Flamuri fillon përgjimin e Fahros dhe Lulit

13 Prill 2013, 19:30Antena TEMA
Flamuri fillon përgjimin e Fahros dhe Lulit

Pasi ka filluar operacionin për spastrimin e administratës nga ‘karkalecat’ e LSI, Flamuri ka hasur në një problem serioz që ka të bëjë me rrjedhjen e informacionit. Dikush përhap menjëherë informacionin për çdo lëvizje të tij dhe Meta njoftohet para kohe.

Pasi analizoi gjithë personat e dyshimtë, Flamuri arriti në përfundimin se gjithë dekonspirimi vjen nga dyshja  Luli– Fahro.

Luli, i cili ka frikë se Meta i heq anëtarët e Këshillit Bashkiak dhe i rrëzon Kosovrastin nga kryetar, është në panik dhe po përpiqet ta mbajë mirë me të, por nga përgjimet del se nuk ka komunikim të shpeshtë. I vetmi që ka komunikim të pandërprerë, është Fahro. Kështu që Flamuri vendosi të vërë Fahron nën përgjim dhe kërkoi raport prej përgjuesve çdo natë.

Natën e parë polici i shërbimit i vuri zarfin e zbardhur në tavolinë. Flamuri e hapi me urgjencë.

 

Mëngjes. Fahro, telefon me Lulin

-Ore, ke folë me Kabilën sot?

-Jo, e kam siklet. Fol një herë dhe më thuaj ça të bëjmë.

-Mirë se flas unë, po kam nevojë ta firmosësh pak atë lejen e atij dropullitit.

-Po s’ka kaluar plani akoma, nuk ka hyrë ligji në fuqi, i tha Luli.

-Firmose o burrë se pallatet nuk i bien atij, bile dhe Gërdeci na shpërtheu se nuk kish për t’u marrë vesh.

-Nejse, fol me Metën një herë, pastaj e firmos unë.

-Firmose që të kem dhe unë ç’t’i them se më ka marrë tre herë në telefon, më thotë a ma firmosi lejen ai a jo. Firmose se në emër të gruas e ka, nuk merret vesh.

-Mirë o, më thuaj ç’do bëjë Meta me Kosovrastin. Aman se mos ma heq.

 

Flamuri filloi të vrasë mendjen.

-Kush mund të jetë ky që po i firmos leje, tha. E paska dhe firmën në emër të gruas. I paska dhënë leje dhe Edi Rama. Paska qenë dhe me Fahron në Gërdec… Mos, tha me vete…, prapë ai. Të pyes një herë Zenin mos di gjë ai apo jo.

Mori në telefon Zenin.

-Ore, i ke thënë gjë Lulit ti për një leje për atë shokun, e kupton vetë ti se nuk flas dot as ne telefon?

-Kujt mo burrë, ma thuaj tamam se s’i mbaj mend.

-Atij pra, që keni qenë në Gërdec, d.m.th që ka qenë ai, si ta them, atij që i ndodhi ai halli, që e kupton vetë, që kishte shok burrin e tezes tate.

-Mihali o?

-Po, se ashtu po dëgjoj një muhabet që i ka firmosë Luli një leje.

-E mo, i thashë unë se është ca hollë t’ia firmosi.

-Mirë, në rregull, tha Flamuri.

Mbylli telefonin dhe e kapi inati me Fahron.

-Ky pisi, tha, bën sikur i duhet leja Metës dhe në fakt i duhet Zenit. Po dhe ky Zeni, tha, i paparë qenka.

Vazhdoi përgjimin më poshtë.

 

Fahro, telefon Metës

-Ku humbe mo burrë se u bëmë për mall. Fola me Lulin për atë mikun. Në rregull, do t’ia firmosë. Ti vetëm kujdes Njaziun mos na e hiq.

-Mirë flori, pa merak. Ç’bën ti, vazhdon akoma tek gazeta?

-Aty, e di ti, në front. Më çmendi dhe ai lart, çdo ditë më thotë bjeri dyshes Rama- Meta. Siç e shikon po e bëj copë Ramën dhe segmente të caktuara të LSI. Na gjeti ky hall tani.

-Mirë flori, mirë se flasim. Të fala Lulit.

 

….

 

Flamuri e ndërpreu leximin dhe e hodhi zarfin poshtë.

-Pisi, tha, bën dhe si demokrat. Ia tregoj unë.

2 komente në “Flamuri fillon përgjimin e Fahros dhe Lulit”

  1. Deda F. says:

    AHA AHAHAHA,
    AHAHAHAHA HAHA HAHA.
    O Mero, po kaq i trashe sa eshte Muli, ku e ben pergjimin?
    Si Deda fillrojtesi ne maje te shtylles ?

    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/rruge-te-bardha.html

    P.S. Do ishte fantastike te na siguronit ndonje fjalim te Mulit ne TemA TV. Thank You in Advance ?

  2. Vlora says:

    o zot,a do te dal dot njeri i zoti, ti presi keto fije kaq te forta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje