Lajmi se janë arrestuar dy hajdutët që kanë vjedhur tre pllaka hekuri tek Monumenti i Pavarësisë, e bëri optimist Flamurin. Sapo mësoi lajmin, thirri urgjent drejtorin e Policisë së Tiranës dhe kërkoi që dy të arrestuarit t’ia çonin në zyrë personalisht.
Pas gjysmë ore Flamuri kishte në zyrë dy hajdutët. Ishin dy djem të rinj 18 vjeçarë, të veshur keq, të palarë dhe shumë të hutuar.
-Uluni, tha Flamuri. Mua ndoshta më njihni, por nuk ka rëndësi, po u prezantohem vetë: jam Ministri i Brendshëm.
Dy të rinjtë panë nga njëri- tjetri dhe ulën kokat.
-Unë e di që ju keni plot halle dhe vështirësi në jetë dhe e dimë që hallet tuaja nuk i zgjidhin tre copa hekuri që vodhët.
Dy hajdutët panë prapë nga njëri- tjetri në heshtje.
-Unë e di që ju nuk e keni bërë vetë atë gjë, dikush ju ka paguar, tha Flamuri.
-Po na kanë paguar, thanë në një zë dy hajdutët.
-Atëherë ta fillojmë me radhë, tha Flamuri. Unë do t’u them disa emra dhe përshkrime dhe ju do pohoni nëse ishte ai apo jo.
-Dakord, thanë dy hajdutët. Veç ta dish, 20 mijë lekë na dha. Morëm nga dhjetë secili, blemë një sufllaqe dhe ja ku i kemi nga 8500 lek.
-S’ka problem, u jap unë dhe aq të tjera, por duhet të gjejmë kush ka paguar. Atëherë fillojmë. Ju e dini që në Shqipëri ekziston një parti antikombëtare që kërkon ta shkatërrojë këtë vend dhe që është kundër pavarësisë së Shqipërisë…?
-Kena digju, tha një nga djemtë. Ne s’marrim vesh nga politika, por kur rrimë aty në park dëgjonim njerëz që thoshin që kjo PD është parti antikombëtare, ene kena pyet njëri- tjetrin çdo me thanë kjo.
Flamur u xhindos, por e mbajti veten.
-Mirë, po ua bëj pyetjet më të thjeshta, tha, se nuk merrni vesh nga politika. Ne kemi rënë në gjurmë të njeriut që u ka paguar. Nëse biem në një mendje, ju do merrni nga 100 mijë lek secili.
Dy hajdutët panë të gëzuar njëri- tjetrin.
-Mos ishte një djalë i ri, me pak kaçurrele, që shkon zakonisht ha drekë tek Tajvani, quhet Taulant… ja ky në fotografi, tha dhe u tregoi Taulant Ballën.
-Jo, jo, thanë dy djemtë. Ne na i dha Demiri lekët. Ai që mbledh kanoçe. Është gabel, dora jonë. Po tani ia ka marrë kanoçet ky Kunati i Lulit dhe ai mbledh hekra. Ai na dha 20 mijë lek.
-Jo, jo, se pas atij personi duhet të fshihet dikush tjetër, tha Flamuri. Për shembull a keni pa një djalë me syze, i imët, ezmer, mban pakëz mustaqe dhe mjekër ndonjë herë, i thërrasin Saimir. Mos shoqërohet ai me këtë Demirin tuaj?
-Jo vallahi, thanë dy djemtë. Demiri rri gjithë ditën në Kombinat tek pika e hekurit. Ku ka kohë ai të rrijë me këta.
-Po ndonjë biznesmen që merret me ndërtime që ndoshta i duhet hekuri për ndërtime, rri me këtë Demirin, p.sh keni dëgjuar ju nga Demiri emra të tillë si Fidel, Tomë, Paulin, Sadri…
-Jo vallahi, s’kena digju. Demiri rri me ca gabelë, dora jonë aty gjithë dita.
-Po qe se nuk kujtoheni cili nga këta emra që përmenda është hajduti i vërtetë, kam për t’u kalbë në burg, u tha Flamuri.
-Shefo, ne s’dijna kshu emrash. Në burg rrijmë me qejf se kena ushqimin falas, por kshu emrash nuk kena digju. Aty tek parku Rinia ku rrijmë ne, krejt robt që kalojnë thojnë “Sala është hajdut”, “Sala është hajdut”. Gjo tjetër s’kena digju vallahi.
-Përjashta, ulëriti Flamuri dhe urdhëroi rojet t’i çonin në një qeli me babain e Saimirit dhe t’i përgjonin se ndoshta dilte ndonjë gjë nga biseda.
Ju talleni me flamurin ai ble shtepi te re ke liqeni (ke pallati i A. Resulit), me 3000 €/m, ju talleni ai ble lokal ke rruga kavajes ngjitur me ish-Samsungun . Talluni, vazhdoni talluni
Mbas nje pune te gjate e te lodhshme e zbuloi Muli grupin:
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/the-outsider-fn.html
Atij “monumentit” me profil haleje mire ja kane bere qe kane nisur ta shkolisin.Meqe paskan qene gabele do te thote se edhe gabelet e bejne nje pune historikisht te dobishme.Ku e ku me mul-idjotin.
Sali Berisha dhe Lulzim Basha mendoi se do ti beje karshillek monumentit te panvaresise ne Vlore, qe eshte realizuar nga mikelanxhelot shqiptare.
Por shume shpejt monumenti i panvaresise se Saliut dhe Lules, mori nje cmim, sipas investigimit te Fiks-Fare, nje muaj mbas inagurimit, ky monument panvarsije i Saliut, ishte bere nje nevojtore publike, ku kalimtare te rastit, shifnin nje vend te pershtatshem per te shurruar dhe naten kalimtare qe mbasi kishin pire dhe hengur ushqime me bote shtazore te skaduara, shkonin tek ky monument dhe dhisnin, nen hijen e merave te baballareve te kombit.
Ndoshta ky do kete qene dhe pikesynimi i Saliut dhe Lulit, qe perseri pikerisht ne ate vend kur dikur ishte halja me e madhe ne planet, vendosen kete monument per ti rikthyer Tiranes perseri identitein si hale.
Sali ti mund te besh monumente per vete, mund edhe ta besh Ismail Qemalin te vogel si monument, por ti je shume me i vogel se keta burra qe bene dicka te mire per popullin dhe shqiptaret ne cdo rast, do ta festojne panvaresine ne ate monument qe eshte realizuar nga koloset e skulptures shqiptare ne Vlore.
ju baj me dije une ju per superoperacionin e organizuar nga muli te koduar shkateruesi i simboleve ,sipas pergjimeve u kapen ne flagrance dy nga sponsorizuesit anonim te aleances kuq e zi dhe frd ,kane sponsorizu me 2 milion dollar keto dy parti ,
nejemi ndryshimi per para sb
Ca boni kshu mer cuna, po ku do e boj shurren pleqt qe lujn domino ke parku tashi.