Flamuri merr urimet e para për debatin televiziv

13 Prill 2013, 11:37Antena TEMA

Dhjetëra e-maile kanë mbërritur në redaksinë e gazetës TemA pas debatit të djeshëm të Flamurit në TV Klan. Shumë nga e-mailet dhe komentet e lexuesve tanë janë shumë të kënaqur që Muli, siç i flisnin në debat, ishte besnik i Mulit të Antenës, duke mos i zhgënjyer lexuesit. Po botojmë një prej letrave të shumta të ardhura në redaksi për këtë fitore të Mulit në opinion TV.

 

“-E nderuara redaksi e Antenës!

Jam shumë e kënaqur që pas pesë vitesh kontakte të përditshme virtuale me Flamurin, ne patëm mundësinë ta shijojmë me zë dhe figurë në Opinionin e TV Klanit. Përshtypja e parë që mu krijua ishte se edhe sikur të mos ia shkruante dikush emrin me titra poshtë dhe postin që mbante, të gjithë lexuesit e Antenës e merrnin me mend që ai që fliste ishte Muli. Gjestet e tij, fjalori i pasur dhe batutat brilante që lëshonte, të kujtonin Mulin e përditshëm që ne takojmë tek Antena.

I vetmi defekt që nuk kemi pasur mundësi ta verifikojmë ishte se atij i ngelej qejfi kur i thërrisnin shkurt Muli.

Kjo më bëri shumë përshtypje dhe sot gjithë ditën kam pyetur miq dhe shok të mi kuksianë, por dhe të tjerë që përse Flamuri ynë e ka problem të quhet Muli. Shpjegimi ishte shumë befasues.  Shkurtesa Muli u përdorka zakonisht për fëmijën e vogël të gomarit, dhe Muli si djalë fshati që është e di mirë këtë dhe ndjehet shumë i acaruar. Saimir Tahiri mesa duket është injorant në këtë fushë dhe nuk e kuptonte rëndësinë e fyerjes për Mulin.

Pas këtij sqarimi mirëkuptuam dhe acarimin e Flamurit për shkurtesën Muli, që përdorte Tahiri. Pjesa tjetër ishte brilante. Ai fliste si tek Antena, bënte gjestet siç e përshkruan Antena, fliste po ato marrëzi që flet tek Antena, dhe mbi të gjitha ishte shumë simpatik në budallallëkun e vet, si tek Antena. Për këtë arsye desha ta ndaj me ju këtë gëzim që ndjeva kur pashë se si një nga personazhet tanë më të dashur, i meriton gjithë lavdërimet që ka marrë këto 5 vite”.

 

Redaktori ynë po mblidhte reagimet rreth Mulit dhe po sistemonte në një dosje që të shërbejnë dhe më tej për të vizatuar portretin e tij kur mbërrin e-maili i fundit.

 

-“Në Konventën e Partisë Demokratike për fshatin, po flasin vetëm djem nga qyteti, Topalli, Patozi, Olldashi etj. Po Muli pse nuk flet? Ai është fshatari më i shquar i PD-së!”

 

Redaktori ynë, i bezdisur nga komentet e vazhdueshme për Mulin, i ktheu këtë përgjigje.

 

-“Me sa kuptojmë ne, Doktori do t’u tregojë fshatarëve se ai ka aq shumë kuadro të zot, sa nuk ka nevojë të konsumojë Mulin, por e fiton këtë betejë dhe me vartës të tij”.

9 komente në “Flamuri merr urimet e para për debatin televiziv”

  1. Gloni says:

    me fshataret avash njecike se fshatare jane 80 perqind e shqiperise. edhe pse ju mund ta hidhni si ofendim, ska asnje gej te keqe te jesh fshatar…..cuditem per cektesine dhe mungesene theksuar te humorit.

