i thotë dhe “derr”, nuk i rezultonte.
Atëherë e nisi shprehje për shprehje.
“U bëra derr”- kjo shprehje përdorej nga Tirana e poshtë. Nuk zbuloi dot gjë nga kjo.
“Ka qimen e derrit”- kjo përdorej në Kavajë. As aty nuk kishte dyshime.
“Më mirë Sokrat i vuajtur se derr i kënaqur”- kjo rezultonte që përdorej nga intelektualët jugorë. Nuk hynte në punë.
“Kokëderr”- kjo përdorej kryesisht nga vlonjate. Kjo ishte e dyshimtë pasi mënyra si tregohej barsoleta, kishte të bënte me një kokëderr që ishte hequr qafe. E shënoi Vlorën me pikëpyetje dhe nisi më tej hetimet për versionin e dytë. Sipas këtij versioni, familja fshatare ka respektuar shoferin e Berishës nga frika duke mos e quajtur të rëndësishme shtypjen e derrit. Kjo vetëm në Lushnjë mund të bëjë vaki, tha Flamuri me vete, dhe mund të ketë ndodhur në këto takimet që Doktori bën me bujqit.
Por më i rrezikshëm ngelej versioni i parë, që familja të ishte gëzuar që shoferi kishte shtypur Berishën dhe i thoshte derr.
I shqetësuar vendosi të pyesë Kollozin që ishte nga Vlora.
-Ore Kolloz, a e përdorni fjalën derr në kuptimin negativ ju apo pozitiv?
-Varet nga rasti, i tha Kollozi, për meshkujt e përdorim negativisht, kurse për femrat si superlativë kur themi “derr p…”. Po pse pyet?
-Kanë hapë një barsoletë të re, tha Flamuri, dhe po hetoj për kë e kanë se është fjala derr në mes.
-S’di ç’të të them, i tha Kollozi. Po është nga Vlora, do jetë për ndonjë mashkull, se për ndonjë femër në PD nuk ke si e përdor të dytën.
per femrat e PD-se duhet thene derr k….!
Po Jozi, cfare eshte ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/spikerja-e-parlamentit-shqiptar.html
Po e htem fundin e barcoletes qe dime per derrin dhe labin, qe edhe labi arriti te qendroje pese min ne nje dhome me derrin, por me ne fund doli, duke lene derrin fitues.
Kur e futen Berishen tek dhoma ku derri qendronte triumfator, skaloi nje minute dhe doli derri me te katra dhe duke gerthitur rruges, thoshte, derr i parepe jam por derrr me tre RRR nuk kisha pare e para ehre qe sot ma zune syte dhe sdua te rezikoj.
Zoti Mero c’eshte kjo fjali :
Sipas këtij versioni, familja fshatare ka respektuar shoferin e Berishës nga frika duke mos e quajtur të rëndësishme shtypjen e derrit. Kjo vetëm në Lushnjë mund të bëjë vaki, tha Flamuri me vete, dhe mund të ketë ndodhur në këto takimet që Doktori bën me bujqit. ???
Kur paskan pasur frike Lushnjaret nga Berisha ? Ne 1997 qe e di e gjithe Shqiperia se si eshte pritur Berisha atje, ne 2009 kur PS-ja fitoi 73% te votave apo ne 2011 kur kandidati i PS-se (sot Kryetar Bashkie) fitoi me nje nga rezultatet me te thella qe u arriten ne vend kunder kandidateve te PD-se ?
derri u ofendua kur mori vesh qe e kishin krahesuar me saliun
Ben !~!!!!!!!nga te gjitha komentet e tua ,keta te fundit me pelqyen ,,,por kjo e socmja eshte Kryeveper !