Ndryshimet e fundit në administratë kanë shkaktuar jo pak probleme dhe keqkuptime mes atyre që ikin dhe atyre që vijnë. Ata që largohen nga puna janë anëtarë të LSI, kurse ata që hyjnë në punë janë kryesisht anëtarë të partive të tjera të vogla të koalicionit, kurse drejtorët e rëndësishëm janë të PD-së.
Kështu dje në Gjirokastër, pasi u largua nga puna njeriu i LSI tek zyra rajonale për trashëgiminë kulturore të UNESCO-s, vendi bosh iu la në dispozicion ministrit Ksera. Kserës i erdhi pak papritur në fillim, pasi nuk kishte më njeri në fshat, por pastaj e kapi veten. Mori mamanë në telefon që banon në Dervician dhe e pyeti nëse kanë ndonjë kushëri që di dhe shqip ta fusin në punë.
-Nuk ka, i tha nëna. Dhe ata që kishin pak shkollë, janë në Greqi.
E dëgjoi e shoqja e vet ç’po kërkonte dhe i tha:
-Po ti si shkon kërkon njerëz nga fisi jot. Po motra ime që është pa punë?
-Cila motër, i tha Spiro.
-E vogla, i tha ajo. Ajo di dhe shqip shumë mirë.
-Po është vend për trashëgiminë kulturore të Gjirokastrës si qytet i UNESCO-s, i tha Spiro.
-Po le të jetë, i tha gruaja. Rëndësi ka të jetë rrogë shteti. Ç’bëri Shqipëria, ç’bëri UNESCO. Ja ta pyes mos e di dhe këtë gjuhën e UNESCO-s.
-Jo, jo, nuk është shtet UNESCO, i tha Spiro. Po mirë ma kujtove, po e çoj atë aty.
Kështu bëri. Mori Rulin dhe ai mori kryetarin e PD-së në Gjirokastër. Sapo filloi t’i thoshte se ka Spiro një kunatë për tek zyra e trashëgimisë, ai kërceu përpjetë.
-Mos ma prek atë vajzën se PD e jap dhe atë s’e jap, tha.
-Jo, jo, shefen mbaje, i tha Ruli, po duhet një vend për tek zyra e UNESCO-s se duhet të ikë ai i LSI.
-Atje s’ka problem, i tha kryetari i PD-së dhe filloi të mendonte me vete se ç’vend pune ishte ky. Kontrolloi gjithë listën e drejtorive dhe nuk i dilte askund UNESCO.
Mori prapë Rulin.
-Shef, dakord, e fusim kunatën e Spiros, tha, po drejtori i UNESCOs- i LSI është apo i PD-së? Se po të jetë i LSI, kam një shok në Libohovë, bëjmë atë drejtor.
-Eh mor djalë, i tha Genci. Të ishte aq kollaj, isha bë vetë drejtor i UNESCO-s, por s’na pyet njeri aty.
Kjo e tronditi shumë kryetarin e PD-së dhe i nisi një SMS urgjente Berishës.
-I nderuar zoti kryeministër. Në zbatim të porosisë suaj për t’iu raportuar për çdo kërkesë të deputetëve Ruli dhe Ksera, po të njoftoj si më poshtë. Jemi në gatishmëri të plotë për të bërë gjithë zëvendësimet që na kërkoni për njerëzit e LSI. Kunatën e Kserës po e çojmë tek një vend pune tek drejtoria e UNESCO-s. Por në mënyrë konfidenciale po ju kërkoj, që PD të mos e lëshojë vendin e drejtorit të UNESCO-s, pasi qenka vend me shumë rëndësi. Është aq me rëndësi sa në konfidencë zoti Ruli më tha se ishte gati të linte ministrinë dhe deputetllëkun dhe të bëhej drejtor i UNESCO-s. Jam në dispozicionin tuaj ta marr unë atë detyrë nëse ka mundësi. Të siguroj që do fitojmë zgjedhjet.
Por siç e ka zakon Doktori, mesazhet që i shkojnë nga zona ja bën forward Rulit.
Ky i fundit e lexoi dhe qeshi duke i kthyer përgjigje kryetarit të PD-së.
-Siç e ke nisur, pas 23 qershorit ke për të vizituar zyrat e UNESCO-s në Francë si refugjatë. Takohemi andej rrugëve.
Une do te vecoj si me poshte: “-Siç e ke nisur, pas 23 qershorit ke për të vizituar zyrat e UNESCO-s në Francë si refugjatë. Takohemi andej rrugëve.”
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/12/don-kishoti-i-sllobodan-kes_9.html
Ksera ka IQ mesatare dhe shume fodull POR gruan e ka pas dhe mbase eshte akoma petagoge dhe njeri shume te sjellshem e te nderuar nga te paktat petagoge qe te ndihmonte dhe KURRE nuk merrte para per provime apo ndonje favor tjeter ndaj ju lutem respektojini njerezit e mire, e kuptoj qe eshte humor gjithsesi te le shije te hidhur kur e njeh personin ne fjale!
ha ha ha ha lesh e li eshte bere kjo pune.
AHAHAHAAAAAAA EDHE UNE DUA TA MESOJ GJUHEN E UNESCO-S ……!!!!!!!!!