Pork Çupi shkoi tek KKRT për të kërkuar një licencë për TV Agonia. Endyra e pa në shkallë dhe i shkëlqyen sytë.
-Mirë se erdhe Pork, i tha, eja në zyrë. Kam shumë respekt për ty. Të ndjeki nëpër debate. Boll gjana të mençme thu për zotin. Ku i di tan ato gjana?
-Ja mundohemi, i tha Porki. Duhet me e ndihmu Doktorin, se është njeri i mirë dhe i drejtë, por ka ca njerëz rrotull që i prishin imazhin.
-Hajt mar Pork, ça me i ba, s’ndreqen të gjitha për dy mandate. Duhet kohë. Kanë kenë 45 vjet në pushtet ata të tjerët. Po fol, pse ke ardhë?
-Unë du me bë një TV, i tha Porku. Në fakt do ta bëj një italian se ai i ka lekët. Në fakt nuk është se i ka lekët e veta, por ashtu ka fitu ca gjyqe. Në fakt nuk është se ka fitu ca gjyqe, por i kanë premtu se do t’i japin ca lekë…
-Fol ma si në shpi tate. A është i yni?
-Po moj Endyrë, mik me Fatos Nanon, me Doktorin, me të gjithë. Ka dalë ky Lir Meta i kërkon pare për fushatë dhe i thotë dua dy milion euro se të heq licencën e hidrocentralit. Ene thamë po të jetë për 2 milion euro, bëjmë TV, ndihmojmë dhe Doktorin.
-I tash fill mar, ça e diskuton ti, i tha Endyra.
Dhe kështu e lanë. Porku do t’i çonte do letra, Endyra do t’i bënte do letra të tjera dhe TV Agonia do fillonte punë.
Sandri, që merr vesh gjithë skemën, tërbohet. Merr në telefon Doktorin dhe i tregon.
-Po le ta bëjnë, i tha Doktori, ça problemi ka?
-Jo Doktor se po na marrin njerëzit.
-Po le t’i marrin, i tha Doktori, ça problemi ka?
-Kjo do të thotë që duan të bëjnë TV servile me qeverinë me na konkuru ne, i tha Sandri. E njoh mirë unë Porkun.
-Unë jam dashnor i lirisë, tha Doktori. Për mue, le të bëhet.
Sandri i dëshpëruar mori Endyrën në telefon dhe i shpjegoi situatën.
-Po i dhe licencë, mua me ke armik, i tha, dhe s’ke për ta gëzuar atë karrige.
Endyra e alarmuar mori Porkun në telefon dhe i shpjegoi situatën. Porku i alarmuar mori në telefon italianin dhe i shpjegoi situatën.
-Po cila është arsyeja, i tha italiani.
-Është mërzitur Sandri se mos bëhemi më servile se Klani me Doktorin dhe i marrim monopolin, i tha Porku.
-Ashtu, tha italiani, Atëherë ta bëjmë me dy bashkëdrejtorë TV-në. Njëri të jetë servil i Berishës, njëri i Ramës. Kështu kemi me ua futë të gjithëve.
-Kjo po më pëlqen dhe mua, tha Porku. Se këto TV e tanishme nuk shikohen. Ka thënë mire ai Hervin Çuli, që në emisionin e Zhejit fton Çilin dhe Tan Hoxhën, të martën Fevzo fton Çilin, Tan Hoxhën dhe Pekën, të mërkurën Peka fton Zhejin, Tan Hoxhën dhe Nazarkon, të enjten Zheji fton Çim Pekën, Nazarkon, kurse Fevzo Çim Pekën dhe Shkullakun, pra këta të gjithë janë një TV. Ne duhet të bëjmë dy TV brenda një TV.
-Bravo, ja këtë ide kisha, i tha italiani. Këtë TV kam për ta bë më shpejt se hidrocentralin.
Porku filloi të numërojë me vete.
-D.m.th dhe 17 vjet të tjera të paktën do marr rrogën qyl, tha duke numëruar me gishta.
Frrok-Pork me lejen tënde edhe Frog,Endira-Endyra me lejen tënde edhe E.ira.
U bo ene Frroki me televizion?!!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/zeri-i-pyllit-frrok-qupi.html
Edhe Yndyra nuk do i shkonte keq emri asaj te KKRT-se, sepse gjith lyre e ka surratin e vet.
Kurse Porku pershtatet shume mire, pasi Forku vertet vjen era derr. Provojeni ti afroheni dhe do me besoni.
Hahaahahhahahahhahhahahahahahhahahahhahahahahhahahha
PORK,ENDYRA,TV AGONIA………
shto dhe kontrofigurat Zhuli,Qili,—-titulli You Porn!
hahahahahahahhahahhahaha Pork….Endyra..hahahahaaha
kam thene une qe shendeti mendor ne albanistan ruhet vetem nqs nuk sheh tv
ce do, lexon Antenen …hahahahhahahahhahahahha
Jeni te paarriteshem!
Endyra e ka qe nga universiteti kur bashke me Zenin, Keltis Krujen e ca rrembythje te tjere bertisnin “Azemi eshte i gjalle” e qe kur kalonin korridoreve qelbnin ere.
Kjo fshatarja ben lek duke gjobit te shkretet TV kabllore te rretheve kur inspektoret e KKRT i kapin duke vjedh ndonje ndeshje a film. Pasi i gjobit 500 mije leke te vjetra, iu merr 200 mije qe tua fale gjoben. Ordinere fare.
Endyres I pershtatet mjaf emri. Eshte tamam e ndyre dhe jo vetem per pune yndyre, por per shpirtin qe ka. Sa per licensa TV, do I kish dhene te gjithe militanteve te Sales nga nje, po ta linte Sandri. Keshtu qe mire qe do monopol Sandri ne kete pjese, se nuk do kish mbet TV pa fytyren e pallavrat e Sales nga mengjesi ne darke.