Lulet e çelura të Lulzim Bashës

15 Prill 2013, 19:50Antena TEMA
Lulet e çelura të Lulzim Bashës

Antena sot po boton pa asnjë koment një shkrim për Lulëzim Bashën. Çdo lexues e merr vesh vetë çka ndodhur në zyrën e Lulit para se të porositej shkrimi. Lexim të mbarë. Kujdes! Nuk është shkrim i Fahriut. Është nga Artur Zheji!

Në zemrën shpesh të plagosur dhe të përgjakur të Tiranës, ku dikur ngrihej fodulle statuja monstruoze e Diktatorit, kryetari hollak i Bashkisë mbolli vjet pa bujë ca qindra pemë, duke improvizuar një kopsht, që ngrinte kryet i brishtë mbi betonin e shumtë. Të paktë ishin ata që hodhën ndonjë fjalë të mirë dhe akoma më të paktë ata që e duartrokitën. Filizat ishin dhe ato hollake dhe nuk dihej nëse do t’ia hidhnin dimrit. Mbasi operoi dhe qepi me shpejtësi barkun e shqepur të kryeqytetit, të Qendrës së Tiranës, Basha, i fortifikuar më së shumti në godinën e Bashkisë, me dalje të kursyera publike, priste me sa duket, metaforikisht dhe realisht, çeljen e luleve të filizave hollakë, që ia hodhën dimrit për mrekulli.
Në ndërkohë, për habi të të gjithëve, kryebashkiaku nënshtroi butësisht, por në mënyrë të vendosur oreksin e madh, agresiv dhe plot presione të ndërtuesve dhe të betonuesve. Luli, duke buzëqeshur, ngriu mjaft buzëqeshje, duke mbajtur ngrehur, deri në miratimin e planit të ri urbanistik, moratoriumin për ndërtime në Tiranë. Në dy vite, ai rrëfeu një rezistencë të habitshme nga tregu dhe joshjet e tij të florinjta, ndaj tundimeve për të ndërtuar dhe për të shtuar beton dhe për të lartësuar kulla.
Kur e pyet se pse nuk i nënvizon ca gjëra në publik, ca gjëra nga të mbërrirat e tij si Kryebashkiak, metaforikisht ai të përgjigjet: “nuk mund të shes sheqer, kur nuk kam ngritur ende të plotë fabrikën e sheqerit!”
Pyetjes se cila është “fabrika e sheqerit” e Bashës, Basha i përgjigjet nën zë dhe plot siklet: “Grantet e huaja! Është vështirë për financime vlla! Duhet filluar bulevardi i ri, tramvaji…” dhe vijon më tej me listat përkatëse.
Studimet dhe projektet vërtet kanë mbaruar, kuptohet nga studio të mëdha, por kjo është vetëm harta dhe busulla që të çon drejt  “Dream-Land”-it. Sepse skicat dhe poliesteri i maketeve kërkojnë para, shumë para, që të bëhen realitet dhe të marrin jetë. Kriza ka mbërthyer Europën, buxheti shqiptar është i kursyer, shumë i kursyer këto vite, pavarësisht se ç’thuhet elektoralisht. Porse kriza me draprin e saj të zi ka lënë jashtë vendet e bekuara dhe të veshura me flori nga Allahu, si Katari për shembull. Sepse gazi dhe nafta në Katar nuk soset kurrë, ndërsa në treg dhe në bursë, nafta dhe gazi vetëm shtrenjtohet dhe dollarët derdhen lumë në Emiratin e vogël arabik.
Dhe “holandezi fluturues”, si dhe e mbiquajnë me të keq dhe pa të keq kryetarin, që studiuar ka në Holandën e Till Eulenspiegel-it, në dy vite dhe për dy vite, ka prerë me sa duket abonenë Tiranë– Doha, për të bindur Emirin e Madh të Katarit që Tirana ka nevojë për Bulevard të ri dhe Lumë të pastër.
Pak surrealiste si fabul pa dyshim!
Lartësia e Tij mbretërore, Hammad bin Khalifa Al Thani, mbret i mbretërve me gjak mbretëror, që sipas revistës autoritare “Forbes” ka një pasuri personale të vlerësueshme në 2 miliardë dollarë të tringëllueshëm, pronari “de facto” i televizionit të dytë më të madh në botë “Al Jazira”, i biri i lartësisë së tij Khalifa bin Hammad Al Thani, kavalier i legjionit të nderit të Francës, i Kryqit të Madh të Gjermanisë dhe me tituj vezullues nga çdo kënd i planetit, që organizon çaj e kafe me presidentët e vendeve më të mëdha të botës, ai pra, personazh pak të thuash i 1001 netëve, nuk “heq dot qafe” Lulin e durueshëm, pa hapur edhe për Tiranën kasafortën e tij të madhe me verdhushka.
Me sa duket, Luli, diplomuar në atdheun e Ulenshpigelit, do t’ketë logjikuar se kur Lartësia e Tij i hodhi një qase të rëndë dhe të fryrë paq, me 100 milionë dollarë verdhushka SHBA-ve, për dëmet që shkaktoi në New Orleans uragani i tmerrshëm “Katrina”, përse të mos ndihmojë edhe Tiranën, që ka kaluar kushedi se sa uragane të tipit “Katrina” dhe shumë më keq në këto 100 vitet e fundit?
Dhe duket se holandezi fluturues ka ardhur me një pajë shpërblyese ditët e fundit nga Doha, dhe kështu poliesteri dhe skicat fillojnë e marrin jetë. Fillon pra, nga ngritja “reparti” i parë i dukshëm i “fabrikës së sheqerit”.
Fillojnë punimet e segmentit të parë të Bulevardit të ri të Tiranës. Një festë jo e vogël për kryeqytetin tonë të vogëlith.
Mirëpo, në kthim nga Katari, plasi “bomba” e largimit të Metës nga koalicioni me PD. Ndërkohë që Këshilli Bashkiak në rend të ditës kish Bulevardin verior të Lulit, me dollarët e djersitur të Khalifit të madh, që iu shtofshin ditët.
Po Meta, si Meta, që i di vetë punët e veta, ndonëse i sapohyrë në koalicionin e ri me PS, nuk ia prishi festën Bashkisë, këshilltarët e LSI votuan për qytetarin dhe Bulevardin Verior të tij…
Po Tirana, a është ajo më e mira që duam?!
Ndonëse cilësia e ajrit është përmirësuar ndjeshëm, shkak pezullimi i ndërtimeve të shkalluara dhe shkallmuese, ecejakeve të betonierave dhe makinave te rënda transportuese, dikur më të shumta se taksitë, në mes të qytetit, cilësia e mjaft gjërave pret të përmirësohet pa dyshim.
Ritmi i rrugëve që ndreqen dhe duhen ndrequr dhe me themel është i ngadaltë.
Parku i famshëm i Liqenit ka nevojë për kujdesje dhe kurim të vazhdueshëm e të përditshëm. Vetë Liqeni psherëtin nga ndotjet që lokalet absurde mbetur aty prej kohe derdhin në të pa teklif. Tufat kryeneçe të qenve pa zot që vërdallosen si lukuni kërcënuese, hap më hap dhe së bashku me joggistët e panumërt, duan një zgjidhje. Një zgjidhje për qentë dhe për qytetarët. Se vjen vera dhe qentë edhe tërbohen thonë.
Pastrimi i plehrave është i rregullt, porse kazanët e mbeturinave urbane duket se janë plaçkë lufte e shekullit të kaluar.
… Por tash në hyrje të plotë dhe rrëzëlluese të Pranverës, filizat e Lulit kanë lulëzuar vërtet, duke u dhënë jetë të freskët dhe shumëngjyrëshe kopshteve të reja të Kryeqytetit. Duke frymëzuar, si dhe është ritual i pranverës, shumë ëndrra me dashuri brenda.
Në Tiranën policentrike, që pret e ndrojtur zulmën e një beteje elektorale, të ashpër si fushatat dhe temperamentet mesdhetare dhe ballkanike.
Një fushatë që nuk duhet të shkelë mbi parqe dhe që nuk duhet të prishë ajrin deri tash, sot, ndjeshëm më të pastër të Kryeqytetit.

23 komente në “Lulet e çelura të Lulzim Bashës”

  1. Beni says:

    Sa mallengjyese, na e keputi shpirtin fare!

    Edhe ndonje nxenes i klases se tete kur ben hartim do ta kishte bere me pak te lyrshem e te neveritshem.

    Mero lere Zhejin se eshte per te qare, vazhdo me mire me shokun tone Muli se ai na e ngre humorin, he xhan.

    1. aqifi says:

      Megjithe mend qe eshte shkrim i vertete ky???!!! I botuar???!!!

      1. Vlora says:

        ha ha ha ha ha,dhe papritur nje burije e forte makine e zgjon nga gjumi te stolat buze rruge te tajvanit artur zhein.

        ender e bukur, pas nje dite te zhurmshme ne mes te tiranes.

  2. Gjon says:

    bixhozi te ben shume bythlepires te peshtire… Turi ia morri Nanos, [pastaj Metes e tani ka fillu me Lulezen… do kepusi mish me kete te fundit sa t’ia gjeje ke e ka…

    1. Epirioti II says:

      Epo u lodh i shkreti Zheji duke bere gjithe kohen ORALORIN (desha me thene oratorin)per Nanon dhe Meten. Kurse me Lulin eshte komplet muzike tjeter. Jane qe ty edhe Oratora edhe Anal-ista, keshtu qe kenaqesia eshte kaq e madhe sa qe Zheji mund ti lejoje vetes shkrimin me te ndyre qe ka dale ndonjehere ne mediat shqiptare.

  3. Artur zheji, i pari
    fahri balliu i dyti
    dhe FEVZIU i treti
    keta ” gazetar” jane firma private dhe shkruajne sipas interesave.une nuk i lexoje se me ze barku me te prera.

  4. fatbardh says:

    Thjesht i peshtire.Doja ti thosha qe e ka depiluar gjoksin dhe kembet ,se mos eksitohet.

  5. Bardhi Tolabi says:

    Epo urime, “hollandesi fluturues ka ardhur me nje paje shperblyese ditet e fundit nga Doha”!
    Nuk e dime,me ke u martua andej dhe kush ishte mblesi?
    Po “paja” pervec “nuses”,cfare vlere ka dhe cfare kushti ka para apo mbrapa dhenies se saj?
    Edhe keto duhet ti dime ne te tjeret jo vetem “pajen”.

    1. Sokol Shameti says:

      I kishin futur bishtin e kazmes por i kishte mbet jasht!

  6. bythelepiresi says:

    analist xhenerik pompist kaldaist zheji na keputi shpirtin.mua po me vjen per te pjerdhur me kete shkrim legenash.me sa duket do kete humbur shume dje ne bixhoz dhe sot nuk eshte ne terezi per te shkruar.aman,artur mos na dil me perpara,se na e shpife,legen.

  7. s says:

    Kushedi cdo kete lene Luli si kolateral ne Katar se ata burazeret i kane qejf cunat e bukur si ne kohe te sulltanit ,ky Luli fluturues ia ka marre doren se ne Hollande mbaroi shkollen me djersen e bythes i ziu ,qenie e peshtire Luli dhe ky bixhozxhiu qe i shkruan temenara ketij dylberit hollandez.

  8. Andy says:

    Zheji kujdes se do besh xheloz Saliun dhe te mori lumi.

  9. VERONIKA says:

    Hero ,hero te punes socialiste do e shpallim o zt Zhuli
    Do e fillojme qysh kur ateher buzeqeshja e tij vrau ca kokepalar atje ne bulevardin e gonxheve te celura…pasta ja aty te marrja e ksaj bashkie …po ca te veshtire e pati…po si thua ti Meta i di vete punet e veta…uuuuu sa mire qe di .Mire keshtu doli haleat ai ,po neser del haleat me yllin ne ngjitje …e pra i bejne llogarite mire ata me perqindje …ashtu afate te gjata…opo ik se ma shpife idiot ,ca jane kto pacavure mediatike …aty para nje muaji vdiq nje femije nga i ftohti,16 vjecaret po theren perdite,11 vjecari u perdhunua,ai tjetri spo mund te kete as varr,11 vjecari perseri u vetevar..vjen verdall per te gjetur nje rruge nuk gjen nje polic te flasi shqip ,qyteti Studenti eshte bere si mejhane ,ik mor Zhul i dreqit …ske faj ti ka faj Antena qe na percjell kto pacavuret e tua…

  10. MEMEDHETARI says:

    Ate pjesen e qenve qe jane shtuar shume,e ka qare…
    Menjehere e imagjinova Zhejin duke lepire nje kocke qe ia ka hedhur “hollandezi qe guduliset vete”… ?

  11. dino says:

    Moret vesh gje nga kjo telenovele?Une prisja qe pas cdo rreshti te mesoja fabulen?C’ne ne vend te rubrikes humoristike “antena”vute nje hartim te Zhejit?

  12. spartan says:

    Uiiii, ca ishte kjo me !?!?!
    Hajde Lulo ca propozimi te paska bo… LGBT-s ia ke bere mishin kokrra kokrra e ia ke ngref sumatricen.
    Kjo po eshte shprehje e sinqert dashurie e nje burri per nje burre.

    mungonte vetem: “te hongsha bythen holandezi fluturues”

  13. nina says:

    me duket si ato hartimet e kohes se diktatures me parrullen”kur themi partia nenkuptojme lenini,kur themi lenini nenkuptojme populli” boll fluturove mo kryetar po te pakten korr barin ne skarpatet e Lanes ose nxirr lopet te kullotin ruaj ato gjera qe u bene me leket e taksapaguesve sepse cdo lek qe merret kredi e paguajme ne populli dhe jo ti “zog fluturak hollande” merr masa per qente e rrugeve qe te mbahesh mend per dicka e jo vetem per llafe e buzeqeshje mgjs dhe ajo po te mungon kohet e fundit

  14. Zheji says:

    E kam shkruar une
    Mos m’thoni idiot
    Se per kaqe rrjeshta
    mbusha xhepat plot!

  15. mua me pelqeu shume ky shkrim.
    keshtu shkruajne ata qe dashurohen.Te shohim a do ti çoje nje tufe me lule LULKES?

  16. lul tulipani says:

    Me quajne Lul Tulipani jo shaka ?

  17. ali says:

    Ky shkruesi njihet qe eshte nje njeri pa karakter, duke ulur nivelin e tij qe te shkruaj hartime te tilla. Por tani po ma mbush mendjen qe me se shumti ai paska rrjedhur, me vjen keq per te se nuk e ka moshen, eshte akoma heret per te rrjedhur.

  18. ester says:

    Zheji, me shume se sa hallin e Lulit, ka hallin e Hammad bin Khalifa Al Thani me kete shkrim… Me mendjen e vet kujton se mos dikush ia perkthen ketij “mbretit te mbretit te mbreterive” dhe t’i jape ndonje bashkish. Eshte gjuetar i vjeter me sumlepirjet…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje