Doktori vendosi të flasë me ministrat rreth krizës së bankave në Qipro. Pasi ministrat zunë vendet dhe vunë re që nuk kishte kamera, nxorën blloqet të mbajnë shënim, pasi konsiderohet mbledhje e rëndësishme.
-Sot dua të ndaj me ju shqetësimin për krizën bankare në Qipro, filloi Doktori. Kjo krizë, nga më të mëdhatë dhe më të frikshmet që ka prekur Evropën, në të vërtetë është një krizë e stimuluar nga politikat konfuze të Bankës Qendrore Evropiane, e cila po e fut monedhën euro në krizë dhe po bën veprime të pamatura. Shembulli i qeverisë sonë, që nuk u prek nga kriza, përkundrazi njohu rritje, është refuzuar deri tani nga Banka Qendrore Evropiane, edhe pse zoti Fullani ka shkuar disa herë t’ua shpjegojë. Justifikimi i tyre është se nuk kuptojnë asgjë nga ato që u thotë zoti Fullani. Kjo duhet të jetë justifikim, por ka brenda dhe doza xhelozie për aftësinë e tij në fushën e sistemit bankar.
Sidoqoftë, le të analizojmë se çfarë ndikimi mund të ketë kriza e bankave qipriote në Shqipëri.
Fullani më thotë asnjë ndikim. Në Shqipëri nuk kemi asnjë degë të bankave qipriotë dhe vetë Greqia ka tre prej tyre. Kështu që nuk besoj se ka një reaksion zinxhir.
Nga ana tjetër, ne si vend aspirant për në Bashkimin Evropian duhet të shprehim qëndrimin tonë për arsyet pse hyri në krizë Banka Qendrore në Qipro. Arsyeja e krizës janë politikat etatiste të Bankës Qendrore Evropiane dhe mania e saj për të rritur taksimin mbi depozitat. Unë e kam thënë dhe e përsëris se taksimi progresiv është marksizëm dhe Banka Qendrore Evropiane është duke bërë një gabim historik. Përvoja jonë duhet doemos të merret parasysh.
Problemi i dytë që kemi janë depozitat e investitorëve shqiptarë në Qipro. Në dijeninë time, shumë biznesmenë të mëdhenj në Shqipëri kanë depozituar paret e tyre në Qipro pasi aty kanë të regjistruara dhe kompanitë. Ne duhet t’i mbrojmë ata. Kisha dje për darkë në shtëpi zotin Damir Fazlliç dhe ai më shprehu shqetësimin e tij për paratë e depozituara në Qipro. Shumë kompani të tij, që operojnë në Shqipëri dhe rajon, i kanë depozituar paratë në Qipro. Ne kemi sot 15 kompani të mëdha “offshore” që janë licencuar në Shqipëri dhe që kanë regjistrimin në Qipro. Ne duhet t’i mbrojmë ata me çdo çmim. Për këtë arsye urdhëroj Ministrin e Financave të hartojë një listë me gjithë qytetarët shqiptarë që kanë depozitat e tyre në Qipro dhe ne si shtet të kërkojmë tërheqjen e tyre në Shqipëri, duke marrë përsipër risqet e humbjes së përqindjeve që duhet t’i kompensojë shteti ynë.
-Po ku t’i gjejmë emrat Doktor, tha Ridvani.
-Bë një reklamë në TV Klan dhe thuaj kush ndjehet i rrezikuar se ka depozituar lekët në Qipro, të paraqitet në Ministri të Financave për t’i lehtësuar transferimin në Tiranë.
-Unë kam një propozim, tha Genc Ruli. Qytetarët të mos depozitojnë emrat, por vetëm numrin e llogarisë që të ruhet privatësia.
-Duhet patjetër një adresë, tha Ridvani, nuk bëhet ajo.
-Mirë e ka Ruli, tha Doktori. Mund të vihet si adresë një kuti postare në Qipro për shembull, s’ka problem.
-S’ka problem Doktor, por nga verifikimi i parë që kemi bërë, nja 200 llogari kanë të njëjtën kuti postare. Kështu që nuk kuptohet gjë nga kjo punë.
-E di, e di, ke të drejtë, tha Doktori. Më ka thënë Damiri që një grua ua mban të gjithave.
-Ndaj them më mirë vetëm numrat e llogarive, tha Ruli, se ngarkojmë kot atë gruan se është dhe e sëmurë këto ditë.
-Mirë atëherë. U vendos, tha Doktori. Ty Ridvan do të jap unë llogaritë dhe do vazhdosh punë…
-Po sikur do bënim reklamë, tha Ridvani.
-Nejse, unë po t’i jap një herë këto që kam, pastaj bë dhe reklamë mos vjen ndonjë tjetër, tha Doktori.
NUK KAM CFARE TI SHTOJ NDOSHTA ME MIRAAAAAAA ME REALJA,ME E VERTEA GJITHMONE PAS ATYRE QE NGJITEN DOKTORR MULIN NE KARRIEREEEEE DHE TE ASAJ TE BABA LIKES DHE MONDIT BASHKE,JU PERGEZOJ EDHE PSER AUTORI ESHTE ANONIM MUND TA NDRYSHOJE DHE RUBRIKEN MUND TA QUAJE THESARE PER POPULLIN JU FALENDEROJ NGA ZEMRAAAAAA
Qe kur e bekoi Papa Frani nuk mbahet me baca Sali
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/01/ne-jemi-ndryshimi-perpara.html
E MREKULLUESHME ANTENA.
Gjuha vete ku dhemb dhembi.
Berisha e ka mendjen tek parate e depozituara ne Qipro.
E harruat AEY apo si e kishte emrin ajo kompania e vrasjes femijeve?
-Ndaj them më mirë vetëm numrat e llogarive, tha Ruli, se ngarkojmë kot atë gruan se është dhe e sëmurë këto ditë.
-Mirë atëherë. U vendos, tha Doktori. Ty Ridvan do të jap unë llogaritë dhe do vazhdosh punë…
-Po sikur do bënim reklamë, tha Ridvani.
te nderuar shqiptare .
nga gjithe te keqijat qe mund te kete shqiperia e mira eshte qe ne shqiperi nuk kane zbarkuar paret e evazionit fiskal si ne qipro .
shqiptaret nuk jane aq budallenj qe leket i kane depozituar ne bankat me prestigjioze
Dhe problemi me i madh eshte se tani me teper se vete Qipro, jane pushtetaret ne krize se gati 95% e parave te vjedhuar qe shkon deri ne 35-40 miljarde dollare jane ne banken e familjes Molloshevic ne Qipro, imagjinoni tani nje takse progresive qe fillon me ata qe kane 100,000 euro me 10% dhe keta salillaret tane qe kane miljarda.
Tani vertet jemi ne krize se me vone me daljen ne shesh te ketyre parave, do te na hiqen perqidjet qe ka taksuar banka qe ne nje miljard eshte 19%, ne mbi 10 miljard eshte 21% dhe kur kalon 10-miljardeshin shkon deri ne 35%, jemi ne krize.
hume i fshehte paske qene o fanmutasi,asgje nuk kuptova se cfare kaken doje te thoje
KAM VENDOS DO FILLOJME PROTESTAT DUM PARET TONA DUM PARET TONA EJA MBLIDHUNI KETU KETU ARGITA ARGITA TI JE BOTA
FAZLLIC,,,V.F,CULLO O FAZLLIC O ZAGAR DO TE VARIM NE LITAR
QI PRIO QIPRIO TE Q..SHA MOTREN
NE JEMI NDRYSHIMI PER PARA SB