Naço, letër PS-së për kushtet e koalicionit

22 Mars 2013, 20:01Antena TEMA
Naço, letër PS-së për kushtet e koalicionit

Një letër e çuditshme ka mbërritur nga zotëri Nasip Naço në selinë e Partisë Socialiste. Shefja e kabinetit i hidhte sytë zarfit dhe nuk besonte që po vinte një letër nga parti e Ilir Metës. Iu soll disa herë vërdallë ta hapte, por nuk guxonte ta bënte këtë akt pa marrë leje nga kryetari.

Thirri dhe disa punonjës të administratës dhe u tregoi çudinë.

Dhe ata filluan të hamendësojnë se ç’mund të kishte shkruar Nasipi.

-Mos janë penduar dhe kthehen në PS, tha e para.

-Qyqja mi gocë, ku pendohen ata, po kushedi do jetë ndonjë përvjetor i LSI.

-Mos ka ditëlindjen Monika, pyeti një tjetër, dhe kanë ndonjë festë.

-Jo, jo, s’e ka këtë muaj, tha një socialiste e vjetër, që e njihte.

-Mos ka bërë sherr me Ilir Metën, tha një tjetër, dhe do të bëhet me ne?

-Jo, jo, nuk kundërshton kurrë ky, u hodh socialistja e vjetër që e njihte.

-Pse na shkon mendja për keq, tha një tjetër. Po sikur të ketë dëshirë të bëjë koalicion me PS? Ta hapim një herë.

Atëherë shefja e kabinetit mori në telefon Ramën. I tregoi që ka ardhur një zarf nga Nasipi dhe i kërkoi leje ta hapte apo jo.

-Po hape, çfarë pret, i tha Rama, apo do që të torturohem unë me shqipen e Nasipit.

Më në fund e hapën zarfin. Letra ishte shkruar nga Nasipi në cilësinë e të ngarkuarit të LSI për koalicione dhe marrëdhënie me aleatët. Në letër thuhej:

 

-I nderuar kryetar i PS.

Të nderuar socialistë!

Lëvizja Socialiste për Integrim është njohur kohët e fundit nga media për përpjekjet tuaja për të formuar një koalicion të madh parazgjedhor. Ne i vlerësojmë përpjekjet tuaja, dhe pse nuk kemi pasur një ftesë drejtpërsëdrejti, e kuptojmë se dhe ne kemi qenë të ftuar në këto tryeza.

Por ne si një parti që përfaqësojmë shpirtin e integrimit në Shqipëri dhe kemi aspirata për shtet ligjor dhe parime të forta të pavarësisë së institucioneve, kemi disa kushte, të cilat duhet t’i merrni parasysh para se të bëni ofertën në rrugë formale.

E para, ne si LSI jemi një parti që kemi lindur nga nevoja për garë të ndershme, konkurrencë dhe meritokraci, dhe nuk jemi një parti që mund të shkëmbejmë votat me vende pune. Hezitimi ynë për të qëndruar apo jo me Berishën, buron nga fakti se ai na ka imponuar ne 20 përqind të administratës në gjithë Shqipërinë dhe ne jemi të detyruar të fusim militantët tanë në punë tek kjo kuotë, ndërkohë që një koalicion i ndershëm duhet të na jepte mundësinë të mos kufizoheshim me kuota, por me cilësi dhe ndershmëri. Për këtë arsye ne ndjehemi të fyer nga ideja se pjesëmarrja jonë në pushtet me poste dhe vende pune do varet nga votat që do marrim. Çdo parti që e ndërton të ardhmen me premtimin për vende pune është e detyruar të dështojë.

E dyta, ne duam garanci që shteti ligjor do funksionojë, që vendimet e gjykatave do respektohen dhe që pavarësia e drejtësisë do forcohet. Korrupsioni në këtë vend po rritet dita- ditës dhe LSI është garancia e vetme në Shqipëri që hajdutët duhet të ndëshkohen. Ne jemi një parti ballëhapur që jemi ndeshur me këdo që ka ngritur akuza fallco, që ka montuar kaseta apo që ka shpikur skenarë ryshfetesh dhe ia kemi dalë të jemi fitimtarë. Ne duam garanci se kjo rrugë do thellohet dhe më tej dhe jo të kthejmë gjyqet partizane dhe dënimet popullore për njerëzit që kanë dhënë aq shumë për këtë vend, siç është dhe kryetari i LSI, Ilir Meta.

E treta, ne duam që koalicioni të garantojë se do bëjë një fushatë elektorale të ndershme, nuk do blejë vota, nuk do premtojë vende pune dhe do të respektojë rregullat për një fushatë të ndershme, transparente dhe pro-evropiane.

Nëse jeni dakord me këto kushte, ne mund të ofrojmë bashkëpunimin tonë”.

 

Gratë e zyrës mbetën pa fjalë.

Shefja e kabinetit mori Ramën në telefon dhe ia lexoi me një frymë.

-Çfarë të bëj, tha, a t’i kthej përgjigje se pozitive më duket si letër?

-Ktheja, ktheja, i tha Rama. I thuaj na duhet LSI për ndonjë votë, jo kjo partia që ëndërron ti.

8 komente në “Naço, letër PS-së për kushtet e koalicionit”

  1. Je i madh mero.
    Edhe kete e bejne keta te LSI , kjo eshte e verteta.
    Ketu nuk ka humor po eshte tragjedi.
    LSI le shtatzan burrat.

  2. Skrapari 2 says:

    Qe Nasipi mund ta shkruaj edhe nje leter te tille me porosi te ILIRIT,mos tu duket ndonje cudi e madhe. Po Nasipi e ka patur hallin qe PS-ja mos te marr shembullin e LSI-se e cila nje vend pune e kemben me sigurimin e 40 votave ne zgjedhje.Gjithashtu don te thote se BERISHA u dha 20 prqind te pushtetit ,qe e ka doren shume e shume te shrendguar,ku eshte i gatshem te jap pa u dridhur dora leket e ARGITES qe ika fituar ” me djerse”se sa pushtet po e beri nga e keqa. Rama duhet te na jap me shume se jemi dhe te nje krahu. Sa per luften kunder korrupsionit, drejtesine e pavarur,nderhyrjet shoqerore,pastrimin e vendit nga hekurishtet jane ne programin e LSI- se dhe per kete kane dhen prova. SA per ate qe eshte parti e nevijshme ,mos e dhente zoti(po nje ore e me pare) te humbas se mjer vendi pastaj.

  3. lefter lefteri says:

    te nderuar lexues te temes .
    shikoni partine e bosit ne itali qe kater vjet me pare zoteronte qeverine e djathte .
    tamam si lsi sot
    jane katandisur si mos me keq .
    pyesni floririn .

  4. Kerpaci says:

    Ankthi i LSI eshte i kuptueshem. po afron dita te marrin ndeshkimin e madh per felliqesite qe bene keto 8 vjet. kjo i ben qe keto pislleqe te tyre te perpiqen t’ja u faturojne te tjereve.Do deshiroja nje pergjigje mosperfillese, por duke qene se kjo eshte pune e brendeshme e PS, le ta bejne si ta shohin te udhes, vec te mos harrojne se kjo mund t’i beje bashkefajtor ne felliqesite qe u bene.

  5. Erla says:

    Rama vetem ne qente i pa udhe te beje kualicjon me L.S.I-ne !
    Une mendoi se p.s do mare kostot edhe te vidjos ?

  6. DETARI-vl says:

    Nje i aferte i xha Xhebros(gjikes)mik i famijles sone na trgoj nje histori kur Hysni Kapo e kishte thirrur ne tirane e kishte deshire ta bente minister kulture.Pasi ben nje bised u nisen ne teatrin e operas e baletit te shikonin nje shfaqje.Nga mezi i shfaqjes xha Xhebro i thote hysniut;O hysni se c me kenaqe me keto bythe me keto mullaqe.
    Dhe ti o Naco na kenaqe ….

  7. Kundershtari says:

    Z.Edi Rama ju bej thirrje qe mos te bini ne kurthet e Ilir Metes dhe LSI-se, as ne nje menyre kualicion me mercenaret e LSI-se, se po bere kete gafe dote humbasesh himazhin tend dhe ate te PS-se se keta kriminelat e LSI-se jane te pa bese, se e treguan fytyren ne 2009-en, si nuk kane turp dhe kerkojne dhe kushte per kualicion me PS-en qe te vjedhin dhe te plaçkisin dhe 4 vitet qe vijne.Keta gjakpirsat e LSI-se nuk u ngopen me vjedhjet nashiqare qe jane te filmuara, nuk u ngopen me shperthimet e gerdecit,me 4 viktimat e 21 janarit por kerkojne akoma. LSI rri me PD se jeni mire se nuk meritoni te beni kualicion me PS-n se jeni parti zuske.

  8. gogo says:

    Kryesija e LSI eshte kryesi haidutesh Ajo po te ishte parti zerjoze,do kishte dale nga kolacjoni,me nje here me ngjarjet e 21janarit Qe berisha vrau 4veta.Ne vrasjen etyre nuk ndahet nga pergjegjesija LSI,pra ata jane parti gjak pires si dhe saliu.”aq shume ka dhene Iliri per shqiperin? ” sa ka vjedhur te ter florine, brockullat e ilir metes jane = me ato te berishes..pra dashkan edhe kushte.Ata duhet te kerkoin falje publikishte , pe te gjitha ato te keqija qe kane bere keto 4 vjet me berishen…….Ndeshkimi i popullit do bjere mbi ta…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje