Flamuri në anën e Jozit, “puç” bashkisë në konventën e punësimit

30 Mars 2013, 20:21Antena TEMA
Flamuri në anën e Jozit, “puç” bashkisë

Konventa e punësimit që Flamuri organizoi me urgjencë, i krijoi probleme të papritura aty ku nuk i priste. Kur ai burri i tha “e dua shpejt, e dua si të PS, e dua pa shumë shpenzime”, Flamuri i ra shkurt. Mori Visin, ortakun e tij dhe ia shpjegoi situatën. Visi e qetësoi se i tha që gjithë dekori i PS është tek magazina e Pallatit të Kongreseve, kështu që do blinin vetëm disa spote blu dhe gjithçka qe në rregull.

Problemet i dolën ditën e Konventës.

Jozi e thirri me urgjencë në zyrë të saj dhe i kërkoi dy gjëra. E para, kush do flasë nga Bashkia, dhe e dyta, kush do flasë nga grupi i Pollos.

-Më duhen urgjent fjalimet e tyne, tha, se nuk bën ta kenë më të mirë se tonat.

-Nga grupi i Pollos do flasë Enno dhe Genci, tha Muli. M’i kanë dhënë fjalimet se ata i duan në prompter tek ekranet në sallë. Nga bashkia do flasë Luli dhe Jorida. Ata nuk kanë dhënë fjalime. E di ti, s’na i tregojnë ata.

-Ça thotë ky Enno mar Flamur, pyeti Jozi.

-Enno s’ka ndonjë gjë të re. Ja se ç’shkruan: “Kur një njeri është në shtëpi pa punë, quhet i papunë. Kur hyn në punë në një biznes ose në administratë, quhet i punësuar. PD do luftojë që njerëzit që janë pa punë dhe rrinë në shtëpi të hyjnë në një punë, ose në biznes, ose në administratë”.

-Ky keka kungull mar, ça don me na e bë dhe deputet i’kët?

-Ja si vazhdon, tha Flamuri.

“Në programin e PD-së parashikohet që pasi njerëzit të hyjnë në punë, të quhen të punësuar dhe kjo do të rrisë shumë respektin e qytetarëve për PD dhe do shtojë urrejtjen për Edi Ramën, i cili me mosvotimin e tre ligjeve kërkon që njerëzit të rrinë në shtëpi dhe të mos hyjnë në punë”.

-Pu, pu, kungull krejt, tha Jozi. Po ky Pollo ça ka thënë?

-Dhe ky si Enno. Ky ka thënë që teknologjia e re është një element i rëndësishëm për të ecur përpara zhvillimi i shoqërisë. Kur një gjë nuk ka ekzistuar dhe pasi është shpikur nga dikush, aplikohet, atëherë ajo quhet teknologji e re. Për PD, teknologji e re është punësimi, tha, pasi për herë të parë kjo parti po mendon se njerëzit që janë pa punë të hyjnë në punë. Kjo është teknologji e re elektorale.

-Krejt i thartum trush ky djalë, tha Jozi. Lene krejt. Le të flasin këta se marrina thonë. Me atë Joridën kam me ba spektakël. Ma len radhën pas të hyjë Doktori në sallë. S’kam me e lanë me hapë gojë.

Dhe kështu u bë. Flamuri njoftoi Doktorin që të dukej spontane, kur ai të lexonte emrin e Joridës, Doktori të hynte në sallë. Pra, të ishte si sinjal. Ashtu dhe u bë. Sapo Flamuri lexoi emrin e Joridës, Doktori hyri në sallë. Jozi u çua e para dhe filloi të duartrokiste. Për pesë minuta salla vazhdonte duartrokitjet. Pastaj Jorida nisi të flasë. Sapo thoshte një fjali, Jozi ngrihej sërish dhe duartrokiste. Ngrihej sërish gjithë salla. Vazhdonte Jorida fjalinë e dytë, Jozi ngrihej në këmbë dhe bërtiste “rroftë Sali Berisha”. “Edhe Luli, edhe Luli,” dëgjohej zëri i Joridës, por e mbysnin duartrokitjet e sallës. E gjithë kjo skenë zgjati 15 minuta. Jorida nuk arriti të fliste dhe u ul. Jozi e kënaqur shikonte nga Flamuri dhe i shkelte syrin.

Flamuri iu afrua i kënaqur dhe i tundi kokën.

-Gjithçka në rregull, i tha.

-Mirë krejt, i tha Jozi. Ky dreq veç rrena di me thanë. Dhe ven këtë gocën të rrejë gjithë ditën. Ka me iu bë hunda si e Pinokut dhe ka me iu dashtë operacion plastik me e shkurtu.

Flamuri i ra me bërryl.

-Mos e ngre zërin, i tha, se duket sikur e thua për Gitën se ajo ka shkurtuar hundën.

-Po mar, a e shef, i tha Jozi. Ky rren, femrave që ka afër u rritet hunda.

1 komente në “Flamuri në anën e Jozit, “puç” bashkisë në konventën e punësimit”

  1. Ndoc Qardaki - ekspert i pavarun (ne litar) kriminalistike says:

    Ha ha ha h ah aha; E paska marre pak humor Shkodret Zhelefina.
    Apo asht humori brilant i Meros ?
    ” …-Po mar, a e shef, i tha Jozi. Ky rren, femrave që ka afër u rritet hunda….”
    http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/nana-pede.html

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje