Siç ka shkruar dhe më parë rubrika jonë, Flamuri ka dy muaj që ka dhënë udhëzime të inkriminohen gjithë deputetët e opozitës në veprimtari kriminale. Në udhëzimet e dhëna nga Flamuri, Taulanti, Erioni, dhe Saimiri janë me vizë të kuqe, që duhen inkriminuar patjetër se flasin dhe për fëmijët e atij burrit. Çdo të hënë Flamuri pret raporte nga puna operative.
Për Taulantin, ngaqë kanë dëgjuar Doktorin që ka qejf prostitutat, po humbasin kohë në këtë drejtim dhe nuk po sajojnë ndonjë gjë. Janë marrë gjithë prostituuat e kapura nga Pogradeci në Tiranë, u është premtuar pasaportë, biletë dhe ca pare të ikin jashtë po pranuan që e njohin Taulantin, po nuk ka ecur.
Për Saimirin kishte një lajm të gëzuar një javë më parë. Flamuri i kërkon një inspektorit të vet disa viagra, pasi e kishte tepruar me dashnore dhe donte të dukej në formë në shtëpi. Inspektori i tij i zuri farmacitë me radhë, por i vinte turp të kërkonte.
Më në fund gjeti farmacinë e babait të Saimirit dhe pyeti nëse ka nga ato ilaçet që të sjellin në formë.
-Kemi, i tha farmacistja, Cialis.
-Po nga ajo tjetra s’keni, tha inspektori.
-Njësoj janë, i tha farmacistja, po nuk janë të regjistruara në Shqipëri dhe unë mund të ta siguroj nën dorë.
I kërkoi lekët dhe u ndanë.
Inspektori ia çoi Flamurit. I tregoi që këto ilaçet nuk janë regjistruar dhe janë të shtrenjta.
-Nuk i thosha dot që janë dhe për ty shef, i tha inspektori, u detyrova t’i jap lekët.
-Ashtu ë, tha Flamuri. Mirë. Duhet t’i qepeni pas asaj farmacisë deri sa ta kapni në flagrancë. Me këtë rast ia marrim hakun dyfish meqë qenka e babit të Saimirit.
Kështu inspektori shkonte çdo ditë dhe pyeste farmacisten kur do vijë furnizimi i ri. I dha fjalën për të hënën.
-Janë me 20 mijë lekë copa, i tha, por do t’i ul ty se 15 kokrra kemi marrë, nuk kemi shumë.
-T’i blejmë të gjitha, s’ka problem, i tha inspektori. I kam 300 mijë lek me vete.
Ndërkohë që farmacistja po bënte gati kokrrat, inspektori njoftoi Flamurin dhe ai nisi fugonin. Në momentin që farmacistja po i bënte gati, ndërhyri policia dhe ia sekuestroi.
I numëruan në sy të saj një për një.
-Përse i përdorni këto, i thanë.
-Përdoren për qejf, i tha farmacistja. Nuk janë në listën e ilaçeve që importohen tek ne.
-D.m.th qenkan kontrabandë?
-Dhe ashtu mund të quhen, po i kemi për miq e për shok.
Polica i arrestoi menjëherë dhe i çoi në qeli. Filloi zhurma. U bë dhe deklarata për shtyp.
Në momentin e fundit, zëdhënësja e policisë po hezitonte të lexonte deklaratën.
-Pse po vonon ajo, tha Flamuri.
-Po heziton të lexojë emrin e ilaçit, i tha inspektori!
-Ou, pse, ku e njeh ajo ilaçin, tha Flamuri.
-E njeh o shef se nga ajo përdor gjithë policia.
Eshte nje operacion qe ka marre miratimin nga instancat me e larta te qeverise, nga vete mbreti Sali Berisha. Per te kryer kete aksion u ngarkua krye gardisti i tij “Muli”. Dhe e gjithe kjo u be per te hedhur balte mbi opoziten qe kerkon ti beje ata si vetja. Ata per vete jane koke e kembe te mberther nga korrupsioni.
Flamuri po e ben kete operacion me ndihmen e Hanes, asaj Drejtoreshes ilaceve, mbesa e Liri Berishes.
UDB eshte hedhur ne sulm frontal per te rizgjedhur Serbin ne Pushtet.
Do arrije dot???? Ne do i zhdukim me gjithe qenin e Argites, se ai ngjan ca me ate plakun Kryeminister.
E forte:
“… Flamuri i kërkon një inspektorit të vet disa viagra, pasi e kishte tepruar me dashnore dhe donte të dukej në formë në shtëpi….”
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/nana-pede.html
Hahahah me ane te ketij aksioni Muli mori disa vjagra qyl sepse i duhen kur te shkoje ne shpi sepse ja ka marre shpirtin Berisha per ta kryer ne perfeksion kete aksion. Perndryshe koka e tij fluturonte e para ne Gijotine.
U kap rrjeti i kontrabandes qe po varferon Shqiperine, ej njerez, 10 mije euro kontrabande!!!!!A ka trup me te madh per nje polici, ministri, shtet shkerdhate qe i mban iso hakmarrjes se Berishes!!!Nuk ka bir kurve a bir none qe i shpeton hakmarrjes se tij e familjes se tij!!!Jam viktime une qe shkruaj por Mero e din me mire se cfare do te thote hakmarrje qe shkon deri ne gjakmarrje.Ai hoqi qafe Azemin, kollos ne trup e opinion, e jo me nje 62 vjec.Po Flamurit nuk ka viager qe ja ngref se ka lind e do vdes impotent, se edhe ajo pune don ndjenje e mungese frike.Flamuri gdhin i lagur nga pshurrja e ngryset i dhjere deri ne fyt nga frika.E jo me ti punojne allatet!!!!
Mero je gjenial .
Te gjitha ministrite i drejtojne mulat se ato ka zgjedh krimineli sali.
Me mulat e saliut eshte pasuruar edhe humori i Portokallit dhe Al Pazar.
Nuk lahet m… me sh… o Mero ! Kesaj radhe nuk na ke bere gje ne kete rubrike simpatike. Nese ka bere kontrabande, le te denohet sipas ligjeve ne fuqi dhe pike. Ndryshe kot qe flasim per shtet dhe Drejtesi.
ortodoks po,por…fanolist nuk dukesh.Po kjo ben mu,mu…….more djale,je naiv apo luan naivin?Sidoqofte koha do t’a tregoje.
E si mund te arrestohet babai i nje debuteti per konrtabande???
Saimiri ka denncuar vazhdimisht shkeljet e ketij pushteti edhe pse vete nuk ka bere asnje dite pune, polici po i bie ne qafe deputetit model!!!
nuk eshte as ortodoks dhe as fanolist po thjesht nje bathorist qe i pelqen te jete ortodoks se i duket se keshtu mund te behet intelegjent.
Per nje qe do muzike tallava Mandi nishtulles eshte i pazevendesueshem,
Dhe nje zot e di sa e urren dhe shan operan. Jam shume dakort “ortodoks fanolist” dhe ktu vetem ai nuk mund te quhet naiv ose bathorist
“… I kemi per miq po dhe kontrabande mund te jene” nuk hyn te ironia, po te shkrimet “per inat te sime vjerre…