Shënime nga takimi Berisha- Meta për prishjen e koalicionit

1 Prill 2013, 20:57Antena TEMA
Shënime nga takimi Berisha- Meta për prishjen e koalicionit

Takimi Meta- Berisha sot ishte më dramatiku i katër viteve. Ndryshe nga herët e tjera, sekretarja e Doktorit nuk ngriti as kokën kur Meta u shfaq në paradhomë, ndërsa Doktori kishte lëvizur nga kolltuku i tij tradicional dhe e priste tek tavolina zyrtare e mbledhjeve.

Pas një pauzë të gjatë, Meta foli i pari.

-Tani Doktor dua të bisedojmë për koalicionet parazgjedhore ë ë ë, se dhe afatet po afrojnë.

-Patjetër, i tha Doktori, fol, ma shpjego konceptin tënd.

-LSI gjatë këtyre viteve ka dhënë një kontribut të madh për integrimin dhe ka rritur shumë reputacionin e vendit brenda dhe jashtë Shqipërisë. Për këtë mendojmë se kemi nevojë për një frymëmarrje të re dhe një zgjerim më të madh.

-E kuptoj. Tani dëgjo mua! Partia Demokratike i është mirënjohëse LSI për atë që ka bërë për integrimin dhe është dakord se imazhi i saj ka dominuar imazhin e qeverisë dhe imazhin e Shqipërisë brenda dhe jashtë vendit. Por nuk mendoj se keni nevojë të vazhdoni dhe më tej të dominoni me imazhin tuaj.

-Tani Doktor, dhe afatet kanë ardhur ë ë ë, dhe disa probleme i kemi me postet dhe vendet e punës dhe unë mendoj se koalicioni ynë ka nevojë të ketë pas 23 qershorit më shumë vota. Për këtë unë kam një plan.

-Po të dëgjoj.

-Ne mendojmë të futemi në koalicion me Partinë Socialiste. Atyre do t’u vëmë kusht të miratojnë tre ligjet e integrimit. Pas kësaj do pranojmë koalicionin me ta, duke u kërkuar 5 deputetë në tavolinë dhe pjesën tjetër rreth 10 deputetë që fitojmë vetë. Në këtë mënyrë nëse ti merr 64 deputetë, plus deputetët e mi dhe disa parti të tjera, ne mund të kapim 84 vota dhe i japim fund bllokatorëve të reformave.

-Ilir, shiko…, dakord, ideja është e mirë, po puna është tek realizimi. Sikur gjatë rrugës ju të merrni premtime të tjera dhe p.sh ai t’iu thotë që do jeni kryeministër. Si i bëhet pastaj?

-Doktor, si të jesh ti, si të jem unë, njësoj është. Boll që bllokatorët e integrimit të dështojnë.

-Mirë, dakord, por puna është si t’ua paraqesim njerëzve këtë se shumë nga njerëzit tanë do mërziten dhe do dekurajohen.

-Nuk ka problem Doktor, jepni porosi që çdo i mërzitur të votojë LSI se ajo do jetë me çdo kusht në qeveri. Kështu që pastaj ato vota t’i rikthejë me mandate.

-Ilir, dëgjo! Shiko! Dakord, ti ke punët e tua, mund të shkosh me Edi Ramën, po unë zotëri nuk kam moshë për lojëra të tilla. Po ike, do të konsideroj si kundërshtar dhe nuk të toleroj. Po fitove, flasim prapë pas zgjedhjeve.

-Mirë, dakord, tha Iliri, po kam vetëm një porosi.

-Ma thuj!

-Këtë Haxhinasen mos ma hiq nga puna deri më 23 qershor se ka vjehrrën sëmurë dhe mamanë e kishte pak pa qejf. Dhe ky Tit Vasili ka qejf të merret me këtë sigurinë ushqimore. Mos m’i nga deri më 23 qershor, pastaj flasim se nuk e prish Këshillin Bashkiak. Kam folë dhe me Lulin, e kam qetësuar. Dhe Fahros i thashë kudo që të jem unë, do të ndihmoj.

