Doktori dje e kishte ndarë mendjen që do sulmonte Fevzon. Lajmet nga Klani e kishin bezdisur. Në çdo tryezë ku ulet Fevzo, i bën një SMS Ramës “më merr pak” dhe pastaj sapo bie zile e tij, u thotë të tjerëve. -Më çmendi dhe ky Rama, isha rehat kur nuk flisja.
Të gjitha këto lajme e bezdisën Doktorin, i cili vendosi të hakmerrej.
Thirri Erlën dhe i tha që kur të shkonin tek ajo ferma në Shijak, duhet të nxirrnin disa gjëra për shtyp.
-E para duhet të nxjerrim rëndësinë e produkteve vendase, tha, se shikoj që Fevzo vë ujë italian në tavolinë. Duhet të më pyesë një fermer për këtë.
-Dakord, tha Erla dhe mbajti shënim.
-E dyta, duhet të rimarrim çështjen e ngjalave, tha. Për këtë s’ka nevojë të pyesë njeri se e them vetë.
E treta, duhet të flasin për peshkun koran. Këtë e dua patjetër.
-Po si të flasim, i tha Erla, se do takojmë njerëz që rrisin lopë?
-S’ka problem, e them unë që peshku Koran që kemi vizituar.
-Ka qenë Koral ajo, i tha Erla.
-E di, e di, po Koran do ta themi. Ai nuk mund të bëjë sikur nuk e di unë si e ka emrin. Unë do ta them Koran, ti do ta shkruash Koral, të jesh në rregull.
-Vari trapin, tha Erla me vete, s’e marr vesh ç’është ky Korani.
Shkuan në Shijak dhe Erla filloi punën. Kapi një kryetar seksioni të PD-së dhe i dha pyetjen për Doktorin.
Ai e lexoi dhe s’po kuptonte gjë.
-Po ça lidhje kam unë me analistët, i tha fshatari.
-Ka tradhëtu Fevzo, i tha Erla, dhe duhet ta sulmojë Doktori. Do t’i përmendi ngjalat, Koranin dhe ujin italian.
Fshatari u çudit shumë.
-Mirë me jahu, tha, po e bëj, po pse këtu në Shijak e gjetët me e demasku ju atë? Ta kishit bo në Çermë të Lushnjës ku ka lind.
-Hajt vari trapin, tha Erla, vetëm pyete se e di vetë përgjigjen ai burri.
Filloi takimi. Fshatari filloi pyetjen.
-Përshëndetje zoti Kryeministër… Unë kam një shqetësim. Shohim shumë në media dhe në tryezat e analistëve ujë italian apo të ndonjë vendi tjetër dhe të lind pyetja, nuk kemi ujë ne në Shqipëri? Unë dua që qeveria të mendojë dhe të marrë një nismë për produktet me origjinë shqiptare, pasi produktet i kemi shumë të mira. Mendoj se ne në Shqipëri nuk mund të prodhojmë as avionë dhe as helikopterë, ne produktet bujqësore dhe blegtorale kemi, ndaj nisma “konsumoni produkte shqiptare” duhet të zërë vend në çdo televizion, sepse duke konsumuar produkte shqiptare në rrisim nivelin e të ardhurave tona, nuk shkojnë lekët jashtë për të ardhur ujë, qumështi, apo mishi, sepse mishi, uji e qumështi janë me bollëk në Shqipëri?
-Një ditë vizitova fabrikën e përpunimit të peshkut Koral, ku thashë: t’i lëmë ata me ngjalat, ne të vazhdojmë projektin tonë, tha Doktori.
Erla filloi t’ia bëjë me shenjë “Koran, Koran…”
-Më thotë kjo ndihmësja ime peshku quhet Koran, dakord, le t’i lëmë ngjalat me Koranin, ne vazhdojmë projektin tonë, tha Doktori.
-E kam inatin me analistët, tha fshatari, që s’po kuptonte gjë nga përgjigja.
-Për ata e kam dhe unë, tha Doktori. Bota e tyre është kafeneja, është Rogneri, është Sheratoni. Ke parë ti të flasin një fjalë për Shqipërinë rurale, të flasin një fjalë për njerëzit e punës, të djersës, e kanë të vështirë, sepse e tërë bota e tyre është tek trekëndëshi, Rogner-Sheraton dhe ndonjë lokal tjetër. Por ata fjalët e tyre dhe punët e tyre, ne punët tona…
Fshatari pa i çuditur nga Erla.
Ajo i shkeli syrin.
-Mirë, mirë ishe, tha, vari trapin se s’kena ardhë për lopët tuaja këtu. E kemi me Fevzon se na ka tradhëtu.
-Qeka i poshtër, tha fshatari. Ku dimë gjo ne populli i thjeshtë. Ne menojmë se qeveria ka hallet e lopëve tona. Ju paskeni hall mbi halle. Kjo qeka qamet.
” … Në çdo tryezë ku ulet Fevzo, i bën një SMS Ramës “më merr pak” dhe pastaj sapo bie zile e tij, u thotë të tjerëve. -Më çmendi dhe ky Rama, isha rehat kur nuk flisja.”
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/02/opinionisti-i-pavarur-korani.html
ja paska SKUQUR qereskon fevziut PENICILINA
vellezer budallenj,jemi shtuar shume.si do t’ia bejme?
ke te drejte i dashur vella koran…
Perle!
O meqenese ra fjala si do bej fevzo fshesa dhe I. Koruptuari frangaj mbas 23 qershorit apo do ta dredhin pse jo ata skane turp
si ja beri Rama me Meten? kur se rrujten ata jo m eFrangaj e Fevzo qe fundja me TV merrremi thone
E shikoni ketu ka pakk moments.Kjo tregon se cdo qe fleet ,flet Kodra pas bregut.Populli thote vari hebet.
berisha e ka thene prej kohesh:ju, pyesni cfar doni ju, dhe une do te pergjigjem cfar dua une.