Pas ftesës publike të PS për t’i kërkuar dorën Ilir Metës për dasmën e 23 qershorit, u zhvillua dhe takimi i parë në nivel koordinatorësh mes dy partive. Takimi u zhvillua në një klimë të re miqësore dhe pika e parë e diskutimit ishte rishkrimi i historisë PS- LSI në faqet e tyre zyrtare. Dy delegacionet drejtoheshin respektivisht nga Tit Vasili dhe Blend Klosi, që merren me çështje organizative.
I pari e mori fjalën Tit Vasili.
-Unë mendoj se kjo është një marrëveshje natyrale, dhe siç mund ta merrni me mend, kur je parti e madhe, merr dhe ca vota, bëhesh parti dhe më e madhe, ndaj them se do kemi sukses.
-Dhe unë jam dakord me mendimin tuaj, tha Klosi, se për shembull nëse ne marrim 66 mandate, dhe ju merrni 5 mandate, ato bëjnë 71 mandate, dhe sipas një studimi që ne kemi bërë, me 71 mandate merret pushteti.
-Dhe ne aq na del, tha Tit Vasili i gëzuar. Tani unë fola me shefin dhe ai kishte një shqetësim që lidhet me deklaratat e bëra nga të dy palët gjatë kësaj periudhës së keqkuptimit që kemi pasur. Si fillim të nisë puna nga pastrimi i blog-ut zyrtar të PS dhe LSI. Propozimi ynë është që të heqim një deklaratë ju, një deklaratë ne, dhe kështu të ecim hap pas hapi.
-Dakord, tha Klosi, vetëm duhet të biem dakord se kush duhet ta fillojë i pari.
-Sipas një studimi që kemi bërë, duhet ta filloni ju, tha Tit Vasili, se keni më shumë të shara për ne. Duhet të jeni një hap para.
-Ja të pyes dhe të kthej përgjigje, i tha Klosi.
Kemi dhe një çështje urgjente. Duhet të pastrojmë gjuhën rreth 21 Janarit.
-Edhe ky nuk mund të jetë proces i njëanshëm, tha Tit Vasili. Duhet ta korrigjoni dhe ju gjuhën. Ne do heqim nga faqja deklaratën që shefi i quan kokëpalarë, ju do hiqni deklaratën që i quani dëshmorë. Sipas vendimit të gjykatës, ata janë viktima.
-Dakord, të pyes dhe të kthej përgjigje, i tha Klosi.
Po për gardistët që kanë vrarë si do t’i quajmë?
-Shefi propozon që ata do t’i quajmë si oficerë që kanë tejkaluar detyrën dhe që duhet të lëmë drejtësinë të thotë fjalën e saj.
Kështu duhet t’i quani dhe ju.
-Ja të pyes dhe të them, i tha Klosi. Edhe diçka, si do t’ia bëjmë për homazhet se mos na ndodh si ju me PD, që ata vinin në Varreza të Dëshmorëve më 28 nëntor, ju shkonit më 29 nëntor.
-Unë them që ju të shkoni më 21 janar, tha Tit Vasili, ne më 23 janar, për të kujtuar grushtin e shtetit.
-Dakord, tha Bledi, këtë pikë po e lëmë si kontradiktë për të prishur syrin.
-Shumë mirë. tha Tit Vasili i kënaqur. Kalojmë tek çështja e dytë e nxehtë. Puna e kasetës së montuar në Top Channel. Duhet të pastroni urgjent ato deklaratat që Meta u shfaq aty me zë dhe figurë. Duhet të quhet montim. Ne ju vëmë në dispozicion dhe vendimin e gjykatës.
-Dakord jam, tha Klosi. Dhe mua nuk më ngjante me Metën ai, ishte shumë e turbullt figura. Ja të pyes dhe të them.
Dhe ju duhet të hiqni nga faqja atë videon e Ilirit që shan rëndë shefin me listë shtëpie. E ka bërë një ditë pasi doli videoja, kur dha dorëheqjen.
-E kam parasysh, tha Tit Vasili. Do pyes dhe të them.
-OK, shumë mirë, i tha Blendi, këto janë urgjente. Pastaj them se duhet pastruar çdo koment i ndërsjellët për njëri- tjetrin deri më sot.
-Patjetër, i tha Tit Vasili, do kujdesem vetë.