-Mirë Ilir, dakord. Vetëm kujdes se nëse dalin në konferencë shtypi dhe distancohen nga ty e vijnë me mua, s’kam ç’t’u bëj. Unë nuk i bëj presion njeriu.

Iliri tundi kokën i pakënaqur.

-Mirë Doktor, unë po dal një herë andej nga PS, po nuk u bë gjë, takohemi në darkë.

13 komente në “Shënime nga takimi Berisha- Meta për prishjen e koalicionit”

  1. VERONIKA says:

    Po ik Antena ik se na hoqet mendjen dhe ju…aty nga fundi e lexova qe ishte postim i Antenes
    Po ku ka per te qeshur me kta vampire dhe b…..e!

    1. arta says:

      Duhet qe qe ketyre maskarenjve, uzurpatoreve, mashtruesve, dinakeve, hajduteve tu japim pergjigjen qe meritojne pas 23 QErshorit, as Sali, as Berishe ne qeverisje!

    2. Shaniko M. says:

      KOKEN hengshi qe te dy se na helmuat zemrat e mendjet!
      Nuk lahen Gerdeci, 21 janari …
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/danger-mines.html

  2. Horri i Bulevardit says:

    Vertet Antena e sjell me humor kete rast, por une besoj se kjo bisede eshte bere po me kete renditje qe e ka sjelle Antena, tani mbetet opozitareve qe ti japin shpullen e fundit Ilir Metes.

  3. Elert says:

    Berishes i ka ardhur fundi dhe kete e ka kuptuar cdo shqipetar. Nuk ka se cfare ben me doktori, me mire le te shkoje dhe te kujdeset per veten e tij se mos peson ndonje atak ne zemer, nga humbja qe do pesoje me 23 qershor.

    Vrasjet dhe manipulimet qe ka bere Saliu do ja bejne gropen atij.

  4. berti says:

    gjithmone djalli del me i fituari kesaj here i ben gropen saliut mbas 4 vjetesh rames

  5. Ramizi says:

    Maskararai Hajduti i te gjitha kallupeve ilir kokelopa nuk i iken dote sales dhe gjithe kohen eshte vegel e mender kryeministrit. Keshtu qe mos prisni qe te heqe dore nga tradhetia shoqerore apo kombetare ky kokelopa. Mero i ke rene kokes. Pikerisht ky eshte plani i te dy maskarenjeve. Po e hengri Edi le ta gezoje dhe te haje mut.

  6. Lenini says:

    Ne qofte se nje bandit i armatosur te kap ne rruge dhe te kerkon ose leket ose koken, llogjika thote qe me mire jep leket dhe pastaj bej te pamunduren per te kapur hajdutin dhe ti heqesh koken. E kunderta do te ishte dhe kuleta dhe koka. Besoj e kuptoni analogjine me dashurine PS,LSI.

  7. j says:

    Nuk po kuptoj per momentin se si do te justifikohen 4 te vraret dhe kokepalaret e Metes ? Si do te gelltiten arket e arit te vjedhur, dhe videoja Prifti -Meta ,po edhe puthje e kafshime te tjera ? Zot na ruaj nga kjo fare e keqe !!

  8. zhaku says:

    Edvin,une kam te dhena te sakta se Meroja kishte instaluar mikrofone dhe kamera ne zyren e Saliut.Vare vath ne vesh.

  9. Ida says:

    HILERAT E SALIUT DHE ILIRIT NUK KANE FUND PO ASHTU EDHE “NAIVITETI” I EDIT….

  10. Gezim bendo says:

    Gabimi i rende i Rende i Edi Rames morri me vehte te keqen e qevirise , per tre depute te LSI po largon mijra socialiste, te cilet nuk votojne kuurre me per socialisten me Ilin e pabese kaq se kupton kryetari i PS?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje