Sandri vendosi t’i bëjë një surprizë Doktorit. Urdhëroi gazetarët të mblidhnin gjithë futbollistët me mbiemrin Berisha dhe të formonin me ta një formacion të fisit Berisha.
Shako nisi nga puna.
Në krye të listë u vu portieri i kombëtares sonë, Etrit Berisha. Kjo ishte mirë se fillonte dhe formacioni tamam me portierin.
Pastaj filloi të bëjë mbrojtjen. Risolli nga arkivat Safet Berishën, mbrojtësin e famshëm të Partizanit.
-Këtë hiqe, i tha Sandri, se e merr si provokim ngaqë ka marrë Jamarbëri klubin Partizani.
-Mirë vëlla, e heq unë, tha Shako, po s’kam ku t’i gjej 11 pastaj.
-Po nuk gjete futbollist, fut dhe njerëz të njohur me mbiemër Berisha, i tha Sandri.
Vazhdoi Shako më tej. Futi Valon Berishën dhe Besart Berishën, njëri i Norvegjisë e tjetri i Australisë.
Pastaj Bernard Berisha i Kavajës, Sedat Berisha i Tetovës.
Vazhdoi më tej dhe s’po gjente më të tjerë. Me mbiemër Berisha ka boll, i tha, por s’janë shumë të shquar.
-OK, s’ka problem, i tha Sandri, fut në ekip ca figura të shquara me mbiemër Berisha.
-Ah, po, tha Shako. Ka qenë një Berishë që ka fituar Big Brother në Itali.
-Ah, po, tha Sandri, shumë mirë.
-Jo atë o burrë, tha Fevzo, se ai ishte rom. Do ta marrë për ters. Pak telashe kemi ne, dhe kjo na duhet.
-Po pse ka dhe Berishë që janë romë, tha Shako i çuditur.
-Epo fis i madh, ça s’ka, tha Sandri. Lere këtë, lere.
-OK, tha Shako. Po fusim këtë fotografin e SHBA, Berishën se dhe ky i njohur është.
-Ai po, shumë mirë, tha Sandri. E kemi dhe mik.
-Dhe një na mbeti, tha Shako.
-Të kishe gjetë dhe ndonjë femër o burrë, i tha Sandri, se duket sikur është fis me burra dhe s’kanë asnjë grua të zgjuar.
-Grua vallai s’kam digju, tha Shako, por po deshe ti, pyes një herë nga dyqani im se aty shkojnë gra për t’u veshë.
Merr menaxheren e dyqanit dhe e pyet me takt.
-Ti merresh me modën dhe merr vesh nga këto gratë e njohura, tha. A njef ndonjë grua të njohur me mbiemrin Berisha?
-Njof, i tha ajo. Gruan e Zenit.
Shako ia tha Sandrit. Sandri u pre në fytyrë.
-Ore ti bole, i tha. Dhe kjo na duhet ne.
-Pse mo burrë, ça ka, i tha Shako. Brenda idesë është, që këta Berishët janë aq të lidhur me Doktorin, sa janë gati të martohen brenda fisit për të qenë me të.
-Mirë Shako, mirë, vazhdoi ti, i tha Sandri, po pastaj do përfundosh të japësh lajmet në Top Channel në vend të komenteve në Supersport.
besart berisha i australise? e keni tepruar pak ?
o Jul-o, e ka per humor mer, i australise, mqse ai zbegenis me ardh me lujt me kombetaren tone, ?
O Mero, Ai Shaku, qeka trap, pse smerr Shpresa Berishen, ce ka kap me grun e Zenit? ?
e Mero kur permende kete Shokon nje njeri hipokrit ,idiot,servil, lepires qe te vjen per te vjelle kur e degjon dhe e shekon si gjarper bullar.
O Mero, ky Shako, mos e ke fjalen per Shakohoxhen qe gjate komentit te ndeshjeve ben edhe politike ne favor te Sales. Hajde trap robi hajde.
Ju dhjevsha ne Berishen Besarte se Australija nuk dine se ku i bjere me shtepi FUTB
Keta jane zagare qe vetem te lepihen dine te bejne,si Sandri,Fevziu e te gjith lakejte e tjere si keto,qe me vjen peshtire tu kujtoj emrat.Ju jeni bastarde qe talleni me njerezit dhe nuk tregoni realitetin.PTUUUU.