Kunati i Lulit i kërkoi takim urgjent Tit Vasilit qysh në mëngjes. I shqetësuar nga fillimi i valës së shkarkimeve në administratë të njerëzve të LSI, Kunatit i shkoi mendja tek një reagim i mundshëm i Tit Vasilit dhe donte ta qetësonte.
Takimi u bë në zyrën e Tit Vasilit në Bashki.
-Dua të të sqaroj që në fillim, i tha Kunati, se e gjitha kjo që po ndodh nuk drejtohet kundër jush, po kundër Lulit. Ajo shtriga, që e di vetë ti kush është, ka urdhëruar Flamurin, që e di vetë ti kush është, që të shkarkohen gjithë njerëzit e LSI, me qëllim që të nxeheni ju dhe të bllokoni Lulin në Këshill Bashkiak. Të siguroj që Luli po bën ç’është e mundur, por nuk e frenon dot.
-Jam shumë i qartë, tha Tit Vasili, por disa nga ata Doktori bën mirë që i shkarkon. Ata drejtorët tek Ministria e Shëndetësisë duhen hequr të gjithë se sapo ika, nuk më hapnin më telefonin. Nuk kam asnjë mëshirë për ta.
-E kuptoj vëlla, por po flas në parim, i tha Kunati. Luli është shumë i shqetësuar. Problemi i parë është se Jozi me Flamurin po heqin njerëz të LSI të dëmtojnë punën e Lulit në Bashki. E dyta, po i mbushin ato vende me njerëz të tyre që t’i përdorin kundër Lulit në parti.
-Qenka shumë e thellë, tha Titi. Po ia them shefit ta qetësoj.
-E di, e di shefi se ia tha Fahro dje. Unë të thirra ty të jesh i qetë.
-Po të jetë i qetë shefi, unë i qetë jam, tha Titi, s’ka problem.
-Kemi dhe një problem tjetër, tha Kunati. Kanë filluar na dalin letrat nga Bashkia nëpër gazeta, dhe këta të PD-së që kemi në punë thonë që i nxjerrin këta të LSI. Ne e dimë që i nxjerrin këta të PD-së, por sidoqoftë ju po dëgjuat këtë thashethem, mos u shqetësoni se e kemi përhapur t’i vëmë në gjumë dhe t’i kapim në flagrancë.
-S’ka problem tha Titi, nuk mërzitemi.
-Ke kohë sot hamë drekë bashkë, i tha Kunati.
-Jo se në drekë kemi takim në parti me këta të hequrit nga puna prej Doktorit, i tha Titi.
-Lulit i vjen shumë keq për këtë që ndodhi, i tha Kunati dhe më ka porositur t’u them se do bëjë ç’është e mundur të marrë disa prej tyre në punë në Bashki.
-Jo, jo, këtu nuk i dua, tha Titi. Le të rrinë dy muaj pa punë se nuk u bë qameti.
-Pse është e sigurt që fitoni pas dy muajsh, tha Kunati.
-Shefi thotë e kemi të sigurt, tha Vasili. Kushdo që të fitojë, ne me atë jemi.
-Ah lum si ju, tha Kunati. Ne të shkretët u torturuam duke bërë llogaritë për zgjedhje. Sidoqoftë siguroje shefin që gjithë luftën në administratë e bën Jozi me Flamurin kundër Lulit. Ne nuk kemi asgjë. Jemi shumë të kënaqur me ju.
-Dhe unë jam shumë i kënaqur, tha Tit Vasili. Sidomos me ata të partisë sime që talleshin kur ika unë nga ministër dhe u bëra nënkryetar bashkie. Më morën për budalla, po unë isha i vetmi që e dija planin që do iknim dhe do ngeleshim rrugëve. Unë dhe Meta e dinim. Dhe Ramës javën që shkoi ia treguam.
… Dhe Ramës javën që shkoi ia treguam.
Antena është rubrika më e bukur e shtypit Shqiptar!
RILINDJE
HORRORRRRRRRR
QEVERIA E ARDHSHME PA TE “KEQEN ME TE MADHE” SALI BERISHA TE GJITHE HAJDUTE DHE VRASES QE DUHET TE ISHIN NE BURG ME KOHE E ME VAKT
(JANE NJESOJ TE TERE O POPULL I LODHSHEM)
SA GJYNAH JEMI TE VOTOSH KETA EMRA ME KOSHIENCEN ME TE MADHE DO TE THOTE VETEVRASJE OSE EMIGRIM PER TERE JETEN ME GJITHE FAMILJE PA E KTHYER KOKEN PRAPA
RILINDJA DO HETOJE KONCESIONET KUR KETO LETYRAT KETU JANE VETE KONCESIONET O POPULL I GJORE
(KETO KETU JANE E KEQJA ME E MADHE KETO 4 VJET QEVERISJE QE BERISHA SI NJE NDER KETO I PERDORI DHE DO I PERDORI PERSERI PASI TE MARRIN VOTAT E SOCIALISTEVE TE NDERSHEM DHE JO TE DISA SOCIALISTEVE KOMENTUES KETU QE PRESIN TE VIJNE NE PUSHTET PER TE VJEDHUR E PER TU BERE SI KETA)
Ilir Meta
Monika Kryemadhi
Sokol Dervishi
Almir Rrapo
Spartak Braho
Petrit Vasili
Edmond Haxhinastro
Nasip Naci
Lefter Koka
Nard Koka
Luzhiana Abazi
Pellumb Pipero
Sajmir Ivziku
Edmond Rrushaj
Filloreta Kodra
Luan Rama
Ylli Manjani
Alfred Doksani
Petrit Sulaj (Leshko)
Erisa Xhixho
Shezai Rrokaj
Vangjel Tavo
Edmond Panariti
Artur Hajdari
Sonja Popa
LUTEM ME NDIHMONI ME EMRA TE TJERE TE RILINDJES
te gjithe ne “share” i ke mbeledhur,te lumte.
Nese zgjedhjet do te kene skenarin PD me pak se 60 deputete, LSI shkon te kendoje me Mandin e N.I.SH tulles kengen “mu ka rrit mjekra mu ka bo greth “. Pas hekurave te burgut Haxhinasto per zhdukjen e 85 mio euro te albpetrolit ( garancia e fantazmes se mbeshtetur nga karagjozi Patton Boggs ). Tit Vasili, loqja i bulevardit i viteve 80-86 ( per kuriozitet eshte skedar i paperseritshem memorie i korneve dhe enceve ne pjesen e dyte per kategorine e trete ), per vjedhjen e pashembullt qe i ka bere tenderave te shendetesise dhe masakren ne spitale. Lilua do te jape mesim ne falkultetin e rrogozhines.
Mero
Shume e madhe kjo batuta:
“Ata drejtorët tek Ministria e Shëndetësisë duhen hequr të gjithë se sapo ika, nuk më hapnin më telefonin. Nuk kam asnjë mëshirë për ta”.
Cfare kerkon ky nga drejtoret e MSH?
Po kete hajdut bastard edhe guret nuk e duan, sepse ai nuk ecen por vetem shkel.
Ora mbrapsh ka filluar per kete demon te politikes.
Nuk do i gezoje shtepite qe ka blere ne Rome dhe Zyrih.
Njehere shpetoji, por zoti e ka futur ne rreth te kuq.
E nderoi Vunoin ki djale. Ne 23 vjet te kesaj te mallkuar demokraci, ishte i vetmi minister nga Vunoi. Nuk ma merrte mendja qe do te benej minister ky djale. I ati ish nje spiun i thjeshte ne Institutin e Folklorit, e ema nje luaneshe ne gjimnazin Sami Frasheri.
Atje ku jemi ne “lagjen” e ferrit qe na u rezervua per punet e mira qe beme per kete popull, bisedojme shpesh me shokun Ramiz. Ai nuk ka njeri tjeter pervec meje ne kete “lagje”. Shoqerohet edhe ndonjehere me Todin.
“Kam nje mik te madh nga Vunoi” me tha. “Petrit Vasilin”. “Me ka qendruar tek koka ne ditet e fundit te jetes sime.Dhe rrezikonte I shkreti se ish edhe minister I Saliut. Bisedonim per kohen e Enverit ose rahmetliut sic I pelqente Petritit”.
“E njoh mire” I thashe. “Ka ecur perpara. E mbaj mend nga koha kur ishte ne Itali ( ne kohen tone). Me shoqeronte ne cdo cep te Romes apo neper pazare. Mendoja qe do te hapte ndonje zyre turistike dhe ashtu ndodhi, e hapi bashkejetuesja e tij”.
Epo Vunoi shoku Ramiz” vazhdova une.
“Nuk kemi nxjerre vetem Robert Ndreniken e madh te skenes dhe ekranit, por kemi edhe Petron edhe Edin.
“Po ky Petriti me ka mbetur ne mend” vazhdonte Ramizi.
“Lere shoku Ramiz e njoh me mire. Eshte nje tip midis Gogo Nushit, Spiro Kolekes, Manush Myftiut, Zabit Brokes dhe lyer me mutin e Ilir Metes”.
Ai vertete e ka babain nga Vunoi, por gjithmone e ka mbajtur veten per lab ( si nip i Manushit qe ishte). Per me teper duke qene edhe vjedhes me duket se eshte nga Piluri.
Me kete rast i bej qejfin edhe Edit qe te thote nuk e kam kusheri Petron, por e njoh se eshte kusheri i Matildes.
Me dukej pak budalla kur ish i vogel.Por me kalimin e kohes e mori veten.Ne fillim te viteve 90 ishte enverist i thekur. Sa here me takonte me thoshte : do ta qajme rahmetliun xha Sofo. Dhe une mendoja qe ketij djali nuk i ardhkan mendte. Por me surprizoi.Sic la mbesen e Luan Babametos per Sonjen e Agim Popes, la edhe Zabitin per Ilir Meten. Dhe rezultatet nuk munguan. Per te miren e familjes se tij u be minister i Shendetesise per 3 vjet.
Gojet e liga thone qe beri kerdine me ilacet. Bleu edhe shtepi ne Itali, Zvicer dhe nje gjysem pallati ne Tirane.
Njehere per pak ne nje aksident na la shendene, por mallkimi i fakireve paska qene jo i plote.
Mallkimi sapo ka filluar dhe do vazhdoje deri sa te zhduket me rrenje soli i ketij lloj politikani dhe perversi. Keta duan te jene dhe ne pushtet dhe ne opozite.
Te shporren njehere e mire se paskam qene lugeterit me te eger dhe me kriminele! Neper administrata njerezit po vdesin nga brenda prej ketyre hienave, qe vetem hakmarrjen dhe vjedhjen njohin.
Ti koleremadh nuk do i gezosh ato pare. ti dhe rrugacet e partise kurve te ciles i perket me shume devotshmeri. ore maskara qe na rropet dhe na pite gjakun.