Diskutohet aneksi i marrëveshjes për mediat LSI – PS

3 Prill 2013, 22:25Antena TEMA
Diskutohet aneksi i marrëveshjes për mediat LSI – PS

Dje bisedimet për marrëveshjen kanë prekur aneksin për mediat. Në këtë çështje nuk pati komision dypalësh, por bisedat u zhvilluan mes Narit dhe Koços, njëri si përfaqësues i LSI, tjetri si i PS.

-Ne jemi në rregull me mediat, i tha Nari, dhe nuk duam ndonjë privilegj të veçantë. Kemi vetëm Fahron, që na duhet ta kemi si paketë në ofertën tonë për koalicion.

-Dëgjo bir, i thotë Koçoja, Fahron s’e kemi problem për gazetën, por duhet të heqë dorë nga ato firmat e rrugëve se me Berishën ka bërë namin duke marrë rrugë, ndërsa unë kam 8 vjet që kam mbyllur firmën. Të vijë, por vetëm me gazetë.

-Patjetër që vetëm me gazetë, i tha Nari, bile dhe titullin do ta ketë 555, pra do t’i shtojë një 5 më shumë që të heqë atë imazhin që ka.

-Mirë bir, dakord. Shikoni dhe pak problemin e Klanit, tha Koçoja. Nga ata pranojmë vetëm Fevzon, se ai na duhet. Ai Sandri, që do tendera dhe privatizime, të krisë bythën se nuk ka vend për të më. Boll ka hëngër.

-Jo, dhe shefi Fevzon do, tha Nari. Nuk ka problem. Sandri ka boll ato që ka marrë. Ç’të dalë ndonjë gjë rrugës, nuk prishemi.

-Shiko bir se këtu duhet të jemi të qartë se kam dy vjet që punoj për këtë marrëveshje. U vura në dispozicion TV për këtë.

-Hajt mos na ça trapin se me lekët tona ta ngritëm. Unë e di ç’kam heqë nga Haxhinasja sa herë do paguante ndonjë gjë.

-Mirë, dakord, po mos të kemi fjalë. Do bëjmë dhe një projekt për shtypin e shkruar. Qeveria do marrë përsipër të ndihmojë shtypin e shkruar kur të vijë. Do ta drejtoj unë projektin.

-Po hë o burrë, sa herë që vjen në pushtet Meta, këtë i kërkoni, para për shtypin e shkruar.  Kush rri i dëgjon, jo mua më dha aq, mua më dha kaq. Lëre me noj lek nën dorë këtë.

-Jo bir, mos u nxito. Ato janë tjetër gjë, por duhet të kemi një justifikim publik një herë.

-Mirë, dakord, po shefi më tha që gjithçka varet se si do sillet shtypi nga sot deri në fushatë, se po nuk u soll mirë, marrëveshja bie.

-Tani bir i thuaj shefit tënd, që dhe ai duhet t’i masë fjalët. Se ja ka thënë sot që me 21 janarin të merren arkeologët. Shpjegoja pak se ç’është arkeologjia se ai i ngatërron me ata që kërkojnë flori nëpër kisha.

-E di, e di, çdo gjë me floririn e ngatërron, i tha Nari. Po hajt ta firmosim që ta kemi një copë letër si dokument.

U ulën të dy dhe firmosën duke shënuar vetëm mbiemrat. Pastaj morën kopjen e marrëveshjes dhe ia dorëzuan Ndre Legisit si koordinator i mbetur i koalicionit.

-Merre, i tha Nari, e ke të firmosur, vetëm mbiemrat kemi shënuar.

-E shoh, i tha Ndreja. Duket që i keni dhe mbiemrat deri tek gjysma njësoj me fjalën “Kokë”, vetëm një të “dhime” më shumë ka ky joni.

6 komente në “Diskutohet aneksi i marrëveshjes për mediat LSI – PS”

  1. Lex Rex says:

    Ndre Legisi duhet zevendesuar: koordinator per mediat duhet te jete Fred Peza se ai eshte i besuari i Metes. Ehhhh, Mero nuk ka dy muaj qe mbrojte perfshirjen e Fred Pezes ne PS, ne fakt ajo perfshirje ishte preludi i asaj qe po kritikon sot.

  2. sofra says:

    e mbani mend foton e fahriut qe ha pache?
    se shpejti do shohim dhe kochon ne nje foto te ngjashme.
    rrotacion do te thote rrotacion
    iken Bari Falliu
    vjen Kocho KOKAeDHIME
    Ky i fundit njihet per trajtimin tejet njerzor qe ka me te gjithe punjesit e vet, te cilet historikisht i kerkonin rrogat e prapambetura.
    Biri IM!!!

  3. dumdum says:

    Iku Sandri, erdhi Koço, ne vend ngelem.

  4. Koco rilindasi says:

    Humor i zi. Keshtu ndodhe realishte. Kurse neser qe do jen ne pushtet do te ndodhi pike per pike. Iken Sandri dhe vjen Koco…Mender rilindja e Rames.

  5. albani says:

    koco wshtw botues i gazetes shekulli, gazete qe ka qene gjithmone opozitare kunder abuzimeve, shekulli ka kritikuar nanon kryeminister, meten kryeminister, berishen kryeminister………

    te mos i harrojme kaq kollaj meritat e gazetes shekulli qe ka qene opozita e vetme se bashku me top channell,

    le ti njohim meritat njerezve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje