Sot grupi i punës LSI– PS filloi diskutimin për ndarjen e zonave. Tit Vasili nga LSI dhe Blendi nga PS u ulën të dy në kafe, nxorën hartat e qarqeve dhe filluan punën.
-Sipas marrëveshjes që kemi bërë me Koçon, tha Tit Vasili, do ecim sipas skemës 3+ 7+ 3.
-Çfarë është kjo skemë, tha Blendi, mua s’më ka thënë njeri gjë. Ja të pyes një herë.
-Jo mos pyet, ta shpjegoj unë, i tha Tit Vasili. Për t’u bërë marrëveshja, duhet që shefi juaj të jepte prova dhe të na vinte tre deputetë në lista. Tre nga ata që dilte çdo të diel e njoftonte janë tanët, por kjo do mbahet sekret.
-Aha, e kuptova, tha Blendi. Ndaj s’dinim gjë unë me Gramozin nga na dilnin ata.
-Ashtu e vendosi Koço në fakt, nuk ia prishnim dot, tha Tit Vasili.
Tani kalojmë tek pika e dytë, tek 7- vendëshi. Do caktojmë 7 qarqe, ku ju duhet të toleroni që të fitojë kandidati ynë, qoftë dhe përmes porosive derë më derë.
-Këtë nuk e di, do pyes unë, tha Blendi.
-S’ka problem se ka folë Koço, i tha Titi.
Unë mendoj të jenë këto qarqe, Vlora, Fieri, Berati, Durrësi, Tirana, Lezha, Dibra. Jeni dakord?
-Nuk e di, ja të pyes, tha Blendi.
-Le mos pyet se kishte folë Koço, dakord është shefi.
-E mirë, tha Bledi. Dakord, po ka folë, ka folë.
-Tani kalojmë tek elementi i tretë, tek 3–ja e fundit.
-Po këtë si do ta bëjmë, tha Blendi.
-Këtë do ta fusim në listat tuaja, tha Titi. Jemi unë, Haxhinasja dhe Tavo. Unë e kam në Tiranë, Haxhinasja në Korçë, Tavo në Gjirokastër.
-Si në Gjirokastër, po Caci, tha Blendi. Dy minoritarë nuk i lëmë dot në një zonë ku 3 mijë vota minoritarësh ka.
-Nuk e di, Koço seç foli me shefin tim dhe qeshën të dy me të madhe kur u përmend Caci.
-Mirë, ti e di, tha Blendi. Po Haxhinasja në Korçë, kam frikë se do nxehet Pandi.
-Nuk e di, po Koçoja qeshi me shefin kur u përmend Pandi.
-Mirë, tha Blendi, tjetër çfarë kemi?
-Edhe unë që jam në Tiranë, por për mua s’ka problem se ka vende plot.
-Dakord, tha Blendi, se ti je dhe kushëri i shefit tonë, s’ka problem.
Vetëm një gjë nuk e kuptova, i tha Blendi. Pse ju hytë në grevë urie në prill të 2009 për kodin? Kështu siç ia bëtë PD–së dhe siç po na e bëni ne, në grevë urie duhet të kishte hy Rama me Berishën, jo Ilir Meta.
-Eh, në fakt nuk është kod i keq, tha Tit Vasili, po ku di unë pse hymë, ja të pyes shefin.
HAHAHAHAHAHAHAHAHA Perle!
Ehhhh c’mu kujtua kenga:
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/ilir-meta-lsi-ja.html
tema esht hera e dyt qe e lexoj ket artikull nuk keni ca te thoni nga bombardimet qe po i beni PS dhe tani po riperserisni artikujt????
mero baze nuk te kuptoj, nuk e dija qe ishe mik i saliut!! e kam ndjekur ket tems sepse ishte nja gazet opozitare!! qe tregonte cdo gje po jo te merresh nga mjesi deri ne dark me opoziten
un nuk jom socialiste por e urrej sali berishen dhe edi rama ka ber hapin me te duher me ket kualicion packa se ilir meta urrehet nga te gjith!! ky ilir meta ka instrumentat por mos tu vjellur vota ime!!!
o mero,
keta qe te shkruajne kunder vella, jane shushunjat qe paguhen thjesht per te replikuar online, kur nuk u vete uji ne shpi te vet.
se po ta mendosh, e di si e beri PS?
per inat te sime vjerre shkoj e flej me … miellaxhiun
eheeee… I ka instrumentat por ka harru sesi perdoren xhan i xhaxhit. mgjt ia perdorin te tjeret per mrekulli.
Pjesa me e bukur qe kam lexuar kohet e fundit:
“Vetëm një gjë nuk e kuptova, i tha Blendi. Pse ju hytë në grevë urie në prill të 2009 për kodin? Kështu siç ia bëtë PD–së dhe siç po na e bëni ne, në grevë urie duhet të kishte hy Rama me Berishën, jo Ilir Meta”.
Turp tju vije atyre qe shkruajne shpifesira…rrine gjithe diten duke grire sallate dhe shpifin per njerzit e tjere.mbajeni mir kete shkrim mos e fshini dhe pas 23 Qershorit do ta ballafaqojme….jeni shume mendjengushte kur mendoni per pazare dhe per numra karrigesh,si media e shkruar merruni me ndo1gje tjeter qe ka vertet vlere. turp turp turp
ME DUKET,SE MULI SHPETOI DMTH JA HODHI NUK ESHTE ME HEROI POPULLOR,KA DALE NE SKENE BABA-LIKJA DHE PADYSHIM QE DO TE JETE TEME KRYESORE E ANTENAVE NE VAZHDIM E MEGJITHATE ANTENA NGELET PERLA E CUDIVE SHQIPTARE.
ne vlore as te mos beje gabim, se te semes kan per te mare edhe rama edhe meta.
O mero po mos fillo dhe ti ti besh Opozite OPOZITES se ti je njeri par qe sduhet me mbrojt Salen!!!!
Ne kemi lexuar temen tate si opozitar dhe kemi pelqyer Antenen e Mulit qe esht minister i brendshem dhe tall bythen me popullin…jo te degjor budalliqe per blend klosin dhe te tjer….
Esht njesoj sikur Durrsaket te besojne qe ti ke marr canten me Lek nga Gaz Bizhga ne 2001 dhe nuk the gje qe te vodhen votat…
Opozita ka nevoje per mbeshtetje jo per Opozite!!!!…
Ju te majtet jeni te cuditshem, sidomos ju ithtaret e Rames. Doni qe te shahet Saliu dhe te kritikohet por kur ju kritikojne te tjeret Ramen sju pelqen dhe ju djeg, madje me paftyresi thoni qe sduhet bere kjo opozite ndaj Rames…A ka logjike kjo?!
Burimet Natyrore …