-Mirë atëherë, tha Bledi, për sot mjafton kaq se është urgjente dhe na i përdor ajo Jozefina. Më vonë hap pas hapi çfarëdo gjurme që të gjeni, na njoftoni.
-Patjetër, i tha Tit Vasili. Dhe diçka se harrova, shefi e ka merak që kur të vijë tek PS, të bëhet një pritje madhështore, d.m.th të ketë njerëz aty që e duartrokasin.
-Hajt o burrë, s’ka problem, i tha Blendi, se janë ata kambistët para PS, ata sa shikojnë Metën, mblidhen vetë se thyen gjithnjë euro ai.
“-Hajt o burrë, s’ka problem, i tha Blendi, se janë ata kambistët para PS, ata sa shikojnë Metën, mblidhen vetë se thyen gjithnjë euro ai.”
Ha ha ha ha – humor brilant ne dite te veshtira per opozitaret ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/u-mbars-mali-e-polli-nje.html
Humor i zi për të qeshur pak me këto krimba.
Ju lutem politikaneve te majte te lexojne librin e Prof Servet Pellumbi. Dhe Politika Do Moral .
BRAVO! jeni te mrekullushem.
por jepjani fjalen dhe ed rames se i takon.
Gjynah qi mungon nji perfaqesues i PD-se ne kyt takim. Ku ushqehen dy ushqehet edhe i treti.
Ngrihet grupi i punës per profesionalizimin e humorit ps-lsi.
O Mero
Keta u bene per te Antena pa marre pushtetin akoma.
Opozite qe udhehiqet nga burre a qe nuk jua mban te nxjerrin atributet dhe te maten ne baze.
Pune qensh.
hahahahahaha paragrafi i fundit me ka shkul se qeshuri, pordhen 7 ball e kam pas nga e qeshura.
Rroft Aleanca lesh e li
me duket se edi rama kerkon te humbase
MIRE META SE E KA TREGU QE ESHTE I PRERE PER PROSTITUCION POLITIK, PO RAMA PO DON ME VERTETU AKUZAT E PD-SE PER PERVERS? TANI PO NA DEL BERISHA BURRE I MIRE. VAJ MEDET KU RROJME
jam shume dakord me nje parafoles/ paterica e Saliut nuk paska qene Meta, qenka vete Rama
Me bemat e gjemat qe ka ber Saliu nuk i ka hyr gjemb ne kembe, kur ka qene Sala keq i ka rrahur shpatullat Rama.
Kjo e fundit eshte komplet shplarje e llumit te Ilirit dhe Saliut.
Mesa duket qellimi eshte te shkrihet e majta, se ne momentin qe po e merrte veten shume mire ju fut baltes me koke.
haaaahaaaahaaaahaaaa…”hec e burr se ska problem se kemi ata kambistet para ps..sa shofin meten mblidhen vet ata se thyen gjithnje euro ai”..
Ore po Arvizuja nuk po thote ndonje gje??!!Apo e beri punen e vet amerika. Regjisore ne prapaskene.
Fatkeqesi per kete popull qe i mungojne drejtuesit.Kush ka mend nuk ka trimeri, trima ka por nuk kane shume mend.
Do propozoja TENDER. Burra ose edhe gra qe mos kene qene ndonjehere ne politke, trima te mençur, idealiste per te udhehequr popullin Shqiptar.
ps Mero a ke ndonje shok si veten ? Te krijoje nje parti dhe ti mblidhen te gjithe per ta votuar.
Z. Baze eshte kera e apre qe ju kritikoj me reagimin tuaj ne lidhje me kualicionin PS LSI, ne kte raste nuk ke qene objektiv
kush ka mundesi te na japin ate videon ku ilir meta thote dicka per atesine e djalit te edi rames
Keto dyja jane me perlat: B.KLOSI: “Edhe diçka, si do t’ia bëjmë për homazhet se mos na ndodh si ju me PD, që ata vinin në Varreza të Dëshmorëve më 28 nëntor, ju shkonit më 29 nëntor.
-Unë them që ju të shkoni më 21 janar, tha Tit Vasili, ne më 23 janar, për të kujtuar grushtin e shtetit.”
“-Hajt o burrë, s’ka problem, i tha Blendi, se janë ata kambistët para PS, ata sa shikojnë Metën, mblidhen vetë se thyen gjithnjë euro ai.”