    1. diturija says:

      Ne Shqiperi jane statistikisht 80 % bujq edhe ata nuk kane pse te ndihen te ofenduar! Te banosh ne fshat nuk te ben detyrimisht bujk, as prejardhja prej fshatit nuk te bene fshatar, (se dhe ajo pak aristokraci shqiptare, aristokraci fshatare eshte) por nje logjike dhe kapacitet te caktuar, vetem me fjalen fshatar mund ta pershkruash.
      Te fala Mulit.

      1. safeti 1 says:

        Nuk po komentoj vetem per faktin se nuk mendoj njesoj si keta hajvana qe qeverisin Shqiperine. Por kur kam pare e degjuar mender i theneshin minister,Mule Noka,menjehere me vajti mendja te theniet e tua Z.Baze,ku i ke bere nje pershkrim mese te vertete.

        Mulja ishte vetem nje cope MUTI ne ate debat televiziv.

        Ne nga anet tona ne te tilla raste themi qe: -“ishte bere per ti çuar lule”!!

        Dhe shanin keta muter, le te themi, Adilin!

        Ai vertet ishte komunist,por injorant te pakten nuk mund ti thoje.

    2. Faik says:

      Prandaj ne jemi ne kete nivel te larte shoqeror , sepse fshataret qe duhet te mbjellin e te korrin, ndertojne politikat per bujqesine dhe e lene token djerre.

  2. O Bobo MULI says:

    NUK e kuptoje pse e nxorren per debat MULIN?
    çfare te thuash, ISHTE nje perzjerrje e injorantit dhe budallait.
    Vertet qe me erdhi keq per nivelin e mulit.
    KALONTE kufirin e injorantit me llogjiken qe perdori tek OPINION.
    EDHE ato qe tha , qe stha asgje , sforcohej te imitonte BERISHEN
    mU dhimbs i gjori. Aq dinte .
    por nuk FAL kush i ka dhene diplomen FLAMUR NOKES.
    AI profesor qe ka firmosur diplomen e flamur NOKES duhet te denohet me VARJE.

  3. ivani i madh says:

    kur pashe Mulin ne opinionin e Feziut mu duk sikur pashe pjesen teatrale derrkuci cufo qe vetem mbllaciste e asgje sthoshte .Vetem fjale zenkash femijesh mehalle se aq e ka horizontin mos u zemeroni se andej nga vjen ai e aq sa di e ka shume se ai keshtu dhe eshte bere per tu mbytur ne lume.

  4. Vlora says:

    ne nuk e shofim fare ate kanal,por e imagjinojme mulin perballe tahirit.

    flm. temes qe na i sjell te “gjalle’ mulin ne kete rubrike.

  5. Teknokrati says:

    “E verteta mund te jete me teper mizore se sa vete karikatura”(J. Conrad)
    Eshte pikerisht rasti i Mulit te antenes me Flamur Ministrin.

    Nuk mund te rri dot pa shprehur edhe keqardhjen per kete personazh pasi ne fund te fundit fytyra e tij te jepte dhe ndjesine e nje defiçenti qe kishte nevoje per meshire. Pra nuk eshte e drejte te neperkembet ne kete menyre kjo kategori njerezore duke e bere si lolon e fshatit pd.ist.
    Me shprehjen – asnje te mos preki Mulin –
    le te ndalim doren mizore te Saliut, Kainos se vertete …

  6. Aqif Kapartoni says:

    Sa keq me vjen per veten dhe femijet e mi qe shohim ne televizor nje cope injorant si ministri i brendshem. Eshte e turpshme qe nje njeri i tille te qeverise. O popull edhe nje polic i thjeshte nga Kalaja e Dodes, ka me shume kulture. Haram na qofte ne votuesit te nxjerim njerez si ky ne televizore, e jo me ne politike e qeveri. Me vjen ndot, me vjen turp, me vjen keq, qe perfaqsohemi nga mostra te tilla qe jetojne ne lluks e populli ska asgje….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje